Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi i bërë në Gjykatën e Lartë. Ka të bëjë me vendimin e parë për vulën dhe logon e PD dhënë nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Agron Zhukri. Alibeaj pohon se tashmë kanë ndryshuar pozitat, ndaj ka marrë dhe këtë vendim. Për të rekursi është bërë në kohën kur ai ka qenë nënkryetar i PD (PD zyrtare), por tashmë ka krijuar një forcë të re politike, Djathtas 1912. Në këto kushte sipas tij kur edhe është regjistruar në zgjedhje me një subjekt të ri, nuk ka më vlerë ligjore rekursi i bërë në GJL.
Author: tirana
KQZ-ja ka miratuar regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit. Kështu është miratuar regjistrimi i koalicionit ”Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e përbërë nga PD e Berishës, PL e Ilir Metës dhe 24 forca të tjera politike. Po ashtu u regjistrua edhe koalicioni ”Djathtas për Zhvillim” nga Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi dhe ”Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt e Shabanit. Sipas marrëveshjes së PD, Berisha i jep PL të Ilir Metës 4 deputetë në lista të sigurta. Nga 1 do të marrin Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Kështu çamët dhe grekët bashkohen…
Apeli i Gjykatës së Posaçme regjistron kërkesën e ankimimit të avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 4 personave të tjerë nën hetim. Shorti i hedhur këtë të martë ka caktuar si trup gjykues monokratik gjyqtarin Engert Pëllumbi, por pa e caktuar datën e seancës. Erion Veliaj ka ankimuar masat e vendosura më 9 dhe 12 shkurt të këtij viti nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë GJKKO, me gjyqtar Erjon Bani dhe prokuror të SPAK, Olsi Dado. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet…
Xheneta Fetahu vijon që të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo tashmë është e hapur dhe publikon thuajse çdo gjë në platformat, ku ndiqet nga mijëra njerëz. Finalistja e BBVK 3 ka publikuar disa mesazhe, ku merr kërcënime nga një vajzë. ”O femër më të degjeneruar mjerë ajo familje që të ka e ku nuk po të shoh në ndonjë vend. Ajo nënë që të ka lënë e ka parë që ia ka vlejtur me të lënë. Femër e ligë, e poshtër”,-thuhet në mesazh. Modelja e njohur tani ka filluar me punë të re, në rolin e opinionistes, në një…
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po kryhen përgatitjet e fundit për nisjen e punës dhe për këtë arsye është në kërkim të stafit që pritet të punësohet në 100 pozicione të ndryshme të aviacionit në këtë aeroport. Kryeministri Edi Rama shlruan në Facebook, se Vlora International Airport ka çelur dyert për profesionistët e aviacionit. ”Nisin punësimet për t’i dhënë jetë aeroportit më të ri në Europë. Vizitoni faqen e VIA dhe aplikoni për t’u bërë pjesë e historisë së aviacionit shqiptar [email protected]”, shkruan Rama. Zv/kryeministrja e njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thotë se bëhet fjalë për 100…
Jo veç krim pasioni, por edhe për shkak të marrëdhënieve familjare është pista tjetër që po hetohet. Kjo për krimin makabër ndaj 24-vjeçares palestineze, Rayyan Alwan në Tiranë. Kjo pistë hetimi është shtuar nga hetuesit për faktin se nuk kanë konfirmuar ende dyshimet nëse i kërkuari ndërkombëtarisht si autor krimi, Fati Alwan është babai apo bashkëshorti i vajzës. 49-vjeçari është duke u kërkuar në Liban e Palestinë vende ku mendohet të jetë duke u fshehur. E reja u gjet e pajetë në banesën që kishin marrë me qira në Tiranë më datë 27 shkurt. Krimi makabër dyshohet të ketë ndodhur…
