Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ndarë një deklaratë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Voldymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Një takim me shumë tensione, ku Trump thotë se Zelensky nuk e respektoi Amerikën. Postimi i plotë Ne patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij…
Author: tirana
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është takuar me homologun Donald Trump në Zyrën Ovale. Zelenskyy i ka treguar Trump-it fotografi të të burgosurve ukrainas të luftës, të mbajtur nga Rusia. Zmadhimi i njërës prej imazheve tregon emrin Volodymyr Shevchenko. Ky i fundit kaloi më shumë se dy vjet në një burg rus si rob lufte, sipas një faqe interneti. “Ata e mbajtën atë në një qeli me 15 persona të tjerë”.
Kryeministri Edi Rama, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e Muajit të Ramazanit. Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë uron agjërim të lehtë, harmoni, qetësi dhe begati në familje. ”Të gjithë besimtarëve ju uroj një fillim të mbarë të muajit të Ramazanit, agjërim të lehtë, harmoni, qetësi dhe begati në familje. Agjërim të lehtë dhe të pranuar”,-shkruan Rama.
Në faqen zyrtare të ”Big Brother Albania Vip 4” janë publikuar pamjet e momentit kur Gjesti kapërcen murin rrethues. Në pamjet filmike, Gjesti shihet i hipur mbi murin e lartë të shtëpisë së, duke u përpjekur të dalë jashtë. Pas disa sekondash, ai arrin të kalojë murin dhe të zbresë në një zonë e cila është gjithashtu e mbuluar nga kamerat e vëzhgimit. Nuk dihet ende cili ka qenë motivi i këtij veprimi. Ai është shprehur se ka qenë shumë i ngarkuar. Sipas rregullave të formatit, dalja nga zona e lejuar konsiderohet një shkelje e rëndë. View this post on…
Mediat ukrainase kanë raportuar për një përplasje verbale mes Volodymyr Zelensky, Donald Trump dhe JD Vance në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky tha se Ukraina ende është e aftë të mbrohet dhe t’i rezistojë Rusisë, ndërsa Vance u kundërpërgjigj duke theksuar se SHBA ka shumë probleme të veta. Debati mes tyre u bë i tensionuar kur Trump ndërhyri, duke i thënë Zelenskyt se duhet të jetë mirënjohës, pasi “nuk ka kartat në dorë”, dhe se nuk mund t’i thotë Uashingtonit ‘dua këtë, dua atë'”. Në përgjigje, presidenti ukrainas u shpreh qartë: “Nuk kam ardhur këtu për të luajtur letra”.
Tania Gomez u arrestua pas një arratie prej gati katër vjetësh. Ajo ishte një nga femrat më të kërkuara në Evropë për lidhjet e saj me trafikimin e drogës. Ajo u kap në Lanzarote pas arratisjes nga Suedia në vitin 2021. Gomez, 32 vjeçe, e njohur si “mbretëreshë e kokainës” në Evropë, dyshohet të ketë pasur lidhje me një grup të organizuar kriminal në Stokholm. Gomez ishte një influencuese në Instagram dhe pronare e një shoqate për shpëtimin e kafshëve. Ajo ishte e përfshirë edhe në shpërndarjen e kokainës, dhe autoritetet thonë se ajo mori 10 kilogramë kokainë në maj…
Zelensky gjatë takimit me Trump tha se dëshiron të dijë se çfarë mbështetjeje është e gatshme të ofrojë Uashingtoni. “E kam kuptuar çfarë është e gatshme të bëjë Evropa, tani dua të pyes presidentin Trump se çfarë janë gati të bëjnë Shtetet e Bashkuara”,-tha presidenti i Ukrainës. Ai u shpreh i prerë ndaj liderit rus, duke deklaruar: “Putin është një vrasës, nuk dua kompromise”. Në lidhje me marrëveshjen për mineralet e rralla mes Ukrainës dhe SHBA-ve, Zelensky theksoi rëndësinë e saj, duke thënë: “Shpresoj që ky dokument të jetë një hap përpara”.
Kryeministri Edi Rama, thotë se PS-ja i ka të gjitha meritat për Reformën në Drejtësi. Një reformë që për të nuk kishte për të ndodhur kurrë me qeveritë e mëparshme. Rama tha se PS ndërmori këtë reformë për t’i dhënë shpatën zonjës së drejtësisë, duke e ditur që ajo shpatë mund të priste edhe koka nga PS. ”Unë s’di që nga 1912 dhe deri pasi ne kaluam reformën dhe pasi u ngrit SPAK e GJKKO, që të jetë kap ndonjë person publik politik. Kjo nga një prokuror dhe gjykatës, të jetë bërë hetimi dhe të jetë dënuar, i lidhur ky…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti se duhet të paraqitet për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale, më 4 mars. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhrin për të dëshmuar, duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale. “Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë një kërkesë pёr procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit Olsi Dado, lidhur me shkeljet që Dado ka kryer në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të Veliajt. Në kërkesën e tij, Veliaj shprehet me fakte dhe tregon me detaje për konfliktin e interesit që Prokurori Olsi Dado ka në çështjen e hetimit ndaj kryebashkiakut, duke theksuar se ky prokuror ‘ka përdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij’.…
Në gjithë Greqinë po zhvillohen protesta masive e të dhunshme. Kjo me rastin e 2-vjetorit të tragjedisë së përplasjes së dy trenave në afërsi të Larisës. Përplasja fatale e 28 shkurtit 2023 u mori jetën 57 personave, mes tyre edhe 6 shqiptarë. Protestat janë shtrirë në gjithë vendin me thirrjet për drejtësi. Në shenjë mbështetjeje, një pjesë e madhe e dyqaneve dhe hoteleve janë mbyllur ditën e sotme. Familjarët e viktimave i kanë bërë thirrje publikut që të marrë pjesë në tubim. Mbi 300 tubime janë zhvilluar në të gjithë vendin, ndërsa janë planifikuar edhe në qytete jashtë vendit.
Spitali në Mirditë është tërësisht i transformuar dhe i rindërtuar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet. Ky spital do të ofrojë shërbime shëndetësore me standarde dhe kushte bashkëkohore për rreth 20000 banorë të Mirditës si dhe zonave përreth. Në spitalin e Mirditës janë instaluar aparatura dhe pajisje të teknologjisë së fundit duke krijuar lehtësi dhe siguri për stafin e mjekëve dhe infermierëve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Transformimi i infrastrukturës së godinës trekatëshe, me dhoma pritëse, salla operatore dhe aparatura të teknologjisë së lartë, e shndërron Spitalin e Mirditës në një strukturë të rëndësishme në veri të vendit. Për shkak…