Author: tirana

Qeveria rekomandon mbylljen e aksesit të TIK TOK për 12 muaj. Manastirliu: Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto paltforma, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve apo me raste të dhunës fizike. Grupi i punës ka patur në përbërje të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë faktet dhe elementet që kanë patur rëndësi maksimale, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit në Tik Tok, për një përiudhë 12 mujorë që do na lejojë marrjen e masave. Kemi nisur një komunikim me Tik Tok që ka të bëjë me marrjen e masave të mëtejshme, duke vendosur këto filtra ndalojmë promovimin e…

Read More

Policia e Tiranës i është afruar zbardhjes së plotë të motiveve që çuan në vrasjen e 24-vjeçares Rayyan Alwan nga babai i saj, Fadi Alwan, disa ditë më parë në Tiranë. Mësohet se Rayyan Alwan ishte e martuar, por ishte divorcuar dhe nga martesa kishte 3 fëmijë. Policia beson se konfliktet që ajo kishte me familjarët e saj, të krijuara pas divorcit për shkak të jetesës që bënte, ishin arsyet që çuan në ekzekutimin e saj nga babai. Familjarët e saj në Gjermani kanë dhënë dëshmi, duke thënë se 25-vjeçarja bënte jetë të lirë dhe larg parimeve të Islamit, gjë…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vazhduar hetimet në lidhje me incineratorin e Elbasanit, duke u rikthyer sërish te ky objekt rreth mesditës së kësaj të enjteje. Hetimi ka filluar pas një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2023, kur një zjarr i madh përfshiu inceneratorin, duke çuar në regjistrimin e një dosjeje penale për “Shkatërrimin e pronës me zjarr” dhe “Ndotjen e ajrit”. Prokuroria po heton për shkaqet e këtij zjarri dhe pasojat mjedisore të tij, ndërkohë që është duke hetuar gjithashtu kompaninë Eco Alb për shpërdorim të detyrës. Ky hetim…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin emëroi diplomatin e lartë Alexander Dartsiev si ambasador në Shtetet e Bashkuara, për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ministria e Jashtme ruse tha javën e kaluar se Uashingtoni kishte dhënë dritën jeshile, në një takim midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë në Turqi, për emërimin e Dartsiev, i cili aktualisht drejton Drejtorinë e Amerikës së Veriut të Ministrisë së Jashtme. Moska dhe Uashingtoni janë përfshirë në një seri mosmarrëveshjesh diplomatike mbi personelin dhe pronën e ambasadës në vitet e fundit që, sipas Rusisë, kanë tensionuar marrëdhëniet. Rusia nuk ka pasur një ambasador në Uashington që nga…

Read More

Kryebashkikau i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Ai ka publikuar mesazhet me hetuesin e BKH pas rithirrjes së bashkëshortes së tij Ajola Xoxa për t’u ripyetur në SPAK. Postimi i plotë: Mirëdita e veç mbarësi për secilin prej jush, sidomos ata që agjërojnë. Zoti ua pranoftë!Por, meqë shejtani nuk merr pushim, detyrohem edhe unë të luftoj përditë me mexhelisin social, nga burgu ku jam kyçur pa gjyq, prej një letre anonime, një vetingu ilegal të 20 vjetëve jetë, pa asnjë akuzë formale dhe falë një prokurori lunatik e një gjykatësi politik. Ju tregova 3 shtyllat patetike për…

Read More

Sot rikthehet Liga e Europës me 8 duele që luhen në 2 orare të ndryshme. Fenerbahçe e Murinjos pret Rejnxhërsin e Nedim Bajramit ndërsa Real Sociedad luan me Mançester Junajtid. Roma përballet me Bilbaon ndërsa Lacion e pret transferta me Viktoria Plzen. NDESHJET E SOTME AZ Alkmar – Totenhem 18:45 FCSB – Lion 18:45 Fenerbahçe – Rejnxhërs 18:45 R. Sociedad – M. Junajtid 18:45 Ajaks – Frankfurt 21:00 Roma – At. Bilbao 21:00 Bodo/Glimt – Olimpiakos 21:00 Viktoria Plzen – Lacio 21:00

Read More

Udhëheqësit e BE-së do takohen sot në Bruksel ku do të mbahet Këshilli i Posaçëm për mbrojtjen. Ky takim vjen pas një paralajmërimi nga presidenti francez Emmanuel Macron se kontinenti është në një “pikë kthese të historisë”. Takimet fokusohen në sigurinë në kontinent, si dhe mbështetja ndaj Ukrainës. Kujtojmë se Samiti i Fundit u mbajt në Londër, një samit të organizuar nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer. Përveç riarmatimit, liderët pritet të diskutojnë se si BE-ja mund të mbështesë më tej Kievin pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi të hënën se do të pezullonte ndihmën për Ukrainën…

Read More

Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të lira që fitojnë 80% të të ardhurave bruto një 1 klient do të kenë detyrimin për deklarimin dhe pagimin e tatimit me normat e të ardhurave nga punësime 13 dhe 23%. Për këtë kategori tatimi për t’u paguar do të llogaritet për efekt të periudhës tatimore 2025, ndërsa afati i deklarimit është deri në mars 2026. Ndryshimet e udhëzimit shpërndarë bizneseve përcaktojnë se individi i vetëpunësuar në deklaratën vjetore të biznesit do t’i deklarojë të ardhurat duke plotësuar rubrikën e të ardhurave nga punësimi dhe nuk plotëson rubrikën e të ardhurat…

Read More

Barometri Botëror i Turizmit tregon se vendet klasike të pushimeve verore si Spanja, Greqia dhe Turqia tërheqin turistë më së shumti, por kur bëhet fjalë për rritjen e përqindjes më të lartë të turistëve gjatë pesë viteve të fundit, mbizotërojnë destinacione të tjera dhe këtu kryeson Shqipëria, shkruan Jean-Claude Raemy për faqen e njohur zvicerane blick.ch. ”Udhëtimi në Ballkan është trend! Kjo del nga shifrat e Barometrit të ri Botëror të Turizmit, të publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së. Këto vende evropiane kanë parë rritjen më të madhe të vizitorëve që nga viti 2019: Shqipëria (+80%) Andorra (+35%)…

Read More

Policia ka dhënë detaje në lidhje me trupin e pajetë e gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”. Blutë njoftojnë se nga verifikimet rezulton se trupi mund t’i përkasë një 49-vjeçari. Ndërkohë nga niveli i dekompozimit të trupit, dyshohet se 49-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë disa muaj më parë nga një aksident. Kurbin/Informacion paraprak Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën…

Read More

Një zënkë mes disa vajzave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës. Disa vajza fillimisht janë përplasur me njëra tjetrën me fjalë, dhe më pas sherri ka përfunduar në dhunë fizike midis tyre. Është dashur ndërhyrja e një personi i cili ka kaluar rastësisht në rrugë që ka arritur ti ndajë dhe vajzat të largohen.

Read More

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy më Sy” i është përgjigjur sërish komenteve të ndjekësve të Facebook. Rama u ndal tek projekti për Tragjasin, duke shpjeguar se projekti për sistemin e ujësjellësit bazohet i gjithë në studime të mirëfillta dhe se sa i përket ujit të pijshëm do të plotësohen nevojat. “Unë jam përpjekur ta shpjegoj që projekti bazohet në studim të mirëfilltë hidrologjik. Janë bërë matje të vazhdueshme të prurjeve, janë bërë analiza për të arritur në konkluzionin se çfarë prurjes ka, dhe sa i duhen mjedisit ekologjik, përfshirë edhe vaditjen e tokave. Sa prurje ikin në det etj…Të…

Read More