DASHI Energjia juaj është në kulmin e saj, duke ju bërë gati për të përballuar sfidat e reja me vendosmëri. Përfitoni nga kjo për të arritur gjëra të mëdha në çdo fushë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 5 mars 2025), dita kërkon pragmatizëm. Në dashuri, një gjest i menduar mund të forcojë lidhjen. Në punë, këmbëngulja juaj ju veçon, duke ju çuar drejt qëllimeve të rëndësishme. Financat përmirësohen me zgjedhje të mençura. Dedikojini mbrëmjen relaksimit dhe reflektimit. BINJAKËT Një ditë dinamike, perfekte për të kapur mundësi stimuluese. Dashuria shkëlqen kur i lini vend spontanitetit. Në punë, një…
Author: tirana
Nga 2 prilli Shqipëria dhe Izraeli do të nisin fluturimet direkte të ndërsjella. Lajmin e jep zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në rrjetet sociale, sipas të cilës kjo do të jetë një mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve që janë të lidhur nga historia. “Duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella, duke zgjeruar kështu mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve që historia i ka lidhur ngushtë prej kohësh”. Balluku thekson se në fluturimin e parë të inaugurimit do të vijnë në Shqipëri personalitete të fushave të ndryshme…
Enkelejd Alibeaj i përgjigjet Bashës pas tërheqjes nga rekursi në Gjykatën e Lartë për vulën dhe logon e PD, çështje e fituar në Gjykatën e Apelit nga Sali Berisha. Basha e akuzoi Alibeajn për presion në mënyrë që të pranonte kushtet për të qenë në koalicionin ”Djathtas për Zhvillim”, në të kundërt tërhiqej nga rekursi për logon. Alibeaj thotë se nuk ka asnjë asnjë kapacitet ligjor për të kërkuar diçka nga partia e Berishës. “Sa kohë që isha te PD e kam bërë këtë betejë ballazi, ndërkohë që jam tek “Djathtas 1912” juridikisht jam në një tjetër pozicion. Nuk kam…
Unikkatil ka thyer heshtjen për herë të parë pas humbjes së rëndë të vëllait të tij, Mentor Palokaj. Reperi i mirënjohur ka ndarë dhimbjen e tij të madhe, duke publikuar disa fotografi me të ndjerin dhe duke njoftuar detaje mbi ceremoninë mortore. Ai e përshkruan Mentorin si jo vetëm një vëlla, por edhe një mik të pandashëm, duke treguar për lidhjen e fortë që kishin mes tyre. Postimi i tij i plotë: My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë…
Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës me 25 partitë politike. Për të ata janë një ”aleancë konservash”. Manjani shkruan se me konservat e lulit, shkohet thjesht te Luli, duke ironizuar koalicionin e Berishës me të cilin kërkon të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. ”Kjo është aleancë konservash, jo konservatorësh. Të vetmen gjë madhështore që mund të bëjnë është shyqyrllëku i sabahut. Me konservat e Lulit shkohet thjesht te Luli… Nejse, punë për ta. Po kjo Shqipëri a Madhështore është se ç’është. O njësh! O gjigand! O i madh!. Ja vjen dhe Chrisi i Trumpit tani dhe… e…
Afati i regjistrimit të emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 11 majit ka përfunduar. Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi propozimin për të shtyrë me 5 ditë procesin. “Ndryshimi i rregullave të lojës në momentin e fundit nuk i shërben procesit. Diaspora ka pasur mjaftueshëm kohë për të shprehur vullnetin/të drejtën. Me shtyrjen e afatit thyhet afati prej 63 ditësh”, deklaroi Ilirjana Nano, kryetare e Komisionit Rregullator të KQZ-së. Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj kërkuan në mbledhjen e Komisionit Rregullator, shtyrjen e afatit deri më datë 9 mars të regjistrimit të emigrantëve. ”Një afat shtesë 5-ditor, gjatë…
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtues politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ndan shembullin e Iris Selimit. Një profesionist i suksesshëm në fushën e sportit, i cili pas një emigrimi të gjatë, vendosi të rikthehej në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij. Iris Selimi, 41 vjeç, nga Vlora, është një emër i njohur në botën e sportit shqiptar. Sot është trajner i përgatitjes fizike të kombëtares shqiptare dhe përgatitës atletik i disa prej klubeve më të njohura në vend të superiores si “Skënderbeu”, “Teuta” dhe “Kukësi”. ”Në fakt, sot doja t’ju tregoj një dimension tjetër…
Këtë mbrëmje një person ka humbur jetën pas një konflikti në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur te shkolla industriale “Pavarësia”, ku janë konfliktuar në bulevardin e Vlorës.
Evropa po përpiqet të marrë rol udhëheqës mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump të hënën ndërpreu të gjithë ndihmën ushtarake për Kievin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell zhvillimet e fundit, posaçërisht pas debatit të ashpër në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar kanë tërhequr vëmendjen e kryeqyteteve të mëdha në pothuajse të gjitha anët e botës. Në Evropë janë shtuar shqetësimet mbi Ukrainën, ndërsa bota merret me pasojat e takimit që u mbajt javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë. Diskutimi i ashpër mes Presidentit Donald Trump dhe…
Pas akuzave nga Berisha, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me Engjëll Agaçin, nga zyra e tij. Ky i fundit është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Sipas Ramës, Bufi i Kënetës (Berisha) e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal. Po ashtu Rama tregon edhe se Agaçi ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive. ”Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli…
Aeroplani demonstrues XB-1 i kompanisë Boom Supersonic theu barrierën e zërit në fluturimin e tij të dytë. Kjo duke arritur shpejtësi mbi Mach 1. NASA regjistroi momentin historik me një fotografim të veçantë. Po ashtu tregon valët e tronditjes që formohen kur një objekt kalon shpejtësinë e zërit. Ky rezultat është thelbësor për të ardhmen e udhëtimeve ajrore supersonike, pasi bumi sonik ka qenë një faktor kufizues për fluturimet supersonike mbi zonat e banuara. XB-1 është pararendësi i Overture, aeroplanit supersonik komercial të Boom, i cili pritet të vihet në përdorim para fundit të dekadës. Ndryshe nga Concorde, Overture do…
Demokratët Euroatlantikë e Bashës kanë reaguar pas lajmit të tërheqjes nga rekursi në Gjykatën e Lartë të ankimuesve Rezart Kthupi dhe Enkelejd Alibeaj. Në reagim thuhet se ata nuk kanë hequr dorë nga shqyrtimi i rekursit në Gjykatën e Lartë. Për ta beteja do të vijojë dhe se nuk ka shantazh që i bën që të tërhiqen. ”Çdo kërkesë e depozituar sot, nga individë që nuk janë pjesë e Partisë Demokratike/ Demokratët Euroatlantikë, ka zero efekt në këtë proces. Ata që kanë shpallur sot tërheqjen janë vetëdemaskuar, si autorët e një shantazhi politik për interesa të ngushta personale. Vetëm dy…