Author: tirana

Tirana ka mundur një rival direkt si Laçi në luftën për mbijetesë, duke iu larguar për momentin dy vendeve të fundit të klasifikimit. Bardheblutë e mbyllën në barazim 1-1 pjesën e parë, ndërsa në të dytën dominoi dhe mori 3 pikët falë golave të Jarmouni, Ernest dhe Ndrecës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-1. Elbasani është ndalur nga Skënderbeu me rezultatin 0-0. Traversa dhe shtylla ndalën Elbasanin që të shënonte, ndërsa Musta humbi edhe një penallti për vendasit. Pas kësaj jave, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 27 pikë.

Read More

Ilir Meta do të kandidojë për të marrë mandatin e deputetit në Fier. Kjo falë koalicionit me Berishën. Meta thotë se koalicioni “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, ka përballë një kundërshtar që sipas tij është i konsumuar. ”Humbja e organizatës kriminale do të jetë një çlirim për të gjithë vendin madje edhe për vetë socialistët e shtypur për një vend pune apo bukën e gojës. Potenciale të jashtëzakonshme njerëzore, intelektuale, profesionale do të çlirohen dhe Shqipëria Madhështore do të jetë e të gjithëve”. ”Partia e Lirisë është e vendosur të mbajë dhe rrisë peshën e saj në këtë përballje vendimtare. Ajo…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me skuadrën e të rinjve të PS-së në Tiranë, foli për 11 majin. Duke përmendur Kujtim Gjuzin që është pjesë e koalicionit me PD, Rama tha se është lulja më e bukur e atij grupimi. Kryeministri i tha të rinjve se nuk do donte figura si Gjuzi në koalicionin e majtë për të fituar zgjedhjet. Për të synimi i vetëm është vendosja e flamurit shqiptar në tavolinën e BE-së dhe ecja para e jo pas te “Sudja e Xhaferri”. ”Mbështetja për PS në këto zgjedhje është për të mos humbur trenin e historisë. Qasje e…

Read More

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli pyet pse Rama ka frikë. Këtë ajo e lidh me vendimin e fundit që qeveria mbyll TikTok-un. Për të një pushtet që shmang debatin dhe mbyll platformat e komunikimit, është një pushtet që e di se po humb kontrollin. Postimi i plotë Një kryeministër që flet vetëm me veten dhe një qeveri që ka frikë nga debatet! Ministrat e Ramës nuk guxojnë të dalin në debate televizive. Vetë ai nuk shkon prej muajsh në parlament. Komunikon vetëm duke “biseduar” me komentuesit në Instagram një monolog i mirëorganizuar, sikur flet me pasqyrën. Dhe…

Read More

Belind Këlliçi i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja me një pyetje për takimin me Erion Veliajn në qeli. Këlliçi e ka pyetur se cilat janë mesazhet që i ka përcjellë Manja-Veliajt. “Pyetje publike për Ulsi Manjën! E përgënjeshtron dot takimin në ambjentet e burgut të Durrësit me Erion Veliajn?! Cilat ishin mesazhet që i përcolle në emër të kreut të organizatës?”, tha Këlliçi. Sali Berisha akuzoi dje ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka takuar në ambientet e burgut të Durrësit, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Read More

Kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim i shtrirë në një hapësirë prej 10 hektarësh, është drejt finalizimit. Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantier për të ndjekur ecurinë e punimeve, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngu. Rama tha se ndonëse afatet e parashikuara për përfundimin e plotë të kampusit janë të rëndësishme, kryesore mbetet cilësia. “Unë them në të gjitha rastet të kapim patjetër korrikun, por me cilësinë. Në tetor për vitin akademik mbase bëhet gati. Nuk duhet të nxitohemi, duhet bërë çdo gjë perfekt. Është gjithë ky investim, duhet të jetë perfekt.…

Read More

Këtë të enjte, Florian Semani është emëruar zëvendësministër i Financave. Vendimi është bërë publik pas mbledhjes të Këshillit të Ministrave. ”Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi: Florian Semani emërohet zëvendësministër i Financave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në njoftimin zyrtar.

Read More

Në mbledhjen e qeverisë së kësaj të enjteje është marrë vendimi për mbylljen e platformës TikTok. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore, ndërsa aksesi do të ndërpitet brenda javës. Është publikuar VKM për mbylljen e TikTok. Në vendim bëhet me dije se mbyllja e TikTok do të zgjas deri në momentin që kompania do të vendos filtra. Kompania duhet që të vendosë filtra në gjuhën shqipe, në mënyrë që të shmangen përmbajtjet e dhunës apo bullizmi në këtë rrjet social. Nga ana tjetër, PD do të mbajë një…

Read More

Kristjan Asllanin e gëzon fitorja e sfidës së parë në të 16-at e Ligës së Kampioneve kundër Feyenoordit. Mesfushori kuqezi tha se ekipi bëri një paraqitje të mirë dhe sakrifica ia vlejti. “Duhej të vuanim, por u treguam të zotë! Gjysma e parë ishte mjaft e komplikuar, por pasi realizuam morëm kontrollin e lojës. Mund të realizonim të tretin, por jemi të lumtur. Kemi qenë të qartë që nga nisja e kompeticionit edhe pse ka ekipe të forta. Të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, më pas të shikomë!”, tha Kristjan Asllani. Po ashtu shprehet se vëmendja e ekipit tani do të…

Read More

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, thotë se janë 10 zona Kadastrale, që janë përcaktuar për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. “Aktualisht janë 10 zona Kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi që ne kemi realizuar para disa viteve dhe janë të mirë përcaktuara. Së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe të Shëndetësisë besoj që të gjithë udhëzuesit do ta përcaktojnë më së miri se si do vijojë procesi. Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm. Janë të përjashtuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësor, Myzeqeja dhe zonat e Korçës. Zona bujqësore, që janë…

Read More

Vjen nga SHBA një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 56-vjeçari Fatbardh Lala, oficer i Policisë Gjyqësore, ishte në kërkim për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Lala u ekstradua rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Urdhër arresti ndaj Lalës është dhënë nga GJKKO, për t’u përballur me akuzat dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka denoncuar situatën alarmante ekonomike në Shqipëri. Për të çdo shqiptar paguhet mesatarisht veç 2.47 euro për orë. Tabaku pohon se është e padrejtë dhe kjo situatë duhet të ndryshojë urgjentisht. Postimi i plotë Çdo shqiptar sot paguhet vetëm 2.47 euro për orë. Kjo vlen vetëm për ata që kanë fatin të jenë në punë, sepse pjesa më e madhe janë pa punë. Kjo normë pagese është më e ulëta absolute në të gjithë rajonin. Pse puna e një shqiptari duhet të vlejë më pak? Pse një shqiptar paguhet sa gjysma e atij që punon…

Read More