Author: tirana

Nis numërimi i votave për primaret në qarkun Tiranë. Në garë janë 82 kandidatë dhe që të kualifikohen ata duhet të marrin minimalisht 155 vota. Numërimi ka nisur edhe në Lezhë e Gjirokastër, Fier, Durrës, Shkodër. Në Fier pragu që duhet të kalojnë kandidatët është 191 vota. Në Lezhë pragu është 175 vota. Në Korçë numri minimal i votave që duhet të marrë një kandidat është 230. Në Durrës numri minimal i votave që duhet të marrë një kandidat është 130. Në këtë qark garojnë 37 kandidatë. Në Shkodër që një kandidat të garojë në 11 maj duhet të marrë…

Read More

E shtuna e gjeti Berishën mes zgjedhjeve në parti dhe diasporës. Në një bashkëbisedim virtual i kërkoi të regjistrohet për zgjedhjet në 11 Maj. “Këto 72 orë që kanë mbetur ta bëjmë natën ditë, të bëjmë çdo përpjekje për të regjistruar çdo shqiptar, shqiptare që njohim jashtë Shqipërisë. Të bëjmë çdo gjë që më 11 Maj çdo shqiptar jashtë vendit të votojë”, u shpreh Berisha. Por kjo nuk ishte e vetmja thirrje që Berisha pati për emigrantët. “Të punoni me çdo shqiptar që njihni dhe që është regjistruar, në mënyrë që ai të votojë për PD-në. Unë çdo ditë pres…

Read More

Një tjetër fitore e merituar për Burrelin! Ekipi matjan arriti një sukses të rëndësishëm në përballjen me Kastriotin, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Një ndeshje e luftuar, ku djemtë e Burrelit treguan shpirt gare dhe vendosmëri, duke shpërblyer mbështetjen e tifozëve të zjarrtë dhe të Bashkisë së qytetit. Ky triumf nuk është vetëm një rezultat sportiv, por edhe një tregues i investimeve dhe përkushtimit të vazhdueshëm për zhvillimin e futbollit në Mat. Bashkia Burrel ka qenë një mbështetëse kyçe për skuadrën, duke krijuar kushte më të mira për lojtarët dhe duke garantuar stabilitet për ecurinë e ekipit në…

Read More

SPAK ka marrë në Gjykatën e Tiranës dosjet e 2 gjyqtarëve. Dosjet janë tërhequr nga arkiva për gjyqtarin e identifikuar me iniciale B.Q dhe nga zyra e një gjyqtari në detyrë. Në hetim janë vendosur dy prokuror të tiranës dhe oficeri i policisë gjyqësore identifikuar me iniciale B.M. Këta shtetas në bashkëpunim me një avokat të arrestuar dhe laboratorin e kriminalistikës. Kryenin ekspertiza duke manipukuar provat dhe favorizonin të arrestuar në përballje ke drejtësinë. Në 3 raste shpërdorimi detyrës, ushtrimi ndikimit është provuar. Hetimet vijojnë për veprën penale të korrupsionit të magjistratëve dhe telefonat e sekuestruar e po ashtu edhe…

Read More

Nga Ben Blushi Megjithëse Donald Trump nuk ka shumë fantazi letrare, nganjëherë i nis postimet e veta bombastike, me togfjalëshin Think of It, që në shqip do ishte mendo sikur, pra mendo sikur të ndodhte kështu. Atëherë le të bëjmë një eksperiment llogjik që nis me Think of It. Mendo sikur nesër lufta mes Ukrainës dhe Rusisë përfundon me një armëpushim i cili si fillimndalon vrasjet dhe bombardimet në të dy anët. Rusia merr përsipër të tërhiqet ushtarakisht nga territoret që ka pushtuar me kushtin që Ukraina të heqë dorë nga antarësimi në NATO, duke e sanksionuar neutralitetin e saj…

Read More

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, thotë se përplasja verbale midis Donald Trump, JD Vance ë dhe Volodymyr Zelensky nuk ishte e paramenduar. “Plani ynë ishte të nënshkruanim marrëveshjen për mineralet dhe të hynim në këtë partneritet ekonomik dhe të ecnim drejt paqes” tha zyrtari. Disa aleatë të SHBA-së u mblodhën shpejt rreth Zelenskyt pas përplasjes dhe demokratët në Kongresin e SHBA denoncuan qëndrimin e Trump ndaj presidentit të një vendi në luftë, duke e krahasuar atë me atë të një dhunuesi.

Read More

Capital T sot feston 33 vite jetë, por siç dihet, data e tij e lindjes, 29 shkurti vjen vetëm një herë në katër vjet. Artisti fillimisht e nisi festën në Prishtinë, qytetin e tij të lindjes, për ta vazhduar më pas në New York City. Capital T e shndërroi ditëlindjen në një udhëtim festiv mes dy kontinenteve, duke festuar në dy qytete që i do më së shumti. Ai ndau një moment të ëmbël me të dashurën e tij, Adrola Dushi, ku shihen duke ecur dorë për dore. Capital T përveç suksesit të tij në muzikë, vazhdon të mbetet një…

Read More

Elbasani mori një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Skuadra e Gvozdenovic zhbllokuan ndeshjen në minutën e 37-të, teksa Musta ekzekutoi saktë një penallti. Për të parë golin e dytë u desh të vinte minuta e 89-të, me Mustën që kompletoi dopietën dhe i dhuroi 3 pikë skuadrës. Elbasani është në vendin e pestë me 34 pikë. Partizani vijon me rezultatet negative në kampionat, teksa janë në vendin e katërt me 40 pikë.

Read More

Kryeministri Edi Rama tregon se po udhëton drejt Greqisë, për të marrë pjesë në panairin e punës që do të mbahet në Athinë. Ai shprehet se në këtë panair për herë të parë shqiptarët jashtë atdheut do të njihen me mundësitë që ofron Shqipëria për të. “Rrugës për Greqi, nesër në panairin e punës në Athinë. Nesër Shqipëria sipërmarrëse shkon tek ta për të treguar punën që ofron. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës tregon derën për shqiptarët e Greqisë. Ejani e të flasim nesër me sipërmarrës për t’u njohur me mundësitë dhe kushtet e kontratave të…

Read More

Për Policinë mbetet e mistershme vrasja e 20-vjeçarit Paulin Preka. Veç pistës së ndonjë konflikti banal, polica e Shkodrës i ka shtrirë hetimet edhe në pista të tjera. Nuk përjashtohet mundësia që i riu të ketë qenë dëshmitar në ndonjë ngjarje apo aktivitet të paligjshëm. Viktima nuk kishte konflikte, ndërsa nuk rezulton si i përfshirë në ndonjë veprimtari të paligjshme. Grupi hetimor vijon kqyrjen e telefonit të tij për të parë komunikimet e fundit dhe nëse ato do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes.

Read More

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë PD, njofton se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues. KOKOE u bën thirrje të gjithë anëtarëve me të drejtë vote të marrin pjesë në votim për të shprehur vullnetin e tyre.

Read More

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se Zelensky duhet të rivendosë marrëdhëniet e me Trump. “Ajo që i thashë presidentit Zelensky është: ‘Besoj, i dashur Volodymyr, se duhet të gjesh një mënyrë për të riparuar marrëdhëniet e tua me Donald Trump dhe administratën amerikane’”, ka bërë të ditur Rutte gjatë intervistës për median britanike. “Ne duhet të bashkohemi-Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Europa për të sjellë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, ka shtuar ai.

Read More