Author: tirana

KQZ nuk do të organizojë votim dhe numërim elektronik në 10 njësi. Ky model do të aplikohet vetëm në dy zona, aty ku ka dhënë dakordësi edhe PD. Në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës do të votohet përmes pajisjeve elektronike. Opozita pranoi këto dy zona, pasi kështu ka votuar njësia 10 në vitin 2021, dhe po ashtu edhe Vora, në vitin 2023. Në këto zona, sipas demokratëve, nuk ka pasur probleme.

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndodhet në SHBA. Ai do do të takohet me homologun e SHBA-ve, Donald Trump dhe do të nënshkruajë një marrëveshje kritike për mineralet. Kievi po punon për të rifituar mbështetjen e SHBA për të luftuar pushtimin rus. Zelensky i cili përfitoi miliarda dollarë armë dhe mbështetje morale amerikane nga administrata Biden, po përballet me një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga Trump. Trump ka miratuar gjithashtu një qëndrim shumë më pak të përkushtuar ndaj sigurisë evropiane, për të cilën SHBA ka qenë një partner i domosdoshëm që nga Lufta e Dytë Botërore. Marrëveshja për mineralet e negociuar…

Read More

Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë. ”Transparencë me median dhe vëmendje maksimale çdo indicie që vjen për paligjshmëri”, është mesazhi që drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dha për sektorin për Komunikimin me Median dhe Publikun në policinë. Zëdhënësit e e DVP-ve në 12 qarqe iu nënshtruan një trajnimi përpara proceseve zgjedhore, me qëllim përmbushjen sa më efektive të detyrave funksionale, të cilat janë thelbësore për rendin publik dhe imazhin e vendit. ”Transparenca me median dhe qytetarët është guri i themelit në marrëdhënien e besimit, bashkëpunimit dhe reciprocitetit mes Policisë së Shtetit, medias dhe qytetarëve. Puna dhe performanca juaj…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi një projekt të ri 3-vjeçar që synon të luftojë dhunën me bazë gjinore. Synimi kryesor është të forcojë qeverisjen e përgjegjshme gjinore përmes mekanizmave të koordinuar të referimit ndaj dhunës në nivel bashkiak. Të forcojë barazinë, të promovojë fuqizimin e grave dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Po ashtu të reduktojë dhunën ndaj grave dhe vajzave, në 9 bashki. Që janë: Tiranë, Vlorë, Korçës, Pogradec, Dibër, Klos, Kolonjë, Konispol dhe Selenicë. Ministrja Albana Koçiu theksoi se ky projekt 3-vjeçar do të ndihmojë në forcimin dhe ofrimin e shërbimeve të specializuara për viktimat…

Read More

Numri i infeksioneve respiratore është ulur në rreth 16 mijë në javë. Mjeku epidemiolog, Artan Simaku thotë se qarkullimi i infeksioneve respiratore është prezent në popullatë. ”Java që kaloi u mbyll me 16 mijë raste, pra infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme dhe trendi vazhdon çdo ditë e në ulje. Gripi qarkullon me bashkëqarkullim të covidit dhe virusit respirator sesencial dhe të ashtuquajtura virozave të tjera respiratore. Këto po qarkullojnë në një nivel shumë më të ulët sesa gripi”, tha mjeku Artan Simaku. Shtrimet në spital, pavarësisht uljes së rasteve, mbeten konstante. ”Kemi patur dy fatalitete të moshës mbi…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ndodhet në Itali për shkak të problemeve të rënda shëndetësore. Sali Berisha përgënjeshtron Ramën dhe shprehet se Agaçi ka një muaj i zhdukur. Për të nga Roma vijnë fotografi në kafene. ”Tani historiku i Engjëll Agaçios, ai ka një muaj që është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte se është e vërtetë, ai tregon spitalin. Pse ti operacionin në trupin tënd nuk e mbajte sekret, por e nxore në publik? Kurse tani për Agaçion, sekret spitali, sekret largimi dhe jo vetëm kaq”.…

Read More

Senatori italian, Roberto Berardi ka mbërritur në Shqipëri me synimin për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Por ai nuk është lejuar të kryejë vizitën nga prokurori Olsi Dado. Duke folur për emisionin Shqipëria Live, Berardi ka kritikuar ashpër arrestimin e Veliajt, duke e cilësuar si një sulm të padrejtë. ”Në rastin konkret, duhet të zhvillohet një gjyq i drejtë, ku të dalin faktet. Mund të ndodhë që pas këtij gjyqi, Erion Veliaj të rezultojë se nuk ka kryer asnjë shkelje. Çfarë do të ndodhë atëherë? Politika e ka sulmuar, e kanë futur në burg, por nëse në fund…

Read More

Shqipëria do të jetë vendi pritës i Kongresit Botëror të Ligjit 2027, dhe përbën një moment historik për drejtësinë shqiptare. Gjykata e Lartë priti sot një delegacion të Shoqatës Botërore të Juristëve dhe Fondacionit Botëror të Ligjit, të kryesuar nga Presidenti i WJA, Javier Cremades García. Ky takim shënon vizitën e parë zyrtare pas vendimit për të organizuar Kongresin Botëror të Ligjit në Shqipëri në vitin 2027. Delegacioni ndodhet në Tiranë për të nisur përgatitjet për këtë ngjarje madhore dhe për t’u takuar me aktorët kryesorë të drejtësisë shqiptare. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi vlerësoi këtë vizitë si…

Read More

Pse u vra 20-vjeçari Pavlin Preka në fshatin Guci e Re të Shkodrës? Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani afro 20 persona.  I riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë bashkë me babanë dhe vëllain e tij teksa merren me bagëti atje. Janë ende të paqarta motivet e kësaj vrasje duke mos patur ende një pistë hetimi. Familjarët kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti. Ndërkohë, mësohet se në trupin e viktimës janë qëlluar 6 plumba me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ka…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e një vajze 24-vjeçare në Tiranë nga bashkëshorti i saj. Çifti me origjinë nga Palestina jetonte në Mynih dhe në datën 19 shkurt ishin futur në Shqipëri nga aeroporti ”Nënë Tereza”, duke u paraqitur si turistë. Po atë ditë kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur më 22 shkurt. Pasi kreu krimin me mjet prerës, ai i mori asaj celularin dhe mjetet e identifikimit dhe u largua sërish nga Rinasi. Dyshohet se vrasja është kryer me paramendim, ndërsa trupi i pajetë i saj…

Read More

Rusia njoftoi të premten se u kishte propozuar Shteteve të Bashkuara, një ditë më parë gjatë një takimi në Stamboll, të rivendosnin lidhjet e tyre ajrore të ndërprera për shkak të luftës në Ukrainë dhe kishte diskutuar zgjidhjen e “mosmarrëveshjeve të shumta” në marrëdhëniet e tyre, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse. “Konkretisht, pala amerikane u ftua të shqyrtojë mundësinë e rivendosjes së lidhjeve direkte ajrore ”, thuhet në deklaratë. Ky takim në Turqi, një ilustrim i rifillimit të kontakteve mes Presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, u fokusua në lehtësimin e punës së ambasadave të…

Read More