Author: tirana

Protesta pro-ukrainase janë zhvilluar në të gjithë SHBA-në pas takimit të tensionuar të Donald Trump dhe JD Vance me Volodymr Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë. Bëhet e ditur se qindra njerëz u mblodhën në New York, Los Angeles dhe Boston për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën pas tensioneve në Zyrën Ovale. Protestuesit që mbanin tabela pro-Ukrainës u rreshtuan gjithashtu në një rrugë në Waitsfield, Vermont, ku zëvendëspresidenti Vance dhe familja e tij po vizitonin një resort skijimi. Mediat amerikane raportuan se familja u zhvendos në një vend të pazbuluar nga vendpushimi i tyre i planifikuar i skive për…

Read More

Real Madridi është gjobitur me 30 mijë euro nga UEFA për sjellje diskriminuese nga tifozët e tyre gjatë ndeshjes së fundit të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt. Gjoba u dha nga komiteti disiplinor i UEFA-s, i cili vendosi gjithashtu një mbyllje të pjesshme të pezulluar të stadiumit Santiago Bernabeu. Si pjesë e sanksionit, 500 vende mund të mbyllen për ndeshjen e ardhshme nëse Real Madridi shkel rregullat e UEFA-s përsëri brenda dy viteve të ardhshme. Sjellja specifike e sanksionuar nga UEFA ndodhi gjatë ndeshjes në stadiumin Santiago Bernabeu më 19 shkurt, të cilën Real Madrid e fitoi 3-1 për të…

Read More

Policia e Gramshit ka arrestuar 3 të rinj të akuzuar për vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin në banesa. Në pranga u vunë Sokol Miraka, Lorenc Miraka dhe Kristjan Miraka, që dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në dy banesa, në Gramsh. “Nga veprimet hetimore dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta 3 shtetas, më datë 20.02.2025 dhe 28.02.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende të ndryshme me vlerë në banesat e shtetaseve Sh. B. dhe V. H. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura. Vijon…

Read More

ATHINË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij po merr pjesë në një panair pune në Athinë, i cili organizohet kushtuar emigrantëve shqiptarë. Shefi i qeverisë vizitoi stendat e bizneseve dhe pa nga afër ofertat e tyre. “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, shkruan Rama. Gjatë bisedës me sipërmarrësit, Rama u kërkoi atyre rritjen e pagave për punonjësit. “Duhet t’i rrisni pagat”, shtoi Rama.

Read More

Në primaret e zhvilluara për qarkun Dibër, kandidati më i votuar është Ilir Krosi me 578, ndjekur nga kandidatja Denisa Vata me 369 vota dhe në vendin e tretë Basir Çollaku me 203 vota. Përmbledhja e rezultateve të primareve në Qarkun Dibër. Alketa Agolli 75 Klodian Cami 124 Basir Çollaku 247 Kreshnik Çollaku 68 Blerta Gazidede 4 Ferzileta Gjika 11 Xhemal Gjunkshi 118 Femi Hoxha 113 Ilir Krosi 578 Hamza Leshi 126…

Read More

GREQI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do jetë i pranishëm këtë të diel në Athinë për të marrë pjesë në një panair pune, i cili organizohet kushtuar emigrantëve shqiptarë. Kreu i qeverisë ka ftuar bashkëkombësit në Athinë që të marrin pjesë në panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare. Ai pohoi se kjo është iniciativë, e cila synon të thyejë stereotipin e pagave të ulëta. “Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ejani kam punë për ju me paga të arsyeshme, me taksa shumë më…

Read More

PEQIN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Peqin- Elbasan. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon pasagjerësh, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, drejtuesi dhe pasagjerja e automjetit tip “Benz”, të cilët sipas raportimeve janë nënë e bir. Kanë qenë zjarrfikësit që kanë ndërhyrë për të nxjerrë trupat e viktimave të cilët ngelën të bllokuar në automjet. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i furgonit dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe ndodhen…

Read More

Partia Demokratiket duket se ka gati kandidatët e saj për deputetë. Ditën e djeshme është zhvilluar procesi i primareve, nga ku edhe do të dalin kandidatët zyrtarë për në zgjedhjet e 11 majit. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në disa qarqe, ku kanë dalë edhe rezultatet. Më poshtë gjeni rezultatet në Berat, Gjirokastër, Korçë, Përrenjas dhe Kukës. BERATI AVENIR BERNERI -17 VOTA ESMERALDA BRAHO -11 VOTA ERION DASHO -238 VOTA ZIJA ISMAILI -1091 VOTA FATMIRA KOLA- 66 VOTA LEDION MARRA -306 VOTA OLTION MERDARI -27 VOTA SHAQO MERKAJ -102 VOTA MONIKA QOSJA- 31 VOTA THOMA RUMNIÇI- 128 VOTA…

Read More

Shqipëria është xhevahiri i Ballkanit dhe një destinacion në rritje në industrinë evropiane të turizmit, shkruan Dilvin Yasa në të përditshmen australiane “Escape”. Ndoshta, nuk e keni zbuluar ende bregdetin verbues të Shqipërisë prej 476 kilometrash që shtrihet në detet Adriatik dhe Jon – apo peizazhin e saj malor që përfshin 12 parqe kombëtare dhe gjashtë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Vizitorët do të përjetojnë pushime të paharrueshme falë ndërthurjes së parezistueshme të autenticitetit dhe përballueshmërisë së Shqipërisë. “Turizmi në këtë vend të vogël po rritet me ritme marramendëse, duke u renditur i katërti globalisht në vitin 2023 për…

Read More

DASHI Me Venusin në shenjën tuaj, dashuria është në qendër të vëmendjes. Është koha ideale për të forcuar marrëdhëniet ekzistuese ose për t’u hapur ndaj njohjeve të reja. Në punë mund të shfaqen mundësi interesante; mbaje mendjen të hapur dhe gati për t’i kapur ato. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 2 mars 2025), Hëna te Peshqit ju jep intuitë të thella. Është një ditë e mirë për të reflektuar mbi ambiciet tuaja dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm. Në marrëdhënie, përpiquni t’i shprehni hapur ndjenjat tuaja për të shmangur keqkuptimet. BINJAKËT Mund të ndjeni dëshirën për…

Read More

Territori Shqiptar do të jetë sërisht nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara në skajin Verior dhe Jugor të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim; të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në gjithë territorin e vendit, por në sasi të pakta Parashikohet që; temperturat të pësojnë rënie duke rikthyer sërisht ngricat në akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera…

Read More

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Policinë e Shtetit kanë ekzekutuar gjatë një operacioni të përbashkët 10 masa sigurie të lëshuara nga GJKKO. Mes masave të lëshuara nga Gjykata e Posaçme është dhe një mësa për kandidatin e PD-së për kryetar Bashkie në Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023, Erdit Hazizaj. Erdit Hazizaj është tjetër person i arrestuar, i cili ishte larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale. Hazizaj ka qenë kandidat për kryetar Bashkie në Roskovec, nën siglën e PD.

Read More