Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dërgon për gjykim Rexhë kryetarin dhe zv.kryetarin e Bashkisë së Tropojës. Rexhë Byberi (kryetari) dhe Abedin Kërrnaja (zv.kryetari) akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre” (më shumë se një herë), e kryer në bashkëpunim. Njoftimi: Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme, ka vendosur t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të: Rexhë Byberi, Kryetari i Bashkisë Tropojë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shumë se një herë), të…
Author: tirana
Berisha: Së pari, ne kemi deklaruar qëndrimin tonë dhe kemi ftuar të bashkohen me ne, të gjitha ato forca politike që sot konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për Shqipërinë. Dhe e kemi quajtur këtë një bashkim për kauzën kryesore. Dhe kjo ka ndodhur. Ne kemi ftuar edhe parti të tjera, të cilat nuk kanë ardhur për arsye që ato do t’ua shpjegojnë zgjedhësve. Ne u kemi bërë të qartë atyre se largimi i të keqesë më të madhe të shqiptarëve, Edi Ramës, duhet të jetë misioni i çdo force politike që konsideron veten opozitare. Por, të konsiderosh…
Një 30-vjeçar, i identifikuar si Ervis Sula, është arrestuar nga policia, pasi nuk ndaloi automjetin me të cilin shpërndante lëndë narkotike. Blutë njoftojnë se 30-vjeçari tentoi të largohej me shpejtësi, duke iu rrezikuar jetën punonjësve të Policisë. Ndërkohë ka nisur procedim penal edhe për babanë e 30-vjeçarit. Në kontrollet e kryera në banesë, u gjetën: 630 gramë Cannabis, një sasi Kokaine, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta (thika), 1 armë sportive, 55 fishekë, sasi baruti me të cilin mbusheshin fishekët, 1 palë dylbi dhe 1 dedektor metal-kërkues. Njoftimi i policisë: Në vijim të aksioneve policore kundër veprimtarive kriminale në…
Erion Veliaj reagon nga burgu. Se mos prishen lodrat!Më ka marrë malli pa fund për ju të gjithë: Familjen, Tiranën e secilin që bën punë të mira në këtë vend.Por, gjer sa të shihemi sërish, më duhet të vazhdoj çmontimin e kurthit pse jam në burg: rrezik ikje, prishje provash, rrezik shoqëror.Dje rrëzova “frikën e ikjes” prej Ols Dados e Erion Banit, pasi kisha ikur 3 herë e isha kthyer 3 herë, teksa gatuhej çarku ndaj meje.Arsyeja e dytë pse gjykatësi Bani pranoi nga Olsi burg për mua, është rreziku i prishjes së provave. Po cilat prova do prish unë?…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa pamje nga panairi i turizmit në Berlin, Gjermani, ku Shqipëria mbante”vendin e nderit”. “Shqipëria turistike i flet botës nga Berlini”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Një ditë më parë në hapjen e panairit, gjatë fjalës së tij, Rama tha vuri në dukje historinë e një vendi të izoluar dhe pa turizëm, të shndërruar tashmë në destinacion botëror. Po ashtu kreu i qeverisë ftoi gjermanët të vizitojnë Shqipërinë duke treguar edhe disa nga bukuritë natyrore që ka vendi ynë. Rama mori shembullin e plazheve të Ksamilit që ngjajnë me Bora-Bora apo peizazhet e…
Në Kuvendin e Serbisë është duke mbretëruar një situatë e tensionuar, ku pak qaste me parë deputetët e këtij parlamenti ndërprenë seancën duke hedhur shkopinj, vezë e bombola tymi. Aty nuk munguan as grushtet si dhe hedhjet me shishe mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, transmeton Telegrafi. Në rend dite ishte planifikuar të shqyrtohen 62 pika, në mesin e të cilave edhe ligji për arsimin e lartë. Por derisa kryeparlamentarja Ana Brnabiq po konstatonte numrin e deputetëve që votuan ligjet e propozuara, filloi kaosi. Deputet filluan me hedhjen e mjeteve të forta si shishe, shkopinj dhe madje shkuan deri në…
