Author: tirana

DASHI Hëna e Re tek Peshqit shënon fundin e dimrit dhe paralajmëron surpriza të ardhshme, qoftë edhe në dashuri. Është koha për të reflektuar mbi përvojat e 12 muajve të fundit, veçanërisht në sferën e familjes dhe të punës. Përkushtojuni pushimit dhe qetësisë këto ditë, duke mbajtur mendime pozitive për dashurinë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 3 mars 2025), nën ndikimin e Hënës te Peshqit, edhe fantazitë më të guximshme mund të bëhen realitet. Megjithatë, ju lutemi konsideroni me kujdes veprimet e papritura. Priten suksese në projekte ambicioze dhe një jetë e gjallë shoqërore, me udhëtime të…

Read More

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën popjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë. Procesi u shënua nga një pjesëmarrje masive, duke treguar interes të lartë dhe besim te qytetarët për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në zgjedhjet e ardhshme. Sipas shifrave zyrtare kryeson Hysen Kadiu me 913 vota, i ndjekur nga Klevis Balliu me 737. Më pas renditet Grigels Muçollari me 666, kurse…

Read More

Edhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen i dërgoi një mesazh mbështetje Ukrainës , përpara samitit të sotëm në Londër , ku do të diskutohet ndihma ushtarake për Kievin dhe rrjedha e luftës. Von der Leyen ka reaguar në një postim përkatës që ka bërë në rrjetet sociale: “Unë do të shkoj në Londër për të theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Evropës për Ukrainën, e cila mund të çojë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Rruga drejt paqes është forca. Dobësia sjell më shumë luftë. Ne do të mbështesim Ukrainën, duke ndërmarrë një rritje të mbrojtjes…

Read More

Debati mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale u bë virale në rrjetin social X, në pronësi të Elon Musk. Brenda vetëm një ore nga momenti kur presidentit ukrainas iu kërkua të largohej nga Shtëpia e Bardhë, klipi arriti miliona shikime në median sociale. Edhe pse është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i shikimeve, duke marrë parasysh variantet e ndryshme të videos dhe këndvështrimet e publikuara, disa të dhëna tregojnë një impakt të madh. Eksperti i mediave sociale, Franz Russo, vlerëson se klipi i parë, i publikuar nga rrjeti amerikan C-Span, ka tejkaluar 30 milionë shikime…

Read More

VATIKAN- Papa Françesku që është i shtruar në spital për më shumë se dy javë dhe po përballet me pneumoni të dyfishtë, është në gjendje “stabile”, pasi kaloi “një natë të qetë”, tha Vatikani më 2 mars. “Papa po vazhdon të pushojë”, tha Vatikani në përditësimin e fundit lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit 88-vjeçar të Kishës Katolike. Mbrëmjen e së shtunës, Vatikani tha se Papa po merrte oksigjen, por nuk kishte temperaturë, po hante dhe ishte i vetëdijshëm dhe po lutej. Parametrat e tij hemodinamikë – që lidhen me qarkullimin e gjakut – po ashtu janë stabile dhe Papa nuk…

Read More

NJOFTIMI I POLICISË; Në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të zhvilluar nga SPAK, BKH, AMP dhe Policia e Shtetit, në funksion të procedimit penal nr. 169 të vitit 2022, ku gjatë operacionit u arrestuan dy punonjës policie dhe një tjetër u shpall në kërkim, ju informojmë se: Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, bazuar në nenin 121 të Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe në nenin 222 të Rregullores së Policisë, ka bërë menjëherë pezullimin pa pagesë të tre punonjësve të policisë, konkretisht: • Sh. R., me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e…

Read More

Me një urdhër ekzekutiv presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka caktuar anglishten si gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara. Dekreti, i lëshuar dje vonë në mbrëmje, i lejon autoritetet të komunikojnë ekskluzivisht në anglisht. Ky veprim anulon një urdhër të ish-presidentit Bill Clinton që përcakton se dokumentet zyrtare duhet të vihen në dispozicion në gjuhë të tjera për të ndihmuar banorët me anglishte të dobët. Anglishtja është deri tani gjuha më e folur në SHBA dhe përdoret për komunikim zyrtar. Megjithatë, ndryshe nga disa nga 50 shtetet, nuk ka pasur gjuhë zyrtare në nivel federal. Shumë autoritete publikojnë gjithashtu dokumentet…

Read More

Gazmend Demi, president i klubit të futbollit Partizani është paraqitur këtë të dielë në SPAK. Ndërkohë ende nuk dihen arsyet se përse ai është paraqitur në SPAK.

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Greqi, u ndal tek reforma në drejtësi dhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në 1912, qeveria e udhëhequr prej tij ka dorëzuar “shpatën e drejtësisë” tek një pushtet tjetër. Sipas tij, Partia Socialiste do vijojë të mbrojë pavarësinë e sistemit gjyqësor. “Për atë për të cilën ata thonë, që unë dhe ne duhet të ulim kokën, pikërisht për atë duhet dhe jam kryelartë. Ata që janë të lidhur me pushtetin politik nuk janë të paprekshëm. Një pushtet, ky i…

Read More

ATHINË- Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot panairin e punës në Greqi të organizuar për emigrantët shqiptarë që jetojnë atje. Pas vizitave në stendat e panairit, Rama ka mbajtur fjalën e tij para shqiptarëve atje, kur shprehet se sot në Shqipëri ekonomia është zgjeruar dhe mundësitë për biznes janë rritur. Kryeministri njoftoi se panairi i sotëm do të pasohet nga një tjetër panair i tillë që do të mbahet në vjeshtë dhe kompanitë pjesëmarrëse do të vijnë në Greqi përsëri. Sipas tij këto kompani ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se punët e njëjta që ofrohen në Greqi “Ju…

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përmes një njoftimi zyrtar ka zbardhur detaje nga operacioni i kryer të shtunën në bashkëpunim me policinë e Shtetit ku në pranga ranë 3 efektivë të policisë. SPAK thotë se gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të ndryshme si telefona, armë etj, dhe po vazhdojnë kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera. Më poshtë njoftimi i plotë i SPAK Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar më 23.09.2022, proçedimin penal nr.169 të vitit…

Read More

Policia e Shtetit ka bërë një bilanc për muajin Shkurt. Uniformat blu thonë se janë zhvilluar 105 operacione dhe janë arrestuar 729 persona. Po ashtu në pranga janë vënë 23 persona në kërkim ndërkombëtar të kërkuar nga shtete të huaja dhe 8 të kërkuar ndërkombëtarisht nga Shqipëria, 3 prej të cilëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndër të tjera, Policia e shtetit ndalet edhe tek operacionet në fushën e krimeve ekonomike. Sipas policisë janë sekuestruar pasuri me vlerë 1.5 milionë Euro. “Njëri prej operacioneve i zhvilluar me partnerët amerikanë goditi një grup kriminal që falsifikonte dokumente, me qëllim për t’ia…

Read More