Pavarësisht situatës së tij të pazakontë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka munguar as këtë vit në traditën e tij të urimit për Ditën e Mësuesit. Ai u ka dërguar një letër të gjithë mësuesve, duke i falënderuar për kontributin e tyre dhe duke u shprehur mirënjohje për punën e palodhur në edukimin e brezave. “Të dashur mësues,Ja ku erdhi 7 Marsi dhe pavarësisht vendit ku ndodhem, s’mund të rrija pa ju uruar Gëzuar Ditën e Mësuesit, ndonëse do të kisha dashur që, këto fjalë zemre, t’ua shkruaja, si çdo vit, nga zyra ime, në krye të…
Author: tirana
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu. Ndreu u hetua për “shpërdorim detyre”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale.
Departamenti Amerikan i Shtetit po përgatitet të mbyllë një numër konsullatash që janë kryesisht në Evropën Perëndimore në muajt e ardhshëm dhe kërkon të zvogëlojë fuqinë e tij punëtore globalisht. Ky ishte një raportim i shumë zyrtarëve amerikanë, të cilët shtuan se Departamenti i Shtetit po shqyrton gjithashtu bashkimin e mundshëm të një numri të byrove të tij të ekspertëve në selinë në Uashington që po punojnë në fusha të tilla si të drejtat e njeriut, refugjatët, drejtësia penale globale, çështjet e grave dhe përpjekjet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, thanë zyrtarët. Presidenti republikan dëshiron të sigurojë që…
Komisioni i BE-së ka prezantuar planin e tij të veprimit për industrinë evropiane të automobilave. “Është një plan që siguron që prodhuesit evropianë të makinave, furnizuesit dhe ofruesit e shërbimeve të lidhura të mbeten inovativë, konkurrues dhe të ankoruar fort në Evropë,” i tha shtypit komisioneri iBE-së Apostolos Tzitzikostas. Industria e automobilave përbën shtatë për qind të prodhimit ekonomik evropian dhe punëson rreth 14 milionë njerëz, tha Komisioneri i Transportit. Por bëhet fjalë për më shumë sesa thjesht numra. Njerëzit janë krenarë për industrinë e makinave, por ajo është në rrezik. Komisioni e sheh industrinë e automobilave në BE në…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka uruar sot mësuesit për festën e 7 Marsit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shpreh mirënjohjen për mësuesit. “Me mirënjohjen për të gjithë mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin dhe kultivojnë farën e dijes tek fëmijët tanë, ju uroj Gëzuar 7 Marsin!”, shkruan Manastirliu.
Goditet një grup kriminal, i cili merrej me shitjen e dozave të kokainës, në Divjakë. Policia thekson se tre perona janë arrestuar, mes tyre 2 vëllezër bashkëorganizatorë të grupit dhe 1 pjesëtar i grupit. Po ashtu janë shoqëruar mbi dyshime për pjesëmarrje në këtë grup, 10 shtetas të tjerë. Sakaq, janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të 10 shtetasve të shoqëruar, si…
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mësuesit për festën e 7 Marsit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falenderuar mësuesit për përkushtimin në mbjelljen e farës së dijes në brezat e rinj të Shqipërisë. “MIRËMËNGJES dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan ai.
Dita e Mësuesit, 7 marsi, festohet sot në të gjitha trevat shqiptare. Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri. E cilësuar si ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, sot të gjithë kujtojnë edhe mësuesit e parë të shkronjave shqipe. Dita e Mësuesit i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve dhe në këtë ditë, të gjithë së bashku nderojmë traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, si dhe të figurës së mësuesit. Mësuesit shqiptarë në çdo kohe e…
Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant. Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në…
DASHI Hëna tek Binjakët sjell entuziazëm dhe gjallëri. Favorizohen kontaktet dhe aleancat për projekte afatgjata. Jeta sociale dhe e punës është në rritje. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 7 mars 2025), mund të ndiheni veçanërisht të vendosur për të arritur qëllimet tuaja profesionale. Megjithatë, kushtojini vëmendje nevojave të familjes suaj për të ruajtur ekuilibrin. BINJAKËT Hëna në shenjën tuaj ju bën më të komunikueshëm dhe të shoqërueshëm. Është një kohë e mirë për të bërë miq të rinj ose për bashkëpunime pune. GAFORRJA Mund të ndihesh më introspektiv se zakonisht. Gjeni kohë për veten dhe nevojat tuaja…
Sali Berisha zhvilloi një takim me degën e Durrësit. Ai tha para demokratëve të qytetit bregdetar se PS-ja është në kaos dhe në panik. “Problemi është që janë në një kaos, janë në një panik të tmerrshëm. A mund të imagjinoni ju kryeministër, si ka mundësi që ka qeverisur 13 vjet dhe nuk është i zoti të mbrojë një vepër të tij. Unë nuk them se janë zero se tuneli i Llogarasë është realitet dhe pllakat e shesheve janë realitet, por problemi është që kudo që t’i prekësh del një vjedhje”, tha Berisha. Kryedemokrati ironizoi edhe daljet e Ramës gjatë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për miratimin e marrëveshjes së pensioneve me Italinë në Senat. Rama thotë se tashmë pensionet e shqiptarëve do të njihen njësoj si ato të italianëve. Ai e ka cilësuar arritjen e marrëveshjes me Italinë për pensionet, si një nga dy marrëveshjet më të vështira. Rama shton se synimi i radhës do të jetë edhe marrëveshja për pensionet me Greqinë. ”Tani qershia mbi tortë për të vënë dhe për të mbyllur gjithë këtë cikël mbetet marrëveshja me Greqinë. Vendosmëria imë është që të mbyllim të gjitha çështjet ende të hapura me po atë vizion dhe atë…