Filmi i animuar “The Lion King”, theu një rekord shitjesh nga transmetimi në kinema ditën e premte, një shifër prej 79 milionë dollarë, e cila brenda javës pritet të shkojë mbi 200 milionë dollarë, sipas Forbes. Pavarësisht se “The Lion King” do të thyejë rekordin e filmave të “Disney’ nuk mundet të arrijë atë të vendosur nga “Avengers”, prej të cilit u grumbulluan 375.1 milionë dollarë gjatë fundjavës së premierës në fillim të këtij viti. Në fakt ky film i animuar pati kaq shumë sukses për shkak të vetë pjesëmarrjes së Beyonce, që ka rolin e Nala. Pritet që së…
Author: tirana
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tropojë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ka humbur jetën një 9 vjeçar, ndërsa të plagosur kanë mbetur 5 persona. Policia njofton se në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po…
Një shtetas 48 vjeç u arrestua në Dibër, pasi ka kanosur me armë zjarri babë e bir për çështje të pronësisë.Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Hotesh, për motive pronësie ka kanosur me armë shtetasin B.Sh, dhe A.Sh (babë e bir). Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër datë 20.03.2018 ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake në ambiente publike” dhe “Kanosja” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të Kodit Penal. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për…
Gatuani picën që dëshironi në shtëpi, me përbërësit tuaj të preferuar. E shpejtë për t’u përgatitur, në më pak se 40 minuta! Për brumin: 220 gr miell, 10 gr maja birre, 100 ml ujë, 1 lgj vaj, 1 lgj sheqer, 0.5 gr kripë Për mbushjen: 100 ml salcë domate, Djath kaçkavall i butë, 500 gr spinaq, 2 thelpinj hudhër, 50 gr djath gorgonxola, 2 lgj stika pishe, 1 kokërr vezë Përgatitja: Fillimisht në një enë të madhe përziejmë të gjithë përbërësit e brumit, i bashkojmë ato në një trup të vetëm dhe më pas e lemë brumin të pushojë për…
Disa njerëz ndihen jo mirë kur skuqen në fytyrë, sepse besojnë se ky reagim i trupit të tyre i bën ata të duken të turpshëm dhe të pasigurtë. Megjithatë, realiteti është ndryshe sepse skuqja mund të na bëjë të dukemi më të sinqertë dhe më të besueshëm për njerëzit e tjerë. Ne skuqemi kur adrenalina zgjeron kapilarët në të cilët qarkullon gjaku në lëkurë. Disa shkencëtarë e lidhin këtë reagim me një mekanizëm të “sulmit apo arratisjes”. Në rrethana ku ne duhet që të largohemi me shpejtësi, apo të vihemi në pozicion mbrojtjeje, përfundojmë duke e shfaqur sikletin tonë pikërisht në…
Këngëtarja e njohur nga të gjithë Elvana Gjata ka nisur përgatitjet për videoklipin e saj më të ri. Këngëtarja këtë verë ka vendosur të vijë jo me një, por me disa këngë. Videoklipin për këngën e rradhës Elvana po e xhiron në Spanjë nga ku ka postuar një foto mahnitëse. Kujtojmë që kënga e saj më e fundit e titulluar “Fustani”, brenda një kohe të shkurtër u kthye ndër këngët më të dëgjuara.
