Partia Demokratike ka kërkuar interpretimin e mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj në Gjykatën Kushtetuese. 14 deputetë kanë depozituar në Kushtetuese kërkesën ku kërkojnë zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe subjektit kushtetues në konflikt. Kërkesa vjen pasi më 30 janar në Kuvend u votua kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
Author: tirana
Presidentja Vjosa Osmani thotë se ushtria e Kosovës me profesionalizëm dhe përkushtim është gjithmonë e gatshme për t’i dalë zot vendit. “Kjo ushtri me profesionalizëm dhe përkushtim është gjithmonë e gatshme t’i dalë zot vendit. FSK-ja ashtu sikurse policia e Kosovës janë garanci për sovranitetit tonë. Një mburojë për paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë dhe një dëshmi se sakrifica e dëshmorëve të kombit nuk ka qenë e kot. Epopeja e UÇK-së na mësoi se asgjë nuk është e pamundur kur kemi guximin për të qëndruar të bashkuar për idealin e lirisë. Prandaj sot më shumë se kurrë ne duhet…
Dorëzohet këtë të mërkurë në policinë e Tiranës avokati Radovan Çela, i cili ishte në hetim për dosjen “Toyota Yaris”. Çela ishte në kërkim për dosjen ku u arrestua kreu i prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka. Dosja për këtë të fundit u veçua nga personat e tjerë të arrestuar më herët. Tashmë, në kërkim vijojnë të jenë Erjona Daupaj, oficere e BKH, si dhe Astrit Vladi. Çela akuzohet për korrupsion aktiv të gjyqtarit dhe prokurorit, si dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer dy herë, si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm, kryer 5 herë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mbajti një fjalim në hapjen e Destination Track në ITB Panairin e Berlinit në Gjermani. Ajo foli për rritjen e shpejtë të Shqipërisë si një destinacion turistik global, ndërsa nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm. Kumbaro theksoi se Shqipëria nuk është më “sekreti më i fshehur i Europës”, por një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë. Kjo me një rritje prej 80% të vizitorëve ndërkombëtarë. Ajo vuri në dukje qasjen unike të vendit ndaj turizmit, ku mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi turistik ecin paralelisht. ”Nuk duam të mbetemi një sekret dhe nuk…
Egli Tako ka bërë një bisedë në oborr pas debatit të ashpër me Gjestin. Me Danjën, ajo ka biseduar për gjithë ngjarjen që ndodhi dhe për përplasjen me këngëtarin. Gjesti kishte eskaluar ndaj Eglit, duke i folur me tone të larta, e në një moment hoqi edhe mikrofonin. Gjatë bisedës me Danjën, banorja bën me dije se ai kishte sharë edhe produksionin. “Ti po vjen dhe po më thua mua që të kam bërë unë, më hedh mua. Mirë nuk ka problem më hidh mua, a të bën kjo të ndihesh më i pastër me njerëzit, a të bën të…
Senati italian miraton në unanimitet marrëveshjen e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë. Ky votim përmbyll ratifikimin e marrëveshjes nga shteti italian, teksa më herët ishte kryer edhe votimi në dhomën e deputetëve. Parlamenti i Shqipërisë ka disa muaj që e ka ratifikuar marrëveshjen. Mbetet botimi në Fletoren Zyrtare italiane dhe hyrja ne fuqi e marrëveshjes.
Kryeministri Edi Rama vijon që të postojëp video nga panairi global i turizmit në Berlin. Rama shkruan se instalacioni i Vjosës, përshëndetja e parë drejt stendave shqiptare në eventin global të turizmit. ”Nga Berlini ku Instalacioni i Vjosës në hyrje të panairit është përshëndetja e parë drejt stendave shqiptare në eventin global të turizmit, ITB Berlin”,-shkruan Rama.
“Historia përsërit veten, fillimisht si tragjedi, pastaj si farsë.“ – Karl Marksi. Me sa duket, edhe produksioni i “Big Brother VIP Albania” po e lexon Marksin, por me pak vonesë. Ata e kuptuan se fenomeni Luiz Ejlli i sezonit të dytë ishte një “minierë ari” dhe tani po përpiqen ta riformatojnë skemën me Gjestin, por harrojnë një gjë të vogël: Luiz Ejlli nuk ishte produkt laboratori. Një Luiz i dytë? Jo, skenari nuk do të funksionojë! Luizi u shndërrua në fenomen (na pëlqente apo jo loja e tij, ky është tjetër diskutim) sepse u pozicionua kundër të gjithë shtëpisë, madje…
Tre janë koalicionet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ai i Sali Berishës me 26 parti, Dash Shehi me Enkeleid Alibeajn dhe Adriatik Lapaj me Endri Shabanin. 5 parti të tjera garojnë të vetme: PS, e Edi Ramës, Tom Doshi, Agron Shehaj, Arlind Qori dhe Lulzim Basha. 17 parti të tjera, figurojnë të regjistruara në KQZ si garuese në 11 maj, dhe kanë të drejtë të jenë në fletën e votimit. Kjo do ta bënte fletën edhe më gjigande e rrjedhimisht më absurde. Ligji ka parashikuar disa filtra rrugës. Nëse një parti dëshiron të figurojë në fletën e votimit, do…
231.921 emigrantë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. KQZ ka në shqyrtim edhe 20.465 kërkesa të cilat nuk janë pranuar ende. Kërkesat më të mëdha për regjistrim janë nga Italia 40.6%, Greqia 28.3%, Gjermania 10% dhe SHBA 6.6%. Afati i regjistrimit të emigrantëve për pjesëmarrjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 përfundoi një ditë më parë. Kërkesa për shtyrja e afatit të regjistrimit në platformën PER për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke e mundësuar këtë vetëm për ata që aktualisht janë regjistruar si aplikantë të refuzuar në sistem u miratua disa ditë…
Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se “Made in Albania” do të jetë motoja e krenarisë së shqiptarëve, pas zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha ka theksuar se ekonomia do të jetë në epiqendër të programit të ri dhe se në piedestal do të vendoset Shqipëria që prodhon, ndërsa ka theksuar se Shqipëria e taksave të ulëta do të jetë një faktor kyç në shndërrimin e “Made in Albania” në moton e begatimit të shqiptarëve. Sali Berisha: Made in Albania, do të jetë motoja e krenarisë së shqiptarëve, etiketa e prodhimit në Shqipëri do të…
Egjipti po propozon një plan pesëvjeçar prej 53 miliardë dollarësh për rindërtimin e Gazës, i cili siguron që palestinezët të mos zhvendosen jashtë këtij territori, sipas një dokumenti të parë nga DPA. Udhëheqësit nga më shumë se 20 vende u mblodhën dje në Kajro për të diskutuar planin. “Heqja e mbetjeve dhe restaurimi i rreth 60 000 shtëpive të dëmtuara pjesërisht, do të kërkojë gjashtë muaj dhe tre miliardë dollarë”, sipas dokumentit. Deri në vitin 2030, do të jenë ndërtuar qindra mijëra shtëpi të reja që mund të strehojnë deri në 3 milionë njerëz, si dhe një aeroport, një port,…