Trupi i pajetë i një personi ende të paidentifikuar është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve në kryqëzimin e rrugës, ku ndahen aksi i Rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës. Ata kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. Trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarësve, dhe menjëherë është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për…
Author: tirana
Rama: Dua që Albania të vendoset në atë tryezë dhe jo të hiqet sa herë na ftojnë dhe vijojnë mbledhjet. Çdo shqiptar dhe shqiptare është i barabartë mes të barabartëve dhe s’ka mundësi më askush ta shikojë nga lart poshtë, kjo është arsyeja pse unë i duroj të gjitha llojet e poshtërsive, maskarallëqeve që me hidhen orë e çast mbi fytyrë, edhe familjes sime më keq akoma. Të marrësh hak në këtë mënyrë të ëmbël është që t’i japësh fund qytetarëve të dorës së dytë. Gjithë çfarë na ka ndodhur në histori ku jemi përçmuar dhe nëpërkëmbur sa nga të…
Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë batutat duke thumbuar opozitën në komunikimin live që kishte sot me komentuesit në rrjetet sociale. Në përgjigjen dhënë një prej komentuesve i cili e kritikonte për daljet e shpeshta në media dhe rrjetet sociale, Rama iu shpreh se një hap të tillë e ka ndërmarrë pas koalicionit të PD për zgjedhjet e 11 majit. “Puna ime nuk është punë krahu, është punë mendjeje. Një nga detyrat e mia është të komunikoj, të sqaroj, të reagoj. Kjo për mua është punë, nuk është qejf. Unë nuk jam TikTok-ist, por jam përfaqësues i zgjedhur, edhe…
Kryeministri Edi Rama, u shpreh se Partia Socialiste është makineri e pathyeshme. “PS është e pathyeshme është një makinë që punon çdo ditë. Nuk flas për qeverinë, unë flas për partinë. Ne menjëherë pas zgjedhjeve, fillojmë menjëherë punën për zgjedhjet e tjera.”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama komentoi në rubrikën “Sy më Sy” reformën në drejtësi duke u ndalur tek “21 janari”. Kryeministri Rama u shpreh se më parë nuk mund të imagjinohej të kishte një drejtësi të pavarur, dhe se reforma në drejtësi dhe SPAK sot, u realizuar vetëm nga mbështetja e PS. Rama u shpreh: “Pra nga 1912 dhe deri kur unë dhe PS bëmë reformën në drejtësi, asnjë nga ata që ka jetuar në këtë vend, nuk e kanë parë asnjë gjë të tillë siç po shohim sot. Dhe pyetja është si ka mundësi që nga 1912 deri kur filloi puna…
Një raketë ruse ka goditur një hotel pesëkatësh në Krevy Ri në Ukrainën qendrore. Si pasojë kanë mbetur të vrarë të paktën dy persona dhe 29 të tjerë u plagosën. Në Kremy Ri, vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky , i cili shpesh është objektiv i bastisjeve ruse, komanda ushtarake e rajonit të Dnipropetrovsk raportoi se katër të plagosurit ishin në gjendje kritike. Një zjarr gjithashtu shpërtheu në hotel pasi u godit nga një “raketë ruse” , njoftuan shërbimet e urgjencës.
Aktiviteti sizmik në Detin Egje ka boshatisur rrugët e destinacioneve turistike më të njohura të Greqisë, pasi shqetësimet për një tërmet të madh të mundshëm vazhdojnë të rriten midis vendasve. Ishulli Amorgos i njohur për ujërat e tij të kristalta dhe si lokacion i xhirimeve të filmit ‘The Big Blue’ të regjisorit Luc Besson, si dhe Santorini si një nga pikat turistike më të vizituara të vendit janë ndër ishujt e prekur nga pasiguria si pasojë e aktivitetit sizmik. Sipas Institutit të Sizmologjisë të Greqisë, në Detin Egje gjatë javëve të fundit janë regjistruar më shumë se 12 mijë tërmete,…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, në zonë e njohur si “Kupola”, ku një ambulancë është përplasur me një automjet. Për pasojë ambulanca është përmbysur, ndërsa nuk ka raportime për persona të lënduar.
Stuhitë e fuqishme që shkaktuan tre viktima në Misisipi dhe shkatërruan çatitë e ndërtesave në një qytet të vogël të Oklahomës, po vazhdojnë drejt lindjes, duke shkaktuar paralajmërime për tornado në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara. Stuhitë e dëborës kanë goditur pjesën qendrore të perëndimit amerikan, ndërsa erërat e forta po përhapin zjarret në Teksas. Parashikuesit e motit paralajmërojnë se një stuhi që vjen nga Paqësori pitet të sjellë reshje shiu dhe dëbore në të gjithë Kaliforninë dhe pjesë të tjera në brigjet perëndimore amerikane nga e mërkura deri të premten. Paralajmërime për tornado u lëshuan të mërkurën në…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
DASHI Energjia juaj është në qiell sot. Është koha ideale për të marrë përsipër sfida të reja dhe për të realizuar projekte personale. Në dashuri, besimi juaj ju bën veçanërisht tërheqës. Në punë, qartësia në idetë tuaja do t’ju sjellë avantazhe. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 6 mars 2025), mund të zbuloni një talent të fshehur, që nëse kultivohet, mund t’ju sjellë kënaqësi personale dhe profesionale. Mos hezitoni të merrni vendime të rëndësishme. Në punë, qartësia në idetë tuaja do t’ju sjellë avantazhe. BINJAKËT Aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve janë në plan të parë. Përdorini ato…
Një “derbi” gjerman dhe një klasike anglo-franceze pritet të prodhojnë spektakël e emocione në Champions League këtë të mërkurë, pa anashkaluar edhe Interin e Barcelonën. Katër sfidat e dyta të fazës së 1/16 do të mbyllin këtë javë, për t’u rikthyer shtatë ditë më pas me verdiktet finale. Në “Parkun e Princave”, PSG-ja vendëse pret Liverpool-in, skuadrën më kompakte të Champions-it, por testi i vërtetë është sonte në mbrëmje. Ky është ballafaqimi i tretë mes tyre, ku në dy të mëparshmet në këtë kompeticion, secila ka nga një fitore. Parizienët janë me ekipin e plotë, ndërsa britanikët kanë disa mungesa…