Miq dhe bashkëkombas të shumtë shpërndanë mesazhe në rrjetet sociale, duke thënë se në Holandë është vrarë në një atentat Festim Lato. Disa orë pas reagimeve, mediat holandeze shkruajnë se Lato dyshohet se është personi që është gjetur sot i vrarë në Holandë. Mediat e Holandës shkruajnë se sot në mëngjes është gjetur i vrarë në Nijmegen shtetasi Festim Lato. Shqiptari kishte borxhe të shumta dhe kjo mendohet se është edhe arsyeja e vrasjes apo vetëvrasjes së tij. Policia tha më herët se kishte marrë një njoftim. Familjarët e tij kishin thënë se i afërmi nuk po bëhej i gjallë…
Duke marrë shkasë nga publikimi i artikujve për jetën në Bllokun e diktaturës komuniste, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu shkruan se autorët po tentojnë të ulin peshën e krimeve monstruoze të diktatorit Hoxha. Shehu thotë se megjithëse nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e strukturave, thotë se Blloku ekzistonte vetëm rreth Diktatorit. Reagimi i plotë i Tritan Shehut: Blloku ishte Paranojaku. Mos kerkoni ta clironi edhe sado pak atë nga krimet e përbindshme. Lexoj komente apo interpretime sikur ne Bllok bllokmenët i “hanin kokën” njeri tjetrit, luftonin me njeri tjetrin, dikush i krahason me “pulat e uritura” në luftë midis…
“Nënshkrimi i marrëveshjes në fushën e mbrojtjes shoqërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë është ndihmë dhe mbështetje për të gjithë qytetarët tanë që kanë vite që kontribuojnë në shtetin Kanadez por edhe kanë vite pune të realizuar në Shqipëri”- shprehet Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ottawa, Z. Ermal Muça. Në një intervistë për FlasShqip, ai jep detaje mbi këtë marrëveshje për të kuptuar më tepër se ç’përfitojnë shqiptarët që kanë patur, kanë apo do të kenë marrëdhënie pune me Kanadanë. Ambasador, prej rreth tre muajsh mes Shqipërisë dhe Kanadasë u nënshkrua marrëveshja për mbrojtjen shoqërore. Nga komentet e…
Sezoni veror dhe fluksi i njerëzve i përqendruar në zonat turistike shoqërohet me raste të intoksikimit dhe gastroenteriteve për shkak të mos respektimit të kushteve të higjienës si dhe konsumit të ushqimeve në restorante apo dhe tek ambulatorë që tregtojnë produkte të ndryshme. Çdo dite ka raste që paraqiten pranë shërbimit infektiv në QSUT me këto probleme. “Temperaturat e larta bëhen shkak për të shkaktuar infeksione të traktit tretës dhe atij respirator”, tha Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv. Larja e duarve sa me shpesh është norme si për ata që frekuentojnë zonat turistike edhe për ata që qëndrojnë në shtëpi.…
Akademiku Artan Fuga ka bërë një thirrje publike për të gjithë kolegët e tij pasi siç thotë ai, ligji i kaluar në Kuvend për Akademinë e Shkencave cenon statusin e profesorit dhe të profesorit të asociuar! Në një postim në “Facebook”, Fuga shkruan se pasiviteti dhe gjumi ynë do të jenë të pafalshëm dhe se nuk është fjala për partitë, as për politikë partiake, por për veten tonë dhe për universitetet shqiptare, për dijen dhe rininë kombëtare. POSTIMI I FUGËSProfesorë, prof. të asociuar, doktorë të universiteteve private dhe publike!Thirrje publike!Sikurse e kam thirrur publikisht, ligji që kaloi në Kuvend për…
Policia e Durrësit ka organizuar një plan masash për garantimin e jetën të pushuesve shqiptarë e të huaj, si dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore kryesisht në disa nga akset rrugore që për policinë konsiderohen si më problematiket. Në një prononcim për mediat, kreu i Policisë Rrugore në Durrës, Valentin Florini shprehet se si akse më problematike janë ato Maminas-Gjiri i Lalzit, Fushë-Krujë e Thumanë. “Akset kryesore dhe më problematike janë Maminas-Gjiri i Lalzit, Maminas-Unaza e Shkozetit, Plepa-Golem- Ura e Gjoles, Fushë Krujë-Thumanë. Në këto akse janë me shërbim të përforcuara dhe monitorim për menaxhimin e trafikut”, tha ai. Sipas zyrtarit…