Hetimet për vrasjen e 24-vjeçares palestineze, Rayyan Alwan, e cila humbi jetën në Tiranë, kanë marrë një kthesë të papritur. Fati Alwan mund të jetë babai i viktimës dhe se ai është tashmë i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Fati dhe Rayyan kishin hyrë në Shqipëri duke u prezantuar si turistë. Viktima dhe Fati mbërritën në Shqipëri disa ditë përpara ngjarjes tragjike. Më 22 shkurt, Fati ka udhëtuar nga Shqipëria për në Athinë, e më pas në Amsterdam, ku janë humbur gjurmët e tij. Ngjarja u zbulua kur pronarja e banesës, që kishte dhënë me qira apartamentin, ka vërejtur…
Author: tirana
Sot mbahen Primaret, kjo për kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 11 majit. Sali Berisha thotë se falë kësaj force politike, ka shpresa për liri në këtë vend. “Ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë. PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtarëve të saj, qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën dhe shihni ç’ndodh në partinë tjetër se në çfarë kthetrash janë në këtë periudhë. Ky është një akt shprese për shqiptarët, që liria nuk do shuhet kurrë në këtë vend”. Por e mbajti “sekret” personin të cilit i dha votë.…
Nuk ka fitues ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë. Përfundon 2-2 sfida që hapi javën e 27-të të kampionatit Abissnet Superiore. Pjesa e parë është dominuar nga Laçi, që e mbylli pjesën e parë të lojës në avantazh të dyfishtë, falë golave të shënuar nga Myrta dhe Tresa. Vllaznia dominon pjesën e dytë. Shënon dy gola me Çobën dhe Mensah, madje i afrohet disa herë golit të përmbysjes, por pa arritur që të shënojë golin e tretë. Mbyllet në barazim 2-2 sfida në Laç dhe dy skuadrat detyrohen që të ndajnë nga një pikë.
Presidenti ukrainas Zelensky ka mbërritur në Londër. Avioni presidencial i Ukrainës u ul në aeroportin Stansted mëngjesin e sotëm. Zelensky do të takohet me Kryeministrin britanik Keir Starmer, përpara samitit me liderët europian që do të mbahet të dielën. Kancelari gjerman në largim Olaf Scholz është ftuar në Londër për samitin. Edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Giorgia Meloni.
Kryeministri Edi Rama vijon me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjete sociale, me rubrikën ”Sy m’Sy”. Këtë herë për bonusin që do të marrin pensionistët, ku për disa lidhet me votën në zgjedhje. Komentuesi: Bonusi i votës thuaj mos ki turp hiç Rama: Jo. Këtë nuk e them, sepse votën e pensionistëve e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerës, i dinë sikletin, i dinë dhe kimetin. Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën. Me reformën e pensioneve ne mandatin tonë të parë,…
Një qendër e re kulturore, në një infrastrukturë tërësisht moderne, do t’i shtohet kryeqytetit. Godina e ish-Komandës së Gardës, do të transformohet në qendrën “Trashëgimia për të gjithë Garda”. Për të inspektuar ecurinë e punimeve ishte sot në terren kryeministri Edi Rama me nënkryetaren e Bashkisë Anuela Ristani. Rama u shpreh se Muzeu do të jetë një atraksion i jashtëzakonshëm që do të ofrojë informacion për shtetin shqiptar në një mënyrë mjaft origjinale.
Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Vendimi nga Vëllai i Madh erdhi si pasojë e sjelljeve të përsëritura të konkurrentëve. Ata prej kohësh kanë fshehur sende personale të njëri-tjetrit, përfshirë cigaret dhe veshjet. Toleranca ka përfunduar dhe se ata duhet të dorëzojnë menjëherë të gjitha sendet e fshehura. “Banorë, Vëllai i Madh ju ka mundësuar të gjitha kushtet për një bashkëjetesë sa më të mirë, pavarësisht izolimit. Megjithatë, veprimet tuaja të përsëritura për të fshehur sende personale, përfshirë veshje dhe cigare, janë të papranueshme. Vëllai i Madh nuk ju toleron më dhe ju…
Pas 40 ditëve është hapur testamenti që la para se të ndërronte jetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Të gjitha depozitat e tij financiare i përkasin Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Janullatos ka falënderuar Kishën shqiptare për dashurinë dhe përkushtimin e tyre. Ai thotë gjithashtu se i ka falur të gjithë ata persona që kanë punuar kundër tij. “Falënderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt. Depozitat e mia financiare si kryepeskop i përkasin kishës së Shqipërisë. I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit…
Procesi i Pimareve për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00. Pjesëmarrja më e lartë është në Tiranë, ku deri në orën 12:00 votuan 3.936 qytetarë. Në vend të dytë renditet Korça, ku 2.033 demokratë hodhën votën në kutitë e votimit, ndërsa në vend të tretë është Shkodra me 2.033 votues. Në Durrës kanë votuar deri më tani 1.555 demokratë, në Lezhë 1650 votues, në Kukës 1.430, në Fier 1.440, në Elbasan 1.380, në Vlorë 1.065, në Berat 920, në Dibër 890 dhe në Gjirokastër 855 demokratë.
Një rulotë është përfshirë nga flakët në lagjen “Liri” në Fier. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dy automjete zjarrfikëse për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Rulota përdorej si banesë nga Nuredin Borici, i cili jetonte vetëm, ndërkohë që banorët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë jashtë, duke ndihmuar fqinjin e tyre të largohet pa lëndime.
Një burrë, rreth 60 vjeç, ka humbur jetën pasi ka rënë në një gropë me ujë në një pallat në ndërtim. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H Dalliu” në Tiranë. “Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
Një tjetër avokat është vënë në lupën e Prokurorisë së Posaçme. Avokati Bardh Koçi dyshohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi.