Author: tirana

Sezoni veror ka nisur me kohë e tashmë kanë filluar edhe fotot nga plazhi, me rroba banjo, me komardare, nga shezlloni, nga pishina etj. Teksa vitet e kaluara shumica e VIP-ave zgjodhën t’i kalonin pushimet jashtë vendit, këtë vit shumë prej tyre kanë zgjedhur Shqipërinë. “Xing.al” ju sjell sot një listë me destinacionet e pushimeve të VIP-ave shqiptarë këtë vit dhe nëse ende nuk e keni vendosur ku do i kaloni pushimet, pse jo mund t’ju vijë në ndihmë. Blendi Fevziu, gazetari i njohur i cili i adhuron udhëtimet ka vendosur që këtë verë të pushojë në Dhërmi. Atje Fevziu…

Read More

Rusia është kthyer në rol “aktiv” ditët e fundit në Shqipëri. Pasi e mbrojti Ilir Metën për “frymëzimin e presidentit shqiptar nga shkrimtarët rusë’ dhe sulmoi Shtetet e Bashkuara duke përdorur një fjalim të Presidentit të Shqipërisë, Rusia vijon të sulmojë përsëri Amerikën, partneren strategjike të Shqipërisë, që ka rritur rolin e saj muajt e fundit në vendin tonë, duke ruajtur stabilitetin e vendit. Sulmi ka ardhur nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, ku Moska shpreh shqetësimin për marrëveshjen Shqipëri-Kosovë, në lidhje me unifikimin e misioneve diplomatike dhe konsullore në disa shtete…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev u detyrua të dilte në një konferencë mesditën e sotme pas publikimit në Youtube të një përgjimi sikur ai kishte komunikuar me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Në fakt, ai ishte telefonuar nga dy komedianë rusë. Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov, të cilët duke u paraqitur me identitet të rremë të figurave të larta politike, flasin për një orë me Zaevin. Zaev tha se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqjen pas kësaj. Regjistrimet audio janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit…

Read More

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur sot në një plazh privat në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës. Mësohet se se janë konfliktuar me thikë dy pushues me njeri-tjetrin. Një person i paidentifikuar ka qëlluar 3 herë me thikë në krah dhe gjoks shtetasin Berti Tahiraj, 40-vjec nga Vlora i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës. Policia dhe grupi hetimor kanë zbarkuar menjëherë në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të sherrit, i cili la pas një të plagosur.

Read More

Listës së gjatë të taksave që qytetarët paguajnë mbi naftën shumë shpejt mund t’i shtohet edhe një tjetër. Pasi e pezulloi për disa muaj, qeveria ka riaktivizuar sërish një projektligj, i cili vendos tarifë shtesë mbi karburantet për të financuar rezervën e detyrueshme të sigurisë. Aktualisht rezerva e sigurisë së karburanteve mbahet nga vetë kompanitë private. Sipas ligjit, çdo kompani që tregton karburant është e detyruar të mbajë rezervë sa 3 muaj shitje, që për vitin e kaluar ishte 218 mijë tonë. Por drafti i ri i qeverisë e ndryshon tërësisht skemën duke ja kaluar krijimin dhe mbajtjen e rezervës…

Read More

Nevina Shtylla është një ndër moderatoret që ka tërhequr shumë shpejt audiencën pas vetes me bukurinë dhe elegancën e saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto dhe video nga aktiviteti i përditshëm. Vetëm para pak minutash, Nevina ka publikuar një foto ku shihet duke relaksuar në plazh. E veshur vetëm me bikini, moderatorja shfaqet e shtirë mbi hamak duke marrë rreze dielli, ndërsa në dorë mban një kapelë. Ndonëse ka vetëm pak çaste që është publikuar, kjo foto e Nevinës ka marrë komente të shumta.

Read More

Po bën xhiron e rrjetit sot një foto e vjetër e kryeministrit Edi Rama, ku ai shfaqet në moshë shumë të vogël, vetëm 5 vjeç. Në foto mund të shihet qartë se kryeministri ruan edhe sot të njëjtat tipare. Rama festoi pak ditë më parë 55-vjetorin e lindjes. Kryeministri publikoi në Instagram një foto të realizuar së fundmi dhe një foto në moshë më të re. “Faleminderit pafund dhe ndjesë për pamundësinë që t’u përgjigjem një për një, urimeve tuaja të pafundme për 55 vitet e mia. ‘Tekefundit s’kanë rëndësi vitet e jetës tënde. Ka rëndësi jeta në vitet e…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Kjo është një ditë gjatë së cilës nuk do të ndiheni rehat, veçanërisht në dashuri, ku nuk do të arrini që të gjeni zgjidhjet e duhura ndaj disa problemeve. Gjithashtu ka disa çështje profesionale, të cilat nuk ju lejojnë që të ndiheni mirë, duke ju vënë në siklet. Demi Keni nevojë për disa siguri si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Mundohuni që të jeni më optimist, pasi tashmë do të keni mundësi që…

Read More

Nga Andi Bejtja Biseda e Kryeministrit Zaev me dy humoriste rusë që imitonin Presidentin e Ukrainës duke folur me të, mund të ketë shkaktuar të qeshura në Rusi apo Ukrainë, po jo në Tiranë apo Prishtine. Berlin apo Bruksel… Kisha kaq kohe që dëgjoja Baton Haxhiun nëpër tavolina të thoshte se amerikanët na e paskërkan mendjen top për shkëmbimin e territoreve Kosove-Serbi: e kisha pyetur dhe publikisht në Opinion “e kujt ishte kjo ide” po kishte llocur… Dhe na e tha Zaev sot, dhe Vuçiç muaj më parë: që është ide ruse, serbo-ruse, sot mësuam ka dhe pak gisht vllai…

Read More

Mes personazheve të shumtë në protestën e opozitës ditën e djeshme, e pranishme ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita. Lajmi është bërë i ditur nga vetë bashkëshorti i saj, Abi Malltezi i cili ka postuar një foto tyren në profilin e tij në rrjetet sociale. Siç duket edhe nga foto e mësipërme, Argita ka zgjedhur të veshë një fustan me motive blu për protestë, të cilin e ka shoqëruar me atlete të bardha. Duhet përmendur fakti që Argita ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët publik.

Read More

Prej disa kohësh po përflitet në mediat rozë për një lidhje dashurie mes moderatores Bora Zemani dhe aktorit vlonjat Donald Veshaj. Ndonëse çifti nuk e kanë konfirmuar, faktet flasin të kundërtën. Së fundmi, Bora ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet në jug të Sqipërisë duke pushuar. Mirëpo, ai që ka rënë në sy të të gjithëve është komenti që vëllai i Donaldit, aktori Romeo ka bërë. ‘Ne ca plazhi ke dal kshu, se qenka prishur koha?’, pyet Romeo plot humor. Nuk ka munguar as përgjigja e menjëherëshme e Zemanit: ‘Është filtri i fotos. M’u duk më freskët me…

Read More