Author: tirana

SHBA ka ndërprerë ndarjen e informacionit sekret me Kievin, në një lëvizje që mund të dëmtojë seriozisht aftësinë e ushtrisë ukrainase për të shënjestruar forcat ruse, sipas zyrtarëve të njohur me çështjen. Ky veprim vjen pas vendimit të administratës Trump të hënën për të pezulluar dërgesat e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe pas një përkeqësimi dramatik të marrëdhënieve midis presidentit amerikan dhe Volodymyr Zelenskyy-t të Ukrainës. Bashkëpunimi i inteligjencës amerikane ka qenë thelbësor për aftësinë e Ukrainës për të identifikuar dhe goditur objektivat ushtarake ruse. Tre zyrtarë të njohur me këtë vendim konfirmuan se Uashingtoni ka ngrirë kanalet e inteligjencës…

Read More

Seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është planifikuar për t’u zhvilluar në date 11.03.2025, ora 10:00. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka inspektuar punimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, ku po rikonstruktohen dy ndërtesa ekzistuese. Sipas Ramës, këto ambiente do të jenë të pajisura me laboratorë modestë, salla leksionesh dhe ambiente studimesh duke krijuar kushte më të mira për studentët. “Në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku po merr formë një investim madhor, i cili po e transformon tërësisht Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave me rilindjen e dy ndërtesave ekzistuese, ndërtimin e Muzeut të ri të Gjeologjisë, laboratorë modernë, salla leksionesh dhe ambiente studimi, duke u krijuar kushte më të mira studentëve dhe pedagogëve për zhvillimin…

Read More

Rrëzohet kërkesa e Jamarbër Malltezit në Gjykatën e Posaçme Vendimi u dha nga gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi e cila nuk e pranoi kërkesën e Malltezit për t’i revokuar masën e arrestit shtëpiak. Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie”. Ai akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldren. Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë tre automjete, një autobus i punonjësve italiane të kampit të emigranteve te Gjadrit, një kamionçinë dhe një autoveturë. Sipas raportimeve të deritanishme, nga aksidenti kane mbetur te lënduar dy persona, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Për shkak të përplasjes, trafiku në këtë segment u bllokua për rreth një orë, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Read More

Shkruar nga BIRN Në fillim të dhjetorit 2024, Shqipëria u ul në tryezën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe zyrtarizoi çeljen e negociatave për grupin e parë të kapitujve, të njohura si “Themeloret”, në bisedimet për anëtarësim. Grupi i kapitujve “Themeloret” përfshin funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në Administratën Publike, Gjyqësorin, Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë si dhe Prokurimet Publike. Në fushën e drejtësisë, pala shqiptare premton angazhimin për të ruajtur reformën e arritur në vitin 2016 dhe përmirësimin e saj me “ndryshime ligjore që i përmbahen parimeve të reformës në drejtësi”. Por këto angazhime në kuadër të procesit të…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), ka ndaluar një punonjës policie në Korçë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, pasi është përfshirë në një aksident. Efektivi përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja duke mos u dhënë ndihmë të aksidentuarit, por edhe duke mos njoftuar organet e rendit. I plagosuri, i dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, teksa është shprehur se ai po mbahet i burgosur pa akuza konkrete. Erion Veliaj Arrestimi-SPAK Erion Veliaj thekson se nuk e pranon qe personat qe punojnë të mbahen të burgosur, ndërsa ata që kanë vrarë të jenë të lirë. “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”. Po mor po, mos u habisni, e zeza mbi të badhë”, shkruan Veliaj. Më tej, në mesazhin e tij, Veliaj thekson se…

Read More

Policia ka vënë në pranga një 51-vjecar në Durrës, i cili ka kanosur djalin e tij përmes mesazheve. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Durrës Kanosi seriozisht për jetën, djalin e tij, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Menjëherë pas transmetimit në emisionin “Stop”, të rastit të shtetasit Xh. K., i cili ishte kanosur me mesazhe telefonike, nga babai i tij, shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në fshatin Shkafanë, Durrës, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë kanë organizuar punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 51-vjeçarit. Si rezultat, shtetasi S. K. u kap dhe u vu…

Read More

Ajsbergu më i madh në botë rrëzohet pas një udhëtimi gati 40-vjeçar nga Antarktida Ajsbergu më i madh në botë duket se është fundosur afërsisht 70 km nga një ishull i largët i Antarktidës. Ajsbergu kolosal A23a, i cili ishte përafërsisht 3,300 km katrorë dhe peshonte gati 1 trilion ton ishte duke u zhvendosur në veri nga Antarktida drejt ishullit Georgia që prej vitit 2020, sipas The Guardian. Kjo kishte ngritur frikën se mund të përplasej me ishullin ose të rrëzohej në ujë të cekët pranë tij, duke dëmtuar aftësinë e pinguinëve dhe fokave për të ushqyer të vegjlit e…

Read More

Elban Coniku, Dhimitër Peqini dhe Artan Lila janë tre persona që kanë rënë në pranga për trafik të armëve dhe falsifikim dokumentesh. Policia njofton se grupi është zbuluar gjatë një kontrolli në automjet ku u gjetën të fshehura në bagazhe, 3 armë zjarri kallashnikovë, 3320 fishekë luftarak dhe 1 granatë, që nga hetimet rezulton se do të trafikoheshin drejt Maqedonisë së Veriut. Në banesën e 47-vjeçarit Lila, u gjetën dhe sekuestruan 20 dokumente të dyshuara të falsifikuara (shqiptare, bullgare dhe maqedonase) dhe pajisje që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Organizatori”. Sekuestrohen 3 armë zjarri…

Read More

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një darkë miqësore me Martin Vulaj, drejtorin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane dhe një nga liderët më të spikatur të komunitetit shqiptar në Amerikë. Në takim morën pjesë gjithashtu miq si Ilir Rusi dhe përfaqësues të tjerë të diasporës shqiptare nga Shtetet e Bashkuara. Diskutimet u fokusuan në situatën aktuale ne rajon e më gjerë, rolin jetik të diasporës në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe në mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme. Ambasadori Meidani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në SHBA…

Read More