Author: tirana

Një aksident është shënuar në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, ku një automjet që drejtohej nga një 29 vjeçar është përplasur me një tjetër që drejtohej nga një 22 vjeçar. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 22 vjeçari dhe pasagjeri, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka vënë në pranga shoferin 29 vjeçar.

Read More

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) njoftoi një armëpushim me Turqinë, duke i dhënë fund një lufte që ka zgjatur për 41 vjet, pas thirrjes së themeluesit dhe udhëheqësit të saj Abdullah Ocalan. Në një deklaratë, PKK tha se shpresonte se Turqia do të lironte Oçalanin, i cili ka qenë i burgosur në izolim që nga viti 1999, në mënyrë që të mund të udhëheqë një proces çarmatimi. Kjo deklaratë vjen pas thirrjes për t’i dhënë fund katër dekadave lufte të armatosur në Turqinë juglindore, në të cilën janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz. Njoftimi erdhi gjithashtu disa muaj pasi Devlet…

Read More

Erion Veliaj: Mirëdita miq!Përpara se t’ju uroj një fundjavë të mbarë, më lejoni t’ju argëtoj pak sot, me dy akuza të tjera, sa komike për nga thelbi, aq edhe tragjike për nga fakti se janë përdorur për të futur në burg pa gjyq një të zgjedhur nga populli.Vetingu 20 vjeçar, i paprecedentë për askënd dhe ilegal fundekrye, gjeneroi një rrëmbim të pashembullt telefonash nga dhjetëra qytetarë, të cilët i kam njohur në 20 vjet jetë në Tiranë dhe punë për Tiranën. Ky besoj është i vetmi vend demokratik ku telefonat rrëmbehen rrugëve dhe jo vetëm nuk kqyren në sytë e…

Read More

Një 37 vjeçar është shpallur në kërkim në Vlorë për vjedhje. Sipas policisë, ky person dyshohet se me datë 25 Shkurt ka tentuar të hyjë me forcë për të vjedhur në një subjekt tregtar në lagjen “Pavarësia 3”. Ndërsa me datë 27 Shkurt ka vjedhur disa materiale elektrike, në një subjekt tregtar në lagjen “Pavarësia 2”.

Read More

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të bombave, paisjeve për shkatërrimin e eksplozivit dhe armatimeve të tjera në vlerë gati 3 miliardë dollarë për Izraelin, u mësua nga një njoftim i Pentagonit të premten. Shitjet e mundshme të armëve iu njoftuan Kongresit të premten pasdite me procedurë urgjente. Ky proces anashkalon një praktikë të gjatë për t’u dhënë kryetarëve dhe anëtarëve të Komisioneve të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit mundësinë për të rishikuar shitjen dhe për të kërkuar më shumë informacion përpara se të bëhet një njoftim zyrtar në Kongres. Shitjet përfshinin 35,529…

Read More

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë. Balluku tha se raporti u është prezantuar dy skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria. “Raporti, i cili u prezantua nga konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi. Hekurudha kuqezi”, u shpreh Balluku. Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm si një transport komercial të rëndësishëm, që do të lidhë portin e Durrësit…

Read More

Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë që Gene Hackman dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa, të kenë vdekur nga helmimi me monoksid karboni në fillim të kësaj jave në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico. Sherifi i qarkut Santa Fe, Adan Mendoza, tha se ai foli të premten me patologun nga zyra e hetuesit mjekësor në New Mexico , i cili tha se si Hackman ashtu edhe Arakawa rezultuan negativë për monoksid karboni. Aktiviteti i fundit i regjistruar në stimuluesin kardiak të Hackman ishte më 17 shkurt. Mendoza tha se ishte një “supozim i mirë” që ishte dhe dita e…

Read More

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë në 20 vitet e fundit, sipas një grupi shkencëtarësh. Forma e saj, zakonisht mendohet si e rrumbullakët, por sipas Prof John Vidale i cili drejtoi kërkimin, skajet e saj në disa vende mund të jenë deformuar me 100 metra lartësi ose edhe më shumë. Bërthama e Tokës është praktikisht zemra e planetit tonë pasi prodhon një fushë magnetike që mbron jetën nga djegia prej rrezatimit diellor. Bërthama e brendshme rrotullohet në mënyrë të pavarur nga bërthama e jashtme e lëngshme dhe nga pjesa tjetër e planetit. Pa këtë lëvizje, Toka…

Read More

Marrëdhënia mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ishte mjaft e keqe para “ndeshjes” së zhurme në Zyrën Ovale. Trump e kishte quajtur tashmë atë një diktator dhe se Ukraina e nisi luftën, gjë që është një gënjeshtër. Tani aleanca SHBA-Ukrainë e ushqyer nga Joe Biden është copëtuar. Ndarja publike sinjalizon gjithashtu një krizë të madhe që po afrohet midis anëtarëve evropianë të NATO-s dhe SHBA-së. Do të ketë shumë më shumë dyshime dhe pyetje në lidhje me angazhimin e SHBA për sigurinë evropiane jashtë Ukrainës. Më e madhja është nëse Trump do të mbante premtimin që paraardhësi i tij Harry…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD dhe njëkohësisht , drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka deklaruar se fluksi i anëtarëve të PD që u janë drejtuar kutive të votimit në këtë qark ka qenë i lartë. Sipas Bardhit, PD është një forcë politike që respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik. “Është një proces statutor në PD, janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandiatëve përmes parimit ‘një anëtar,…

Read More

Policia e qytetit ka finalizuar operacionin e koduar “Wanted”, duke arrestuar një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Mikel Berisha banues në Berat, akuzohet për përfshirje në një grup kriminal që kryente vjedhje me dhunë. Ndaj tij Gjykata e Beneventos, Itali, me vendim të datës 16.07.2019 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”, sipas Kodit Penal të Italisë. Operacioni u zhvillua nga Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca policore për…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet prej më shumë se dy javësh në qeli ka reaguar sërish me një postim në rrjetet sociale. Ai u shpreh se prokurori Ols Dado ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër tij, saqë i ka faturuar si korrupsion edhe lejen për ndërtimin e një banese një katëshe të një familjeje në Yrshek. “Shikojeni pak këtë video për të kuptuar se deri ku shkon fantazia e shfrenuar, prej prokurori ndërtues, e Ols Dados, i cili ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër meje, saqë më ka faturuar si korrupsion…

Read More