Vrasësi me pagesë dhe i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, vijon të rrëfejë krimet. Ai ka treguar detaje të tjera nga krimet e tij ndër vite për llogari të grupeve kriminale. Dumani ka treguar planin e vrasjes së Fatmira Dedja në vitin 2013. Kjo në ambientet e një garazhi në një pallat në qendër të Durrësit. 60-vjeçarja në atë kohë u godit me sende të forta në mënyrë që vrasja të dukej si një grabitje. Në sallën e gjyqit Nuredin Dumani ka treguar si u hartua plani për vrasjen e Fatmira Dedjes dhe se si fillimisht diskutohej që ekzekutimi të…
Sali Berisha mbron vendimin për të “dhuruar” 8 mandate deputetësh për partitë aleate. Për të këto 26 parti përfaqësojnë një të tretën e elektoratit shqiptar. Pjesë e koalicionit do të jetë edhe Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU. Idrizi do ketë një deputet. Më herët PD mbylli bisedimet me Partinë e Lirisë e cila do ketë 4 deputetë në pjesën e sigurtë të listës. Krahas “Shqipërisë Madhështore” të Sali Berishës, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar edhe dy koalicionet e tjera: “Dajthash për Zhvillim” me Dashamir Shehin dhe Enkelejd Alibeajn; si dhe formacioni tjetër, “Nisma Shqipëria Bëhet” me Adriatik Lapajn…
Gjykata Kushtetuese ka reaguar për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqtari kushtetues. Trupa e Gjykatës Kushtetuese ka shkruar se në ushtrimin e misionit kushtetues për garantimin e epërsisë së Kushtetutës, ajo udhëhiqet nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në ligjin themelor. Njoftim për shtyp datë 04.03.2025 Gjykata Kushtetuese, nisur nga debati mediatik i ditëve të fundit, për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqtari kushtetues, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij, konsideron me rëndësi që të sqarojë opinionin publik se në ushtrimin e misionit kushtetues për garantimin e…
Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabić konfirmoi sot se tre deputete janë plagosur dhe njëra prej tyre ndodhet në rrezik për jetën në spital, pas kaosit që shpërtheu në Kuvend. Brnabić tha se tre deputetet e plagosura janë Jasmina Obradović, Jasmina Karanac dhe Sonja Ilić, e cila është tetë muaj shtatzënë. Obradović (63), ekonomiste e diplomuar, ka qenë deputete që nga viti 2012. Ajo ka pësuar një goditje në kokë nga bomba që u hodh nga partia “Djilas” sot dhe aktualisht është në gjendje të rëndë, duke luftuar për jetën e saj. Deputetja Jasmina Karanac u plagos kur u…
“Nisin punësimet për t’i dhënë jetë aeroportit më të ri në Evropë. Vizitoni faqen e VIA dhe aplikoni për t’u bërë pjesë e historisë së aviacionit shqiptar”, kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale, zv/kryeministrja, njëherën ministr e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku. Sipas njoftimit, tashmë janë hapur aplikimet për aeroportin më të ri në vend dhe bëhet fjalë për 100 vende të lira pune në pozicione të ndryshme. Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kanë ecur paralelisht për përfundimin e pistës, ngritjen e terminalit, kullës së vrojtimit dhe të gjithë infrastrukturës tjetër aeroportuale. Fluturimet e para projektohen…
Përplasjet dhe tensionet e tre viteve më parë mes të djathtëve, qytetarët nuk i kanë harruar. As dyert e blinduara brenda selisë blu dhe sulmet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha asokohe dhe nga deputetët demokratë të cilët sot janë reshtuar krah tij. E së fundmi një fragment aspak të këndshëm nga ajo kohë ka sjellë së fundmi avokati, Genc Gjokutaj. Teksa ka publikuar një foto ku shihen dyert e “shtëpisë së demokratëve” të blinduara, Gjokutaj shkruan se Partia Demokratike nuk u rithemelua nga autorët e kësaj ngjarje dhe as Sali Berisha nuk u lirua prej tyre, duke “sulmuar” kështu Gazment Bardhin,…