Franca po punon për rivendosjen e një lidhjeje midis SHBA-së dhe Ukrainës për të arritur një “paqe të qëndrueshme dhe të fortë”, sipas një zëdhënëseje të qeverisë franceze. Sophie Primas tha se Franca dhe Britania e Madhe kanë propozuar një armëpushim, duke shtuar se ai po diskutohet në “kontekstin e negociatave me Shtetet e Bashkuara”. Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi një armëpushim të pjesshëm një-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës “në ajër, në det dhe në infrastrukturën energjetike” gjatë një samiti të liderëve evropianë në Londër të dielën. Por zyrtarët dhe ministrat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë theksuar se…
Author: tirana
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Kongres pati një moment emocionues me një djalë minoren, i cili prej gjashtë vitesh është diagnostikuar me kancer në tru. Gjatë fjalës, Trump e emëroi atë si agjent të Shërbimit Sekret, një ëndërr që djaloshi e kishte prej kohësh. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Daniel u diagnostikua me kancer në tru në vitin 2018 dhe mjekët i kishin dhënë vetëm pesë muaj jetë. “Ne do të të bëjmë nderin më të madh nga të gjithë. Po i kërkoj drejtorit të Shërbimit Sekret, Sean…
Mbi 230 mijë aplikime janë të pranuara për regjistrimet në zgjedhje. Numri më i lartë i kërkesave është nga Greqia dhe Italia. Gjatë ditës së djeshme pati një tentativë që të shtyhet fati, pasi PD kërkoi që të shtyhet deri më 9 mars, ndërsa PS dha dakordësinë që të shtyhej vetëm për të refuzuarit. Por në përfundim nuk pati një dakordësi dhe regjistrimi nuk u shty. Rregullatori i KQZ rrëzoi me tre vota kërkesën e PD.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokacioni”. Në shtator 2024, tentoi të vriste me armë zjarri, kushëririn e tij, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. I ndaluari e kreu krimin në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, të cilët u kapën nga Policia, menjëherë pas ngjarjes. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për krim kundër personit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, finalizuan operacionin e koduar “Lokacioni”. Në kuadër të…
Edi Rama: Postova qëparë tabelën e UN Turism, organizata gjithëbotërore e turizmit ku janë anëtare të gjithë vendet e OKB. Mirëpo disa miq këtu kishin disa gjëra ndryshe për të thënë ndaj ia vlen të bëj një koment “Sy m’sy”. Komentuesi: Ne ja kalojmë Greqisë për turizëm?? Kush i nxjerr këto marrëzira!!Vetëm ne portin e Pireut po te shkosh dhe te shikosh se sa turiste lëvizin neper ishujt, në as qe do ti kemi për gjithë jetën tonë.. Edi Rama: Këtu flitet për rritje krahasimisht me vendet e mëparshme, sepse me numra absolutë as krahasohemi as nuk kemi pse krahasohemi.…
Dje ishte afati i fundit për 2337 qytetarët e përzgjedhur për të përfituar mundësinë e blerjes së një shtëpie me kredi të zbutur nga qeveria. Pas kësaj date, do të duhet së paku një muaj që Drejtoria e Strehimit të shqyrtojë dosjet e aplikantëve për t’i dërguar për votim në këshillin bashkiak. “Shqyrtimi i dokumentacionit realizohet brenda një afati kohor prej 30 ditë kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit nga drejtoria përgjegjëse, e cila vë në dispozicion të Komisionit të Strehimit për vlerësim të mëtejshëm, vetëm praktikat e sakta që përmbajnë formularët e aplikimit dhe dokumentacionin e individëve apo…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka informuar se është gati për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij dhe është ofruar për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e Ukrainës “në çdo kohë”. Gjatë fjalimit para Kongresit amerikan, më 4 mars, Trump tha se ka marrë një letër nga Zelensky, në të cilën udhëheqësi ukrainas ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. “Sot, më herët, kam marrë një letër të rëndësishme nga presidenti Zelensky i Ukrainës. Letra thotë: ‘Ukraina është e…
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në lagjen Ish-Grumbullimi në Fushkrujë. Sasia e eksplozivit, që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ishte vendosur në pjesën e jashtme të një fabrike sallami në pronësi të D.M.Në momentin e shpërthimit, në fabrikë nuk ndodhej askush dhe, fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Fabrika është një biznes familjar, ku prej 30 vitesh punojnë anëtarë të familjes së D.M, të cilët nuk kanë pasur probleme ose konflikte me njeri.Shkaqet dhe autori i kësaj ngjarjeje ende nuk dihen, e cila ka tronditur jo pak pronarët dhe banorët e lagjes.
Në një intervistë për Rai 1 Secolo TV më 4 mars, Meloni e quajti këtë propozim “shumë të vështirë për t’u realizuar” dhe vuri në dyshim efektivitetin e tij. Ajo theksoi se Italia nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, duke theksuar rëndësinë e unitetit perëndimor në këtë çështje. Ky refuzim vjen pas deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili gjatë një vizite në Uashington më 24 shkurt, zbuloi se Franca dhe Britania po zhvillonin një plan për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, duke përfshirë mundësinë e dërgimit të trupave evropiane. Macron sqaroi se këto trupa nuk do…
Ndryshimet klimatike mund të rrisin rrezikun e zjarreve të qyteteve në mbarë botën në dekadat e ardhshme. Për studimin e kryer nga revista online ‘Nature Cities’, studiuesit ekzaminuan të dhënat e e zjarrit dhe temperaturat maksimale mujore nga mbi 2.800 qytete në 20 vende, duke mbuluar mbi 20 për qind të popullsisë globale. Nëse ngrohja globale kalon 4 gradë Celsius, rreth 300 mijë vdekje nga zjarri dhe mbi 1 milion lëndime mund të ndodhin në mbarë botën deri në vitin 2100, por kufizimi i ngrohjes nën 1.5 gradë Celsius mund të reduktojë këto ndikime përgjysmë. Në një skenar me emetim…
15 policë aktivë dhe në pension të Hamburgut janë nën hetim disiplinor për ndarjen e mesazheve raciste dhe pro-naziste në bisedat në internet. Pas miratimit të gjykatës, njësia e punëve të brendshme e Departamentit të Policisë së Hamburgut kreu bastisje të njëkohshme në shtëpitë dhe vendet e punës të gjashtë oficerëve aktivë, si dhe në shtëpitë e tre oficerëve në pension. Hetuesit sekuestruan në cilësinë e provës pajisje të shumta elektronike. Shtatë punonjës të policisë janë pezulluar nga detyra, u janë konfiskuar stemat e shërbimit dhe armët dhe nuk lejohen të hyjnë në objektet e policisë pa arsye të vlefshme.…
Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës, era do të ftojë shpejtësi 10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen:në zonat malore -1 deri 16°Cnë zonat e ulëta 0 deri 22°Cnë zonat bregdetare 6 deri 20°C.