Author: tirana

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar rezultatet e votave me postë për parlamentin e ri. Nga mbi 66% të vendvotimeve të numëruara, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e cila ka marrë 52.72%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.8%. Sipas rezultateve të publikuara online nga autoritetet zgjedhore, në vendin e tretë është Partia Demokratike e Kosovës me 7.98%. Ndërsa më pas renditet koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 3.32%. Përveç votimit me postë, qytetarët jashtë vendit për herë të parë kanë mundur të votojnë edhe fizikisht në…

Read More

Një i moshuar u gjet i pajetë në apartamentin ku ai jetonte me qera prej disa vitesh në lagjen Partizani në qytetit të Elbasanit. Policia dhe shërbimi zjarrfikës të njoftuar nga fqinjët e pallatit ku ai jetonte pasi nuk e kishin parë të dilte nga apartamenti gjatë ditëve të fundit kanë hapur derën kryesore dhe e kanë gjetur të pajetë në korridorin e apartamentit. I ndjeri sipas tyre është identifikuar si shtetasi Halit Lleshanaku rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ndodhur për shkaqe natyrale. Trupi i tij është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të…

Read More

Një mes tre personave ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Sipas policisë, shtetasit 49 vjeç dhe një tjetër 40 vjeç kanë goditur me grushte një 27-vjeçar. Sherri mes tyre dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. “Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 49 vjeç dhe 40 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 27-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

TikTok, së bashku me faqen e forumit në internet Reddit dhe sajtin për ndarjen e imazheve Imgur, do të hetohen nga mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar mbi mënyrën se si ata përdorin informacionin personal të përdoruesve adoleshentë. Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) tha se donte të shqyrtonte se si TikTok përdor informacionin personal të 13-17-vjeçarëve për t’u ofruar atyre rekomandime për përmbajtjen. Hetimet në Reddit dhe Imgur janë përqendruar në mënyrën se si ata përdorin informacionin personal të fëmijëve dhe përdorimin e masave të sigurimit të moshës, të tilla si mënyra se si ata…

Read More

Partia Socialiste ka refuzuar një kërkesë të demokratëve për shtyrjen e afatit për regjistrimin e emigrantëve në zgjedhje. Komisioneri Ilirjan Celibashi tha se mes partive nuk ka konsensus, teksa shtoi se 9 marsi është dita kur duhet të fillojë të përgatitet lista paraprake e zgjedhësve. “Data 9 mars është një datë që ne nuk shkojmë dot përtej saj sepse është përcaktuar nga ligji. Deri në datën 9 ne mund të flasim dhe të diskutojmë për afate të tjera, pra nuk mund të shkojmë përtej datës 9. Ka qenë një kërkesë që të shtyhet afati për ditët, për ne s’ka problem,…

Read More

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, së fundmi ka njoftuar një plan me katër pika për të garantuar paqen në Ukrainë. I njoftuar gjatë samitit të liderëve botërorë në Londër dje, Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe vende të tjera do të shtojnë përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund luftës, shkruan skynews. Duke folur në një konferencë shtypi pas takimit të liderëve, Starmer tha se kishin rënë dakord për katër pika:-Për të mbajtur rrjedhjen e ndihmës ushtarake dhe për të vazhduar rritjen e presionit ekonomik ndaj Rusisë; -Çdo ritëm i qëndrueshëm duhet të sigurojë sovranitetin dhe…

Read More

Sali Berisha në SPAK: “Prokuroria politike e Edi Ramës, kukullës së George Soros me në krye mercenarin Dumanin, është vegël e regjimit të tij narkodikaturës, është patericë e pushtetit të tij që merr fund me turp më 11 Maj 2025″

Read More

Nga SPAK, Sali Berisha ka konfirmuar se Ilir Meta do të jetë pjesë e listave të sigurta në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kreu i Partisë Demokratike, shton se Ilir Meta është një i burgosur politik dhe ka mbështetje të plotë të PD dhe të gjithë opozitës. “Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të PD dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka diskutim. Lista të hapura? A mund të bëjë fushatë ai nga burgu. Ai donte nga lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë, sepse Edi Rama…

Read More

I PAGËZUARI FSHEHTAS NË KOMUNIZËM, EPISKOP I PARË SHQIPTAR IMZOT JOAN PELUSHI, KRYEPISKOPI I RI I SHQIPËRISË, I DENJË, BEKIM PERËNDIE, KRENARI DHE LAVDI PËR KOMBIN Nga FERDINAND SAMARXHINDERI I KOMBIT NË VEND TË PROLOGUT Vitet ’90 përcjellin ende ngadalazi, rrëshqitazi piskamën e largimit të frikës të ndalimit të Zotit, persekutimeve të egra, të përmendjes dhe lutjeve për të. Fjalët e para të lirisë tashmë kanë filluar të shndrisin dhe të përcillen si shpresë e një pranvere të brishtë. Shqipëria ecën ende, në lëndinën e hijes së vdekjes: … vargonjtë e vdekjes, siç thuhet në Bibël, na kishin rrethuar, ankthet e Shoelit…

Read More

Mësohet se kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një retreat qeveritar në 7-8 mars në vilën qeveritare 30. Sipas burimeve të pranishëm do të jenë jo vetëm ministrat, por edhe kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali dhe kryesia e grupit parlametar të PS. Ky retreat vjen vetëm disa ditë (12 mars) para përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidatëve për deputetë në KQZ.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, ku firmosi prezencën e tij në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”. Berisha ndau një detaj nga firma e tij në procesverbalin e prezencës, duke e konsideruar si një tjetër shembull të kontrollit politik mbi drejtësinë. “Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.” Ai sqaroi se kishte bërë një fletë të veçantë ku la një mesazh të drejtpërdrejtë për qeverinë: “Prokuroria politike e Edi Ramës,…

Read More

Një sulm i dyshuar me thikë ka ndodhur në Haifa në Izrael. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur. Sulmi ndodhi në një stacion autobusi mëngjesin e të hënës.

Read More