Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi pak minuta më parë në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën, se synimi i LSI-së nuk është largimi i kryeministrit Edi Rama. Ndonëse deri më tani Kryemadhi ka thënë se largimi i Ramës është kusht i panegociueshëm, sot kryetarja e LSI deklaroi nuk është largimi i tij, por shembja e tranzicionit dhe e sistemit politik. ‘Edi Rama është një dhe beteja nuk është për të hequr Edi Ramën, është për të shembur tranzicionin. Mos harrojmë se këtë rrugë ne e kemi nisur para Kroacisë për të hyrë në BE dhe tani Kroacia vendos për…
Author: tirana
Janë tri vajza ekrani, tashmë nëna djemsh nga martesat e tyre disavjeçare që përfunduan me divorc. Sikur ta kishin lënë me fjalë, Arbana Osmani, Jonida Maliqi dhe Bora Zemani në të njëjtën kohë kanë konfirmuar lidhjet e tyre të reja të dashurisë, secila në mënyrën e saj. E para ishte moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur”, e cila pas shumë e shumë lajmeve se tashmë është në një lidhje me regjisorin e programit të saj Eduart Grishaj, më në fund vendos të dalë hapur, vendim që e mori me publikimin e një fotoje çift nga Barcelona, ku po…
Anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të shtune përpara Kryeministrisë, kundër ndërtimit të hidrocentralëve në lumenjtë e vendit. Protestuesit mbanin në duar pankarta ku bëhej thirrje kundër ndertimit te HEC-eve, si “uji është jetë mos na e merrni”, apo “Ndal HEC-et në Valbonë”. Protestuesit u shprehën se me ndërtimin e këtyre HEC-eve, shumë njerëz rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre, tokat bujqësore e ujin e pijshëm. Protesta të ngjashme janë parashikuar të organizohen në të gjithë Ballkanin deri më 16 korrik. ‘’Askush nuk na ka pyetur për mendimin tonë, nuk do të lejojmë ndërtimin e…
Leonard Hida, pjesë e misionit shqiptar në Afganistan është kthyer sot në Atdhe, pasi shërbeu për 6 muaj në misionin paqeruajtës. Pas kthimit në tokën shqiptare Hida ka surprizuar vajzën e tij, e cila luante me nënën e saj. Ndërsa ka shkuar të marrë topin, e vogla ka patur babain e saj dhe ka renditur drejt tij. Video që të fal plot emocione e të përlot është shpërndarë nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka në rrjetet sociale. “S’ka emocion më të madh kur pas kthimit nga Afganistani të pret kjo bukuroshe. Pas 6 muajsh shërbim në Herat, tetar Leonard Hida…
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ndërsa ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 8-të korrikut, thotë se po komunikon me të gjitha strukturat e LSI-së, në të gjithë Shqipërinë. Me anë të një statusi në “Facebook”, Kryemadhi thotë se më datë 8 korrik është një protestë e madhe në mbrojtje të vlerave dhe demokracisë, për të rrënuar sistemin e kalbur politik. “Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Entuziazëm në çdo familje shqiptare…
Kryeministri Edi Rama është takuar në samitin e Poznan në Poloni edhe më kryeministren angleze në ikje Tereza May.Zyra e shtypit në kryeministri nuk dha asnjë detaj se çfarë është biseduar në këtë takim.Por nga kjo foto e siguruar nga Top Channel kryeministrja May ka shpërthyer në të qeshura bashkë me një prej anëtarëve të delegacionit që e shoqëronte.Me sa duket shkaku është ndonjë nga batutat e Edi Ramës të cilat nuk i mungojnë edhe kur përballë ka udhëheqës perëndimor.Tashmë batutat therëse të Ramës si në takimet si ky me Tereza May apo edhe darkat si ato me kancelaren Merkel…
Një automjet ka marrë flakë pak minuta më parë në aksin Tiranë-Elbasan pranë rethrotullimit të TEG. Nga video e dërguar nga një qytetar te redaksia e Albeut, shihet qartë ku makina është e mbuluar nga tymi. Ndërkohë që policia dhe zjrrarrëfiksja ende nuk ka mbërritur në vendgjarje.
Janë figura të cilët kanë bërë histori dhe kujtimi e gjithë krijimtaria e tyre, do të vazhdojë të jetojë gjatë. Edhe pse kush më herët e kush më vonë, këta 10 të famshëm kanë ndërruar jetë. Por, suksesi i tyre ka qenë aq i madh, saqë edhe tani që ata nuk janë më, emri i tyre sjell fitime. Fitime të cilat i kalojnë familjarëve, ose të afërmve. Këngëtari amerikan Michael Jackson. Vdiq në qershor 2009. Fitoi 400 milionë $ në vitin 2018, nga shitja e albumeve muzikore. Këngëtari amerikan Elvis Presley. Vdiq në gusht 1977. Fitoi 40 milionë $ vitin…
Këngëtarja e njohur shqiptare ka dhënë një intervistë për “Mirage”, ku ka folur për jetën e saj private! E pyetur për dashurinë, këngëtarja shprehet se tani ka gjithçka që dëshiron të ketë në jetë! Ajo ka folur hapur edhe për planet e saj për ta bërë Fernandon me një vëlla ose motër, dhe për të pasur shumë fëmijë në të ardhmen! “Pa diskutim që po kam qenë vajzë e vetme dhe e kam vuajtur këtë pjesë kështu që kam dëshirë që në jetën time të kem shumë fëmijë, kështu që në të ardhmen si dihet asnjëherë”! “Ndihem e plotësuar dhe…
Qëndrimet publike dhe deklaratat e forta kundër qeverisë dhe Kryeministrit Rama, kanë sjellë si rezultat edhe kërcënimin e studiuesit të njohur Aurel Plasari. Profesori i njohur, pas marrjes në mbrojtje të kreut të KQZ-së, Klement Zguri, publikoi në rrjetet sociale mesazhin e marrë në “Facebook” dhe akuzoi ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, për indiferencën e treguar për rastet në fjalë. I pashqetësuar nga përmbajtja dhe forma e kërcënimeve, por i bindur se pas tyre fshihen qëllime politike, Aurel Plasari rrëfen për “Panorama” sms-të e marra dhe bën identikitin e kërcënuesit. “Duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një…
“Gjatë kësaj periudhe prodhimi vendas i produkteve ushqimore ka shënuar rënie. Kontributi në prodhimin kombëtar i sektorit bujqësor është ngadalësuar, ndërsa mallrat vendas po zëvendësohen nga importi.” “Importi ka hyrë më shumë në tregjet e vendit për shkak se prodhimi është ulur dhe kjo ka ndikuar që të rriten çmimet”, thotë Agim Rrapaj, nga Këshilli i Agorbiznesit Shqiptar. Bujqësia shënoi një rritje me 1.33% në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, duke ngadalësuar ritmin që kishte në dy vitet e shkuara. Aktorët e tregut thonë se 2 janë arsyet kryesore të rënies së…
Policët që kanë 25 vite shërbim në Policinë e Shtetit mund të përfitojnë pension të parakohshëm që në moshën 55 vjeç. Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj, i cili u lejon punonjësve të policisë të dalin në pension të parakohshëm për shkak të rrezikshmërisë dhe vështirësisë së lartë që ka ky profesion. Sipas draftit, masa e pensionit të parakohshëm do të jetë sa 65 për qind e pagës mesatare referuese. Por si përkthehet kjo në shifra? Për inspektorët e policisë, të cilët kanë 25 vite shërbim në polici dhe duan të tërhiqen në moshën 55 vjeç, pensioni i…