Menjëherë pas hyrjes në fuqi të tarifave të Trump, Kanadaja dhe Kina i janë kundërpërgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke vendosur tarifa ndaj një grupi të konsiderueshëm mallrash që importohen nga ky vend kryesisht ndaj produkteve bujqësore amerikane, duke përfshirë grurin, misrin, viçin dhe sojën. Kina ka njoftuar se do të vendosë tarifa të reja për një sërë importesh bujqësore nga SHBA-ja javën e ardhshme. Ministria e saj e financave tha se tarifa shtesë prej 15% do të vendosen për pulën, grurin, misrin dhe pambukun, tarifa të tjera 10% për sojë, mish derri, viç, frutat, perimet dhe produktet e…
Pas një serie akuzash dhe fyerjesh nga qelia në adresë të prokurorit të SPAK, Ols Dado, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu drejtua me ankesa zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke kërkuar pezullimin e prokurorit të çështjes së tij nga detyra. Sipas një kopje të ankesës së publikuar nga disa media të premten, Veliaj kërkon pezullimin e Dados me pretendimin se ai po e hetonte çështjen e tij në kushtet e konfliktit të interesit, për shkak se sipas Veliajt, kishte kërkuar një leje ndërtimi dhe kur i ishte refuzuar një…
Pasi u njoftua se Kroacia do të ndërtojë autostradën nga Spliti në Dubrovnik, u shtrua pyetja: a do të lidhet kjo rrugë me të ashtuquajturin Korridori Adriatiko-Jonian nëvendet fqinje. E kjo çështje është shumë me rëndësi edhe për Malin e Zi. Në Podgoricë thonë se janë informuar për idenë e Zagrebit, por nuk tregojnë se ku do të jetë pika e lidhjes së autostradës kroate me Malin e Zi, që është me rëndësi edhe për të gjithë ata që udhëtojnë nga Perëndimi për në vendet e tjera. Mali i Zi po përgatitet të ndërtojë pjesën e dytë të autostradës Bar-Boljare,…
Detaje të reja janë mësuar lidhur me operacionin anti-drogë. Hetimet kanë nisur nga SPAK, por çështja për moskompentencë i ka kaluar me pas Prokurorisë Gjirokastër. Operacioni është shtrirë në Sarandë dhe Delvine. Mësohet se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë, si dhe 9 persona në Delvinë. Në Sarandë është ndaluar Bledar Haderi, me precedentë penale, me masë sigurimi “Arrest ne burg”, Gelbert Koshi me mase sigurimi “Arrest ne shtëpi” dhe Dhurim Logli me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ndërsa dy prej te ndaluarve në Delvine janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë…
Drejtoresha e Spitalit të Librazhdit, Fatbardha Qatja është shkarkuar nga detyra. Ministrja e Shëndetësisë ka firmosur urdhrin për shkarkimin dhe ka emëruar menjëherë në këtë detyrë pasuesin e saj që përkon një ditë para hyrjes në fuqi të emërimeve të reja në administratë për shkak të ligjit zgjedhor që ndalon emërimet nga 3 Mars 2025. Drejtori i ri do të jetë Ermir Sulollari i cili aktualisht mbante postin e nënkryetarit të bashkisë Librazhd. Shkarkimi nga kjo detyrë për Qatjan ka qenë i papritur dhe kjo e fundit ka reaguar ashpër në rrjetin e saj social Facebook. Qatja më herët ka…
Qyteti i Librazhdit do të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike. Shkak për këtë është planifikimi i një remonti të linjave te tensionit të mesëm. Ky remont përfshin fiderin 2 të nënstacionit të Librazhdit dhe punimet sipas njoftimit zyrtar do zgjasin nga ora 10.00-14.00. Për shkak të punimeve energjia elektrike do ndëroritet dhe do mungojë në zonën industriale dhe në lagjet ,”Ushtaraku”, “Fabrika”,”Laboratori” ,Sheja”,”Shoferi” dhe “Frigoriferi”.