Pak minuta para skadimit të afatit PD ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e 11 majit. Ky koalicioni do të ketë 26 parti opozitare. Pjesë e koalicionit do të jetë edhe Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU, negociatat me të cilin u mbyllën vetëm pak minuta më parë. Idrizi do kete nje deputetMë herët PD mbylli bisedimet me Partinë e Lirisë e cila do të ketë 4 deputetë në pjesën e sigurtë të listës.Gjithashtu nga një deputet te sigurtë do të kenë Fatmir Mediu, Agron Duka e Vangjel Dule.
Author: tirana
Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitare të Kapshticës. Shqiptarët që kalojnë në anën tjetër të kufirit kanë qenë të detyruar të presin për disa orë, aq sa radha ka shkuar deri në afërsi të fshatit Kapshticë E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të një feste fetare në vendin fqinj. Autoritetet tona kanë marrë takime të shumta me homologët e vendit fqinj për të normalizuar këtë situatë të krijuar. Vetëm rreth 18:00 pala greke ka shtuar një personel me tepër por procedurat vonohen për shkak të fluksit në rritje gjatë orëve të pasdites së sotme.…
Pas takimit plot tensione pak ditë më parë, Donald Trump ka sulmuar sërish Volodymyr Zelenskyy. Kjo pasi presidenti ukrainas tha se fundi i luftës së vendit të tij me Rusinë është ende shumë, shumë larg. Duke shkruar në Truth Social, Trump tha se liderit ukrainas nuk ishte i intereson për të negociuar një marrëveshje paqeje. “Kjo është deklarata më e keqe që mund të jetë bërë nga Zelensky dhe Amerika nuk do ta durojë atë edhe për shumë kohë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ai ka mbështetjen…
Në një krizë të plotë rezultatesh, Tijani Reijnders ka rinovuar kontratën e tij me Milanin, duke e zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2030. Reijnders i afruar në vitin 2023, është kthyer shpejt në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës. Kontrata e tij e parë ishte me 1,7 milionë euro në sezon. Tashmë, rroga e tij do të jetë 3,5 milionë euro në sezon plus bonuse. “Jam krenar që rinovova pas një viti e gjysmë, është si të jem në një familje. Pres me padurim sezonet e ardhshme. Milani është si shtëpia ime e dytë, jam i lumtur. Është…
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mirëpriti homologun e Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtues të strukturave të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit, si dhe të shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira. Gjatë takimit drejtuesit e policive simotra u dakordësuan për një bashkëpunim tërësor dhe pa barriera, i cili duhet të kulmojë gjatë sezonit veror 2025. Me parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të armëve, lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore. Delegacioni i Policisë së Kosovës vizitoi ambientet e Njësisë Speciale “RENEA” dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë.…
Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” të caktuara në mungesë për shefat e krimeve të policisë së Himarës e të Lushnjës dhe një ish-efektivi të Operacionales. Të tre dyshohen nga SPAK si anëtarë të grupeve kriminale të kultivimit e trafikimit të kanabisit dhe akuzohen për kultivim dhe trafik të kanabisit, kryer në formën e grupit kriminal dhe për shpërdorim të detyrës. Dy zyrtarët e policisë të pezulluar nga detyra, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj dhe ish-efektivi Erdit Hazizaj, mbajtën qëndrim mohues për akuzën. Ata pretenduan se SPAK nuk kishte prova të mjaftueshme për të…
Primaret e PD-së për listën e deputetëve të 11 majit të mbajtur më 1 mars, për Anri Bala kishin shumë paqartësi të dyshimta. ”Unë e kam topin penalltinë e gjuaj vetë. Primaret kanë paqartësi. Më të mëdha kanë qenë me listën e Tiranës, Dibrës, Lezhës. Problemi në listën e Tiranës ka kandidatë me zero vota. E dyshimtë. Kemi rastin e Lezhës, kam procesverbale kush është i pari dhe i dyti. Në Tiranë, Ori Nebiaj në zgjedhjet e kaluara ishte si risi dhe mori shumë vota. Ishte më lart se Berisha. Tani në primaret nuk kalon 40 vota. S’ka mundësi që…
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të vizitojë Shqipërinë më 13-14 mars. Kjo është vizita e saj e parë në Tiranë, e paralajmëruar që në janar. Në konferencën e Mynihut në 16 shkurt të këtij viti, në panelin me kryeministrin Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kos deklaroi se i Shqipëria ka të gjithë kapacitetet që të përmbyllë procesin e shqyrtimit të grupkapitujve deri në vitin 2027. Për të sot BE e ka fokusin te siguria dhe paqja në një kohë ku sipas saj kërcënohet nga forca të jashtme. Sipas saj, zgjerimi i BE-së sot është ndryshe nga mënyra…
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të EOC zhvilloi një takim të përzemërt me Presidentin e IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), Thomas Bach. Ky i fundit vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga KOKSH përgjatë 4 viteve të fundit, ku veçoi marrëdhëniet e shkëlqyera që janë krijuar me organizmat olimpike ndërkombëtarë dhe forcimin e bashkëpunimit më të gjithë komitetet olimpike. Thomas Bach e vuri theksin në punën që po bëhet me “Ekipet Sportive në Shkolla”, investimet që janë bërë në infrastrukturë, kurorëzimin me medaljet e para olimpike, promovimin që po i bëhet sportistëve elitarë,…
Kreu i Komitetit Drejtues Kombëtar në Partinë e Lirisë, Edmond Haxhinasto zhvilloi një takim me bashkatdhetarët në Bruksel, Belgjikë. Haxhinasto theksoi se Shqipëria duhet të ketë ekonomi të qëndrueshme. ”Paratë tuaja duhet të shkojnë për investime dhe kjo është një skemë tjetër që ne dëshirojmë të ndërtojmë, që ju të keni mundësi të vini të investoni në Shqipëri pa paguar. Sepse boll keni sakrifikuar këtej që të vini të paguani. Ekonomia jonë të fuqizohet me investime të reja, por edhe ju të shpërbleheni për atë mund që keni bërë”, tha Haxhinasto. Haxhinasto shtoi se një sektor tjetër shumë i rëndësishëm…
Van Dijk, mbrojtësi i Liverpool flet para ndeshjes ndaj PSG në Champions. ”Do të jetë e vështirë, por këto janë lojërat në të cilat dëshironi të konkurroni dhe unë me të vërtetë i pres me padurim. Ndjehet sikur Liga e Kampionëve shkon një nivel tani. Jemi në fazën eliminatore dhe nuk ka kohë për gabime apo lojëra të këqija, në thelb. Ka dy ndeshje për t’i kaluar dhe ne duam të jemi aq të mirë sa të meritojmë të kalojmë. Duhet të bëni gjithçka në fuqinë tuaj për të fituar ndeshjen. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi dhe…
PS është dakord që të shtyhet afati i regjistrimit me disa ditë për aplikantët të cilët janë regjistruar. Por që për PS, kjo kur kërkesa e tyre është refuzuar nga KQZ. Përfaqësuesja e PS-së në KQZ, Elena Xhina mendon që i duhet dhënë edhe një mundësi e dytë emigrantëve. Që për të kanë një llogari në sistem, dhe numri i të cilëve është rreth 42 mijë. PS është kundër që në ditët shtesë të pranohen aplikime të reja nga diaspora. Reagimi i plotë Në përgjigje të interesimit të medias në lidhje me idenë e shtyrjes së afatit të regjistrimit në…