Author: tirana

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka kujtuar votimin me 140 vota të ndryshimeve Kushtetuese të Reformës në Drejtësi në vitin 2016, ku sipas tij nga ajo ditë asgjë nuk ka ndryshuar. Vasili shprehet se në vend të instalohej drejtësia e re, ka humbur edhe ajo pak drejtësi që shqiptarët kishin. Përmes ironisë, ai shton se ato ndryshime kushtetuese u vulosën me një “puthje” mes ambasadorëve të asaj kohë, Romana Vlahutin e BE dhe ai i SHBA-ve, Donald Lu. Postimi i plotë: Puthja e 21-22 korrikut dhe humbja edhe asaj pak drejtesie,qe kishim!! Ne mesnaten e 21-22 korrikut te 2016 ndodhi…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha në një reagim të bërë publik në faqen zyrtare në Facebook, i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Vuçiç gjatë një konference për mediat, e etiketoi Berishën si mbështetës të kryeministrit të Kosovës i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë, duke shtuar se po punon për Shqipërinë e Madhe. Berisha në një postim të gjatë, shkruan ndër të tjera se një sulm i tillë është absurd, dhe se ka dy synime kryesore. Sipas Berishës, Vuçiç ka pasur qëllim të maskojë politikën e ‘serbomadhisë’, dhe se qëllimi i dytë lidhet me marrjen në…

Read More

Moderatorja e “SuperSport” Vilma Masha kurorëzoi vitin e kaluar lidhjen e saj të dashurisë me Dorin, dhe nuk u zbulua asgjë më shume për mediat. Vilma nuk përmendi asnjehere asnjë detaj të raportit me burrin e saj per te respektuar zgjedhjen e tij për të mos u përfshirë. Mirëpo në “E Diell” nuk shpetoi nga gracka e pyetjeve mbi jetën personale, por këtë herë qëllimi ishte tek vjehrra. “Të jetosh me vjehrrën në 2019-n në të njëjtën shtëpi, është krejt ok” pohoi Vilma “Ajo më trajton si vajzën e shtëpisë dhe kam marrëdhënie shumë të mira me të” përfundoi ajo.…

Read More

Fjodor Dostojevski është një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë ruse dhe botërore të shekullit të XIX. Ai vuri themelet e prozës së gjatë për fuqinë përshkruese, depërtimin e thellë psikologjik dhe peshën e madhe që i dha letërsisë në komunikimin me lexuesin. Lexoni letren qe Dostojevski i shkroi të dashurës së tij Marias ku i thoshte: “Në rrugën ku jeton ti, jetojnë nëntë gra më të bukura se ti, shtatë të tjera më të gjata se ti dhe nëntë me të shkurtra se ti. Është edhe një tjetër që më dashuron më shumë sesa ti. Në punë është…

Read More

Më të rrezikshmet se kafshet gjigande në fakt janë mushkonjat. Dhe jo vetëm për faktin se iu detyrojnë të ndalni dritën që të mos kafshoheni në ditët e nxehta të verës. Organizata Botërores e Shëndetësisë [OBSH] raporton se mbi 700 mijë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet e transmetuara prej mushkonjave. 438 mijë i vrau vetëm malaria në vitin 2015. Natyrisht, jo të gjitha mushkonjat bartin viruset si Chikungunya, virusin e Nilit Perëndimor, virusin e Zikas, e të etheve të verdha. E megjithatë, disa prej tyre e bëjnë pikërisht një gjë të tillë dhe kjo i ka shqetësuar shkencëtarët. Hulumtuesit…

Read More

Victoria Beckham është kritikuar fuqishëm nga stafi i saj pasi u bë e ditur se ajo iu ka dhënë postet e rëndësishme brenda kompanisë së saj evropianëve, në vend të britanikëve. Dizajnerja ka dorëzuar një numër të vendeve të punës të profilit të lartë për kandidatët francezë dhe italianë – megjithëse është nderuar me një çmim OBE në vitin 2017 për shërbimet e saj në modën britanike. Sipas The Sun, emërimet e huaja i kanë lënë të pakënaqur punonjësit britanikë. “Britanikët besnik dhe punëtorë janë mjaft të ndjeshëm, sepse ata ndjehen se janë duke u zëvendësuar gjithnjë e më shumë…

Read More

Nje 64 vjecar eshte arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka goditur me thike nje shtetas. Ne pranga ka rene shtetasi A.M, 64 vjeç, banues në Fier. Në lagjen “16 Prilli” Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A.M ka goditur me një mjet prerës shtetasin L.T, 46 vjeç, ku falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm me pasoja të rënda i konfliktit mes dy shtetasve. Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier ka kapur në flagrancë autorin e dyshuar së bashku me thikën me të cilën kreu krimin. Shtetasi L.T ndodhet…

Read More

Ardjan Takaj ka vendosur të qëndrojë te Skënderbeu. Këtë e konfirmoi në konferencën e djeshme për shtyp. Mirëpo, janë disa dilema për të ardhmen, që nga gjoba 1 milion euro që duhet paguar, te shkrirja e mundshme e klubit, por që nuk mund të bëhet në këtë moment dhe deri te problemet financiare. Çfarë ju mban te Skënderbeu? Unë kam një detyrim shumë të madh moral. Sepse siç kam kaluar sukseset me atë klub, edhe vështirësitë do t’i kaloj. Atë qytet nuk do ta lëmë pa futboll. Unë do të vazhdoj projektin tim me Skënderbeun. Ai qytet do të ketë…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tropojë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 9-vjeçar, e ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, ku dy automjete tip “Benz” dhe “Toyota” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë pasoja fatale për një familj. Të plagosur kanë mbetur Z.M, B.Ç, A.Ç, A.Ç, H.L e ndërsa 9-vjeçari me inicialet E.Ç, 9 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Siç njoftojnë uniformat blu, 9-vjeçari po udhëtonte në makinë me babanë, xhaxhanë dhe kushëririn…

Read More

Policia e Tiranes ka vene ne pranga dy persona, te cilet akuzohen se vidhnin rroba ne disa qendra tregetare ne Tirane. Ne pranga kane rene shtetasit – F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dhe F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz. Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve , policia ju gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur dokumentimi i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në dyqane, qendra tregtare…

Read More

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ai siguron ushqyes dhe energjinë e nevojshme për të filluar një ditë. Një mëngjes i shëndetshëm do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur për një pjesë të madhe të ditës, prandaj mësoni një herë e mirë se çfarë duhet të hani për mëngjes që do t’ju ndihmojë edhe të humbni peshë. 1. Tërshërë me çokollatë dhe arrë kokosi Kush tha që nuk mund të hani ëmbëlsirë për mëngjes? Për më tepër ky ushqim do t’ju bëjë të harroni që jeni me dietë. 2. Sallatë mëngjesi Përveçse është shumë e ushqyeshme, sallata është…

Read More

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Bujar Qamili surprizoi fansat një vit më parë me bashkëpunimin e tij me Luana Vjollcën. “Mi dhe flakë mallit tim” ishte kënga me ritme popullore që bëri bashkë dy këngëtarët e njohur, këngë e cila u prit mjaft mirë nga fansat. Por si e priti gruaja e këngëtarit klipin me Luanën?! Bujar Qamili i është rikthyer sërish kësaj teme edhe pse ka kaluar një vit nga bashkëpunimi, këngëtari në një intervistë për “21 gradë”, rrëfeu se si iu bë gruaja xheloze. Mesa duket pas skenave në klip, këngëtari nga Shkodra ka pasur ‘përplasje’ me gruan…

Read More