Kryeministri i vendit, Edi Rama përpara hapjes së Panairit më të madh Ndërkombëtar në botë të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025, u shpreh se vendi ka hyrë në fazë zhvillimi të shpejtë. Ai pohoi se Shqipëria ka arritur të joshë me mijëra turistë gjermanë gjatë vitit të shkuar. “Shqipëria deri më tani është me rritjen më të shpejtë me destinacioni turistik në Europë. Kemi dhe aeroportin me rritjen më të shpejtë deri tani. Shohim më në fund dhe turistët gjermanë, që po vijnë. Shqipëria nuk është më e panjohur. Jemi të lumtur të shohim…
Author: tirana
Një 15-vjeçar është arrestuar pasi transportonte armë dhe municion në Mirditë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.S., ndërsa shton se gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe sekuestruan 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak. “Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”. Sekuestrohen 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak. Vihet në pranga 15-vjeçari që u kap në flagrancë teksa transportonte armët dhe municionin. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte armë zjarri dhe armë shpërthyese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në…
Interpol Tirana Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër. Si rezultat i bashkëpunimit konsistent, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, F. Gj., 30 vjeç i lindur në Koplik. Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua…
Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet këtë të hënë në SPAK. Ndërkohë përpara ambienteve të SPAK, njësoj si herët e tjetër një numër i konsiderueshëm personash, të thirrur nga vetë Berisha, janë jashtë ambienteve të SPAK. Kujtojmë se Berisha është hetuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksin Partizani.
Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024 llogariten në vlerë rreth 7,3 mln euro. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara në 16 qytetet e Shqipërisë. Ky katalog përmban një listë të detajuar të pasurive të konfiskuara me vendim gjykate të formës së prerë, duke përfshirë informacion të plotë mbi llojin, vendndodhjen dhe statusin aktual të tyre. Pasuritë e konfiskuara bazuar në vendimet e Gjykatës së Posaçme të…
Adrien Brody i është bashkuar zyrtarisht klubit dy herë fitues të Oscar-it, duke marrë në shtëpi aktorin më të mirë për performancën e tij të fuqishme në “The Brutalist”. Në epikën tre orë e gjysmë, Brody luan László Tóth, një arkitekt hungarez dhe i mbijetuar i Holokaustit, i cili mbërrin në Amerikën e pasluftës, vetëm për ta gjetur veten të ngatërruar në një marrëdhënie të ndërlikuar me një industrialist të pasur, të luajtur nga Guy Pearce. Fitorja e aktorit më të mirë të Adrien Brody për “The Brutalist” ishte më shumë se thjesht një moment historik në karrierë, ishte një…
Në politikën ndërkombëtare, java e kaluar u mbyll me një samit për Ukrainën në Londër, që nxori në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleateve të saj evropiane për përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe për figurën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Një takim në Zyrën Ovale mes Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump, dy ditë më parë shtoi rëndësinë e bisedimeve të 2 marsit, të organizuara nga kryeministri britanik, Keir Starmer. Takimi përfshiu dhjetëra liderë evropianë, përfshirë presidentin ukrainas. Të pranishëm ishin edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, sekretari…
Aksidenti i rëndë i mëngjesit të së dielës ku humbën jetën nënë e bir. Rëndohet gjendja e të plagosurve.Tre prej pesë të plagosurve në aksidentin e Pauleshit janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar.Kujtojmë se në aksident mbetën të plagosur 5 persona, ndërkohë me dëmtime të lehta u paraqiten edhe 9 të tjerë.Një mjet tip “Benz” u përplas me një furgon pasagjeresh për shkak të lagështisë në rruge dhe shpëjtesisë së mjeteve.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme në orën 10:00 për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur nga Apeli i GJKKO-së në lidhje me çështjen “Partizani”. Ndërkohë, strukturat e PD-së në Tiranë kanë njoftuar mbështetësit për t’u mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, ashtu si në rastet e mëparshme kur Berisha është paraqitur pranë SPAK. Kjo nuk do të jetë hera e parë që mbështetësit e kryedemokratit Berisha do të jenë në mbështetje të tij gjatë paraqitjes në prokurori, pasi kanë qenë të pranishëm në të gjitha herët që ish-kryeministri ka respektuar…
Volodymyr Zelensky i Ukrainës ka deklaruar se beson se mund ta shpëtojë marrëdhënien e tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump pas takimit të tyre me tension në Zyrën Ovale, por se bisedimet duhej të vazhdonin me dyer të mbyllura. Zelensky përsëriti se Ukraina nuk do t’i lëshojë asnjë territor Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. Ai tha se ishte ende i gatshëm të nënshkruante një marrëveshje për mineralet me SHBA-në dhe përshkroi një diskutim me liderët evropianë për të dërguar një plan paqeje në SHBA si një zhvillim kyç. Në një takim të jashtëzakonshëm që u transmetua drejtpërdrejt…
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të promovuar turizmin shqiptar. Ai ka ndarë në rrjetet sociale një video ku dëgjohet të flasë në disa gjuhë të botës, por më vonë ka sqaruar se ka qenë një “magji” e lnteligjencës Artificiale ajo që e ka bërë të duket sikur i zotëron vërtetë këto gjuhë. Rama u ka bërë thirrje turistëve të vizitojnë vendin tonë dhe të zbulojnë Shqipërinë” përtej pritshmërive”.
Kjo javë ka nisur me mot të kthjellët, pas një jave me reshje shiu. Temperaturat vijojnë të mbeten të ulëta, teksa këtë mëngjes kanë shënuar -3 gradë Celsius. Gjatë ditës temperaturat pritet të arrijnë deri në 15 gradë Celsius, me një rritje minimaliste nga një ditë më parë. Era do të fryjë me shpejtësinë deri në 45 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.