Tiranë- Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet 20-vjeçari në Vorë Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi lëvizte me armë zjarri. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe pasagjeri, për moskallëzim të krimit. Nga operacioni është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Panairi i turizmit në Berlin iu përgjigj pyetjeve të shumta të komentueseve dhe një prej tyre lidhej me Kosovën. Për pyetjen “Pse nuk kemi oferta të përbashkët turizmi me Kosovën”, shefi i qeverisë theksoi se duhet të punohet më shumë në këtë drejtim. Sipas tij, është koha që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë jo vetëm me zemër, por edhe me mendje. “Sigurisht duhet t’i kemi dhe shpresoj që tani edhe zgjedhjet që mbaruan atje do ketë fokus më shumë tek disa gjera të tjera që duhet t’i bëjmë. Është koha të jemi shumë…
Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion “blic” në Sarandë. Raportohet se në total janë 10 masa sigurie. Tre persona kanë rënë në pranga për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit. Procedimi ndaj këtij grupi kriminal ka nisur në vitin 2020 nga SPAK.
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në rubrikën e tij “Sy me Sy” në Facebook, këtë herë nga Panairi i Turizmit në Berlin, Gjermani. Gjatë këtij takimi virtual, një qytetar e pyeti Ramën se nëse, tani që Donald Trump ka marrë presidencën e Shteteve të Bashkuara, do të jetë në gjendje të kalojë oqeanin. Kryeministri u përgjigj duke theksuar se nuk ka pasur kurrë probleme me oqeanin dhe se jo vetëm që e kalon oqeanin, por gjithashtu ka një “surprizë” për qytetarin që e pyeti. “Unë nuk kam pasur probleme me oqeanin, por ti qenke zgjuar në…
Kryeministri i vendit, Edi Rama nga Panairi i Berlinit, u shpreh se prezantimi i djeshëm ishte fantastik. Sipas Ramës, Shqipëria aktualisht ka tjetër imazh në arenën ndërkombëtare. “Një paraqitje fantastike e Shqipërisë. Më falni, por e imagjinoni këtu, vetëm disa vite më parë? Vjet kur kemi ardhur këtu ka qenë situata goxha skeptike, kemi bërë shumë biseda, por vera e vjetshme na ka çliruar shumë sepse kanë ardhur pararoja e vëzhgimit për të parë dhe këtë vit synojmë të kapërcejmë gjymte milionëshin e turistëve gjermanë. Turistët gjermanë janë të ngadaltë në marrjen e vendimit para se të hyjnë në një…
Përfundon sot afati i regjistrimit të emigrantëve për pjesëmarrjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këto momente ka pasur 284,114 kërkesa për regjistrim, ndërsa janë miratuar 225,797 prej tyre dhe janë refuzuar 42,009 Kërkesat më të larta vijojnë të jenë nga shqiptarët të cilët jetojnë në Itali me 142,895 aplikime(40.5%) dhe duke u ndjekur më pas nga Greqia me100,187 (28.4%) dhe Gjermania me 35,331 (10.0%). Kujtojmë se ditën e djeshme është miratuar shtyrja e afatit të regjistrimit në platformën PER për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë…
Shqyrtohet sot në GJKKO kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon kthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit në zyrën e tij në bashki. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj pretendon se sekuestrimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Mësohet se dosja do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Bani. NJOFTIMI I PLOTE I SPAK PER ARRESTIMIN E VELIAJT Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv…
Tammy Duckworth, një demokrate që është pjesë e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, ka reaguar për vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën. “Një braktisje e turpshme e Ukrainës. Ky vendim nuk do ta bëjë vendin tonë më të sigurt. Kjo do të inkurajojë Putinin dhe kundërshtarët tanë, ndërkohë që do të dobësojë marrëdhëniet tona me partnerët demokratë”, thotë ajo në X. Peter Welch, një demokrat i Senatit nga Vermont, ka shprehur gjithashtu shqetësimin e tij për X. “Putini është një kriminel lufte. Zelensky është një hero. Trump është i dobët“, thotë ai.
Çdo vit, miliona udhëtarë nga e gjithë bota ndihmojnë në formimin e listës përfundimtare të Destinacioneve më të Mira në Evropë (Best Destinations in Europe), dhe 2025 nuk bën përjashtim. Kjo renditje prestigjioze pasqyron votat e mbi 1,2 milionë udhëtarëve nga 158 vende duke nxjerrë në pah vendet më tërheqëse për përvojat e paharrueshme të udhëtimeve turistike evropiane, shkruan faqja e njohur e turizmit: https://www.europeanbestdestinations.com. ”Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për pushimet më të mira të qyteteve në Evropë, arratisjet më të qeta në natyrë ose destinacionet kryesore të pushimeve me diell, kjo listë ka diçka për çdo udhëtar. Nga…
Kjo e martë do të vijojë me kthjellime në vendin tonë, ku dielli do të jetë prezent gjatë gjithë ditës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje, teksa në orët e para të mëngjesit termometri shënoi -1 gradë Celsius. Gjatë ditës vlera minimale pritet të jetë 16 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 38 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
DASHI Mërkuri në shenjën tuaj stimulon ide dhe mundësi të reja, ndërsa Venusi ndez pasionin. Puna mund të duket monotone, por është koha të rishikoni strategjitë tuaja. Kini kujdes me shpenzimet tuaja: entuziazmi mund t’ju shtyjë të merrni vendime impulsive; më mirë të menaxhoni paratë me kujdes. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 4 mars 2025), Hëna rrit aftësinë tuaj për të bindur, ndërsa Saturni u jep stabilitet ndjenjave tuaja. Puna ecën me ritmin e duhur, pa u ndikuar nga kritika. Kini kujdes nga diskutimet e nxehta: më mirë të ruani ekuilibrin. Kini kujdes me shpenzimet tuaja: shmangni…