Author: tirana

FIERPas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Çermë e Sipërme, se një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit, me kartëmonedha false(dollarë), Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin. Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. O., 22 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjet të cilin ky shtetas e kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një kartëmonedhë 100 dollarëshe, e dyshuar e falsifikuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna do të shpërndahet Bonusi i Pranverës për 730,430 pensionistë, brenda dhe jashtë vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama sqaron se ky bonus do të jetë i disponueshëm pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe në bankat e nivelit të dytë, duke ofruar një mbështetje të rëndësishme për ata që përfitojnë nga ky program. “Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan kryeministri. Më herët kryeministri ka njoftuar se, pensionistët që kanë…

Read More

Kyebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dërguar një urim për besimtarët myslimanë, me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Edhe pse ndodhet në burg, Veliaj nuk ka harruar të shprehë dëshirat e tij për një agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar. “Me nisjen e Muajit të Ramazanit 🕌, muajit të sakrificës, adhurimit, mëshirës dhe faljes, i uroj nga zemra ❤️ të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar, plot dritë ✨ dhe paqe. 🙏🏻 Një urim i veçantë për vëllain tim, Ahmed Kalaja, që nuk harroi as këtë herë të m’i…

Read More

Këlcyrë Nga kontrollet e kryera në bazë të inteligjencës policore, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak. Vihet në pranga 52-vjeçari që e posedonte në banesë. Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. L., në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje. Në…

Read More

Volodymyr Zelensky beson se marrëdhëniet e tij me SHBA mund të riparohen. Kështu deklaroi ai në një intervistë për Fox News, pas shkëmbimit të “nxehtë” të premten në takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. “Sigurisht,” tha presidenti kur u pyet nëse marrëdhënia me Trump mund të shpëtohej. “Janë marrëdhënie më shumë se dy presidentë. Janë marrëdhëniet historike, marrëdhëniet e forta midis popullit tonë, dhe kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam filluar të falënderoj njerëzit tuaj nga njerëzit tanë“, shtoi presidenti ukrainas. “Sigurisht, falënderues për presidentin, dhe, natyrisht, për Kongresin, por para së gjithash, për popullin tuaj. Njerëzit…

Read More

44 400 shqiptarë kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së gjatë vitit 2023, duke përbërë grupin e tretë më të madhe në union. 71.5 për qind e shtetësive janë dhënë nga Italia, 22.4 për qind nga Greqia, dhe pjesa tjetër nga Suedia e Belgjika. Në total 1.1 milionë njerëz në vitin 2023 morën nënshtetësinë e vendit të BE-së ku jetonin, një rritje prej rreth 6.1% krahasuar me vitin 2022. Shumica e shtetësive të reja janë dhënë nga Spanja (240 200; 22.9% e totalit të BE-së), Italia (213 600; 20.3%) dhe Gjermania (199 800; 19.0%). Shumica (87.6%) e njerëzve që iu…

Read More

Partia Demokratike do të mbajë ditën e sotme votimet në të gjithë vendin për procesin e primareve, nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Votimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Kandidatët do të jenë në nivel qarku, ku do të votohet për secilin qark më vete. Si për shembull, në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës do të jenë të gjithë kandidatët e Tiranës, Kamzës, Kavajës, Vorës dhe Rrogozhinës. Çdo anëtar ka të drejtë…

Read More

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore realizuan një verifikim në terren në fshatin Rreja e Velës, pas një njoftimi për gjetje rastësore nga një banor i zonës. Në majën e një kodre u identifikuan rrënojat e një fortifikimi, me pllaja të vogla të rrethuara nga shpate të thikta në lindje, jug dhe veri, ndërsa ana perëndimore ka një terren më të butë. Vendgjetja ndodhet në Kodra e Qytezës, 10 km larg Rubikut, në një lartësi prej 475 m. ‘Në veriperëndim të fortifikimit ndodhen rrënojat e një kulle rrethore, ndërsa në jugperëndim vërehet një linjë muri i rrënuar. Fortifikimi mendohet…

Read More

Udhëheqësit evropianë në pjesën më të madhe të kontinentit u zotuan të qëndrojnë përkrah Ukrainës pasi një takim në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shndërrua në një shkëmbim të nxehtë të premten, gjatë të cilit Presidenti ukrainas Zelenskyy u akuzua për mungesë respekti. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se është bërë e qartë se “bota e lirë ka nevojë për një udhëheqës të ri”. “Ukraina është Europa! Ne qëndrojmë pranë Ukrainës”, shkruajti zonja Kallas në platformën e mediave sociale X. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha…

Read More

Presidenti Bajram Begaj uroi sot në ditën e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë. “Ramazan sa më të begatë e agjërim sa më të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë!Uroj që bujaria dhe solidariteti, dy tipare thelbësore të këtij muaji, të mbizotërojnë te secili nga ne për t’u afruar më shumë me Zotin. Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi. Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e…

Read More

Dashi Dite jo e mirë kjo e sotmja për të gjithë ju. Nëse keni një lidhje, debatet do jenë mënyra e vetme e komunikimit dhe për asnjë moment nuk do ndiheni të qetë. Mbrëmja në vend që të ngrohet do bëhet edhe me problematike dhe e zjarrtë. Ju beqarët ka mundësi të ndërmerrni shumë rreziqe për të ndryshuar statusin dhe ky do jetë një gabim me pasoja. Në punë asgjë nuk do ju trembë dhe do guxoni të provoni edhe gjëra në dukje të pamundura. Paratë do mbeten të mira për shkak të kujdesit, por edhe për shkak të mbështetjes…

Read More