Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sezoni veror/ Akset më ploblematike në Durrës që duhet të shmangni, Policia- shoferëve: Respektoni sinjalistikën

15:11 / July 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trafik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit ka organizuar një plan masash për garantimin e jetën të pushuesve shqiptarë e të huaj, si dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore kryesisht në disa nga akset rrugore që për policinë konsiderohen si më problematiket.

Në një prononcim për mediat, kreu i Policisë Rrugore në Durrës, Valentin Florini shprehet se si akse më problematike janë ato Maminas-Gjiri i Lalzit, Fushë-Krujë e Thumanë.

“Akset kryesore dhe më problematike janë Maminas-Gjiri i Lalzit, Maminas-Unaza e Shkozetit, Plepa-Golem- Ura e Gjoles, Fushë Krujë-Thumanë.  Në këto akse janë me shërbim të përforcuara dhe monitorim për menaxhimin e trafikut”, tha ai.

Sipas zyrtarit të policisë, këto masa janë ndërmarrë për të parandaluar dhe ulur numrin e aksidenteve.

“Gjithë këto masa janë marrë për të ulur dhe parandaluar numrin e aksidenteve. Krahasuar me 6-mujorin e vitit 2018 kemi një ulje të numrit të aksidenteve mbi 40%, nga 102 aksidente që ishin një vit më parë kemi 60 aksidente dhe kjo ka ardhur si shkak i një analize që ka bërë policia e Durrësit dhe vendosja e shërbimeve në ato “njolla të zeza”, tha kreu i Policisë Rrugore në Durrës, Valentin Florini.

Kreu i Policisë Rrugore Durrës, i bën apel të gjithë drejtuesve të tregojnë kujdes gjatë kohës që udhëtojnë, jo vetëm me shpejtësinë tej normave të lejuara, por edhe në përdorimin e celularit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.