Author: tirana

Partia Demokratike po mbyll negociatat me Partinë e Lirisë për qarqet ku partia e Ilir Metës do të ketë deputetë të sigurtë. Meta ka kërkuar të kandidojë në qarkun e Fierit, edhe pse me herët ishte menduar që ai do të garonte në Tiranë. Edmond Haxhinasto do të kandidojë në Elbasan. Partia e Lirisë ka kërkuar që në Tiranë do të kandidojnë Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi. Mbetet për tu diskutuar në cilat qarqe do të garojnë Vangjel Dule, Fatmir Mediu e Shpëtim Idrizi. Përfaqësuesi i Agron Dukës do të kandidojë në Durrës.

Read More

7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën kërkesën për azil në një vend të BE-së gjatë vitit 2024. Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në vendet europiane shënoi rënie krahasur me vitin 2023. Franca vijon të jetë vendi më i pëlqyer për banorët e Shqipërisë për të kërkuar azil. Më pas renditet Gjermania, pasuar nga Italia dhe Greqia. Raporti i Agjencisë europiane për Azilin thotë se në vitin 2024 vendet e Bashkimit Europian morën rreth një milion kërkesa për azil për të tretin vit radhazi. Në fund të vitit 2024, kishte rreth 4.4 milionë përfitues të mbrojtjes së përkohshme në…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë zonës së njohur si Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Një autoambulancë humbi kontrollin pasi u përplasur me një tjetër mjet. Ambulanca vinte nga Berati dhe po transportonte një 65-vjeçar në drejtim të Tiranës, i cili shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij. Kanë mbetur të lënduar 3 persona, 65-vjeçari, bashkëshortja e tij dhe një infermiere, ndërsa shoferi i ambulancës ka shpëtuar pa lëndime. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read More

Afro një muaj nga dita e zgjedhjeve të 9 shkurtit, përfundon i gjithë procesi i numërimit të votave në Kosovë. Vetëvendosje shpallet fituese, por nuk arriti të marrë rezultatin e pretenduar në fushatën elektorale. Albin Kurti vendosi synimin për t’u marrë votuesve të Kosovës të paktën 500 mijë vota. Vetëvendosja mori mbi 396 mijë vota nga të gjitha kategoritë e votuesve dhe fitoi mbështetjen më të madh nga votuesit brenda dhe jashtë Kosovës. Kurti bëri një matje force në këto zgjedhje duke hyrë në garë në një situatë jo të mirë. PDK shpallet forcë e dytë me mbi 196 mijë…

Read More

Vendimin për mbylljen e TikTok, Rama thotë se është marrë me 65 mijë prindër dhe mësues. Po ashtu kreu i qeverisë thotë se kompania do të vijë në Shqipëri. ”Për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe”. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore, ndërsa aksesi do të ndërpitet brenda javës. Nga ana tjetër, Berisha ka thirrur një protestë kombëtare, kundër mbylljes. Postimi i plotë Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në…

Read More

Gjesti i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë, ka përdorur një gjuhë të ashpër. Ai ka lëshuar shprehje aspak të përshtatshëm, disa prej të cilave mund të konsiderohen edhe si nxitëse të dhunës. ”Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli, jeni të vegjël për mua”,-dëgjohej Gjesti duke iu drejtuar banorëve në kulmin e debatit. Një pjesë e ndjekësve kanë kërkuar ndërhyrjen e produksionit për të marrë masa ndaj këtij sjelljeje.

Read More

Në vitin 2024 u regjistruan 177 aksidente të punë të raportuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Të paktën 33 persona kanë humbur jetën nga këto aksidente. Të dhënat zyrtare të institucionit tregojnë se dy sektorët më problematikë vijojnë të mbeten ndërtimi dhe minierat. “Sektori i ndërtimit mbetet më i rrezikuari me 24% të aksidenteve, duke reflektuar zhvillimin e shpejtë të këtij sektori me 1,019 kantiere leje ndërtimi të lëshuara në vitin 2024 sipas INSTAT. Pavarësisht kontrolleve intensive nga ISHPSHSH, aksidentet në këtë sektor vazhdojnë të jenë një sfidë. Është e domosdoshme forcimi i sistemeve të sigurisë dhe…

Read More

Pasi firmosi një protokoll me dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me qëllim shkëmbimin e shpejtë të informacionit për mbarëvajtjen zgjedhore, SPAK ka vënë në dispozicion një faqe për denoncimin e krimit zgjedhor. Kjo lëvizje synon parandalimin e krimeve zgjedhore ndërsa nëpërmjet këtij protokolli parashikohen masa të përbashkëta për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet. Kjo synon jo vetëm parandalimin e krimeve zgjedhore, por edhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cënon procesin zgjedhor, duke forcuar kështu drejtësinë zgjedhore dhe duke garantuar që çdo veprim kundër votës së lirë të marrë përgjigjen e…

Read More

Sheshi Syntagma para parlamentit grek është shndërruar mbrëmjen e së mërkurës në arenë përleshjesh midis demonstruesve dhe forcave policore. Incidentet e dhunshme kanë ndodhur kur persona të panjohur kanë hedhur gurë ,sende të forta dhe bomba molotov ndaj forcave policore të cilat u përgjigjën duke hedhur drejt tyre bomba me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Konfrontimet që kanë vazhduar disa orë kanë filluar në fund të një mitingu proteste të mijëra qytetarëve që kërkonin drejtësi për viktimat e aksidentit hekurudhur të Tempit dy vjet më parë ku humbëjn jetën 57 persona. Demonstruesit, duke përfshirë studentë, familjarë dhe punëtorë, mbajtën…

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha thërret protestë kombëtare pas mbylljes së platformës TikTok. Berisha: Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Çapo, njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTokut për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe…

Read More

SPAK ka sekuestruar pasuritë e tre zyrtarëve të policisë Ervis Alisinanaj shef i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shef i krimeve në Himarës dhe Erdit Harizaj ish efektiv i Operacionales. Ata u lanë në burg nga GJKKO pasi bashkëpunonin me persona që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars, udhrin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave në hetim…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur një vizion ambicioz për sektorin energjetik të Shqipërisë, duke premtuar një “bum të madh energjetik” bazuar në burimet e rinovueshme. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se energjia nga era, dielli dhe gazi do të dyfishojë prodhimin aktual brenda mandatit të ardhshëm, duke e kthyer Shqipërinë në një nyje kryesore energjetike në rajon. Sipas tij, vendi ka potencial të jashtëzakonshëm për prodhimin e energjisë eolike dhe solare, ndërsa hidrocentralet e vogla do të ndihmojnë komunitetet lokale të prodhojnë energji falas. Berisha siguroi qytetarët se investimet në këtë sektor do të sjellin…

Read More