Duke filluar nga nesër 4 mars deri më datën 6 mars, në Berlin do të mbahet panairi më i madhi turizmit në botë. Shqipëria do të mbajë një vend nderi në këtë eveniment. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjete sociale, ku shkruan se Shqipëria po bëhet gati t’i mikpresë gjermanët në Berlin. Në video janë momente nga përgatitja në panair ku duke disa balerinë duke bërë prova me muzikë klasike.
Author: tirana
Muaji shkurt shënoi fillimin e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike për abonentët familjarë, i ndarë në dy kategori, 8.5 lekë për kilovat për abonentët që konsumojnë deri në 700 kilovatorë dhe 9.5 lekë për të gjithë ata që e kalojnë këtë shifër. Lexuesi i matësit të energjisë elektrike ka një rol të rëndësishëm në të gjithë këtë proces. Ndaj, OSHEE ka ndërmarrë një sërë masash me qëllim për të garantuar një faturim sa më korrekt dhe në kohë për çdo abonent. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga Administratori i OSHEE, Enea…
Rreth 511 mijë pensionistë do të marrin bonus 10 mijë lekë, pasi pensioni i tyre mujor arrin deri në 20 mijë lekë në muaj, ndërsa pjesa tjetër, që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj do të marrin bonus 5 mijë lekë. Sipas njoftimeve zyrtare, ky bonus do mund të tërhiqet deri më 30 shtator të këtij viti. Bonusi është një pagesë jo e përhershme, që qeveria e jep për pensionistët për të përballuar rritjen e çmimeve dhe nevojat bazë të konsumit. Por sa marrin sot pensionistët shqiptarë? Pensioni mesatar përllogaritet në 15.600 lekë. Por një pjesë e pensionistëve marrin…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës që Sali Berisha mbajti këtë të hënë në SPAK. Rama ka publikuar një video ironizuese me bufin e kënetës. ”Noc Rrokun në 11 maj”, shprehet Rama. Vetë Berisha tha sot nga SPAK se prokuroria politike merr fund me turp më 11 maj 2025.
Egli po ndante krevatin gjatë natës me Gjestin (dhe Rizartën), ku diçka e papritur i ndodhi. Gjesti vendosi jorganin si mburojë për të mos lejuar asnjë kontakt fizik me të dhe shkak u bë një Nishan. Nishani gjendet në këmbën e saj dhe pamja që ka i krijoi Gjestit një përshtjellim ndjesish, ku mbizotëronte neveria. Me shijen e refuzimit apo shpërfilljes, Egli e nisi të hënën duke qarë me ngashërim, këtë herë në krahët e Danjës. Sapo mori disi veten, nisi të përshkruante gjëmën që i ndodhi. “Vuri në mes jorganin, nuk më preku me dorë fare. Nuk jam ndjerë…
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish në rrjetin social Facebook, për atë që e quan burg pa gjyq. Këtë herë ai shkruan se prokurori Ols Dado do kërkojë 27 plus vite burg, dhe nuk e kupton ku është rreziku që ai të arratiset. ”Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos…
Përgatitjet për një takim mes Presidentëve Trump dhe Putin tani janë duke u zhvilluar me shpejtësi. CNN thotë se ka një “optimizëm të rinovuar” në Moskë se negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë tani do të zënë vendin e dytë, në vend të marrëveshjeve ekonomike “potencialisht fitimprurëse” SHBA-Rusi. Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov drejtuan raundin e parë të bisedimeve SHBA-Rusi muajin e kaluar në Arabinë Saudite, duke lënë mënjanë Ukrainën. Trump është zotuar që të arrijë një marrëveshje paqeje në Ukrainë, pas diskutimeve me liderët e dy vendeve. Po…
Këtë të hënë në Berlin u mbajt konferenca në prag të hapjes së Panairit më të madh ndërkombëtar të botës së turizmit. Shqipëria është përzgjedhur si ”Vendi i Nderit”. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e çeljes në një konferencë për mediet u pyet në lidhje me shërbimin ajror në Shqipëri. ”Ju thatë se Aviacioni është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, cilat janë planet e qeverisë për të stimuluar kompanitë ajrore për të ardhur në Shqipëri?”, e pyetën kreun e qeverisë në ITB Berlin. Kreu i qeverisë shtoi se jemi në bisedime me aviacionin federal të SHBA-së për të…
Policia gjermane ka bërë me dije se ditën e hënë është vetëdorëzuar tek autoritetet motra e boksierit të vrarë Besar Nimani. Gruaja 33-vjeçare ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë pasi dyshohet se ishte një nga autorët e sulmit në një gjykatë gjermane ndaj familjarëve të të dyshuarit kryesor për vrasjen e vëllait të saj. ”Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në policinë e Bielefeldit mbrëmjen e 28 shkurtit 2025, e shoqëruar nga avokati i saj”. Sipas policisë, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë dhe…
Një nga komentatorët politikë më të kujdesshëm amerikanë Farid Zakaria, ka një ide shumë të qartë për rrokopujën diplomatike që ndodhi në Zyrën Ovale mes presidentit Trump dhe Volodimir Zelenskit të Ukrainës. Sipas komentatorit, Zelenski, një tip emotiv dhe i vënë në trysni nga vite lufte në vendin e tij, duhej të kishte ruajtur qetësinë dhe të zbatonte një strategji tjetër nga ajo e sherrit me dy krerët më të lartë të SHBA në zyrën e tyre. Ai duhet të deklaronte publikisht që Trump është më i madhi, më i zoti dhe i vetmi që mund të zgjidhë krizën ukrainase.…
Gjykata e poscame ka lënë në burg tre shefat e policisë që sipas SPAK ishin pjesë e një grupi kriminal dhe bashkëpunonin për trafikimin e sasive të mëdha të kanabis Të arrestuarit me urdhër të SPAK: Shkëlzen Ruska, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.Ervis Alisinanaj, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.Erdit Hazizaj, ish-punonjës policie i shkarkuar në vitin 2022.Elvis Dervishi., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.Grupi kriminal është përgjegjës për kultivimin dhe trafikimin e rreth 3 tonëve…
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin e autostradës Thumane- Fushë Krujë. Viktimë ka mbetur një këmbësor. Drejtuesi i automjetit qe shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Po punohet për zbulimin e mjetit qe shkaktoj aksidentin e identitetin e viktimës.