Author: tirana

Bëri bujë në media ndarja e këngëtarit Shpat Kasapi me Afërdita Dreshajn dhe ndonëse kanë kaluar shumë vite përsëri tërheqin vëmendjen e mediave rozë. Shpati ka treguar gjithmonë se nuk preferon të flasë për Afërditën, por sërish gazetarët dhe ndjekësit kanë shumë kuriozitet. Për këtë arsye moderatori Arian Çani i ‘Zonë e Lirë’ e ka ngacmuar së fundmi teksa e pati të ftuar në emision. Fillimisht Çani e pyeti nëse është e vërtetë që mamaja i ka vënë kusht të martohet pa kaluar të 35-tat dhe se nusen mos ta gjejë nëpër klube. ‘Është e vërtetë, por mamit do t’i…

Read More

Pati një periudhë në karrierën e saj ku Elvana Gjata ‘u zhduk’ për pak kohë, por tani duket se është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Menjëherë pasi publikoi këngën më të re ne bashkëpunim me Capital t, Elvana zbuloi dhe surprizën që prej kohësh po e mbante sekret. Këngëtarja shqiptare do të jetë një nga artistet që do të performojë në festivalin e njohur ‘Sunny Hill’. “Ju thashë që kisha një surprizë për ju. Jam e lumtur t’ju lajmëroj se këtë vit so të performojë në ‘Sunny Hill Festival’. Uroj t’ju shoh të gjithëve aty, për një natë të paharrueshme.…

Read More

Mëngjesin e ditës së sotme, pak para nisjes së votimit për zgjedhjet parlamentare në Greqi, grupe ende të paidentifikuara sulmuan me bomba molotov policinë e vendosur në Charilaos Trikoupis, jashtë zyrave të PASOK. Si pasojë e sulmit fatmirësisht nuk është raportuar për viktima dhe policia nuk ka vijuar me arrestime apo procedime penale. Ndërkohë, të shtunën, Stavros Balaskas, nënkryetar i POASY, tha për çështjen e Exarheia: “Marrja e një mandati të dytë politik për Exarchia, do të jetë një çështje orësh.”

Read More

Vendi ynë ka mbetur në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtime bëjnë zonat malore të cilat gjatë pasdites do të kenë vranësira lehta. Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes dhe mesdite duke u luhatur nga 18°C deri ne 37°C. Era do fryjë lehte me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi Jugperendimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. Europa është mbizotëruar nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke diktuar mot të kthjellet në pjesën më të madhe të Kontinentit, ku në Rajonin e Ballkanit priten temperatura të larta. Ndërsa zona e Alpeve te…

Read More

Karabinieria e Milanos në bashkëpunim me policinë shqiptare arrestoi 8 shtetas shqiptarë, përgjegjës për trafikimin e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit në rajonin e Lombardisë në Itali. Policia gjithashtu ka sekuestruar pasuri të paligjshme, duke vënë nën sekuestro një apartament, dy llogari rrjedhëse dhe dy makina në pronësi të të dyshuarve. Sipas mediave italiane, hetimet për bandën kishin nisur që në vitin 2017. Grupi ishte shumë i organizuar dhe vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe në atë të prostitucionit. Shqiptarët e arrestuar kishin një bashkëpunim të vazhdueshëm të veprimeve kriminale, ndërsa lidhjet e tyre ishin kryesisht familjare,…

Read More

Nga Ilir Yzeiri Përtej teorive konspiracioniste se pas 30 qershorit, një i dërguar special nga përtej Atlantikut, do të bënte mrekullinë në politikën shqiptare dhe do të gjente zgjidhjen, në ligjërimin publik të para dhe pas 30-qershorit, nuk pati asgjë të re dhe të panjohur. E vetmja e re është përfshirja në ligjërimin publik e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili, me statuset dhe me letrat që dërgon nga Gjiri i Lalësit apo nga Prsidenca apo nga Valbona, na kujtoi edhe njëherë të gjithëve se është një personazh i dobët politikisht dhe një njeri mendjelehtë. Ai na u shfaq…

Read More

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Samiti i Poznanit në Poloni tregoi së paku 3 problematika kyçe të qeverisjes së Shqipërisë. Gjosha nënvizon se ky samit tregoi se institucionet në Shqipëri kanë ndaluar së funksionuari, bashkëpunimi me fqinjët nuk është në nivelet e duhura dhe qeveria shqiptare ka humbur kredibilitetin si partner serioz dhe i besueshëm. Ajo shton se Shqipëria nuk mund të mbahet peng vetëm nga etja e Edi Ramës për pushtet. Postimi i Klajda Gjoshës: Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poloni, tregoi qartë 3 problematika kyce të qeverisë…

Read More

Mbrëmja e djeshme në Amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, ka qenë një mbrëmje e cila duket se do të mbesë gjatë në memorien e qindra artëdashësve të baletit, të cilët kishin mbushur plotësisht jo vetëm vendet për t’u ulur, por edhe shkallët e Amfiteatrit. Shtatë çifte balerinësh nga Tokio, Amsterdami, Moska, Milano, kanë performuar mbrëmë pjesë nga autorët më të mëdhenj të muzikës klasike botërore, por edhe asaj bashkëkohore si: “Pa De Deux” nga Liqeni i Mjelmave”, “Don Kishoti”, “Arrethyesi”, “Korsari”, “Bajadera”, “Zhizel”, etj., por dhe pjesë moderne nga korografët më të mirë në botë si Nacho Duato, Zanela…

Read More

Dy ditë para protestës kombëtare të 8 Korrikut lideri e i ka shkuar pasdite në Kavajë, për t’u takuar me drejtuesit e Partisë Demokratike atje, në funksion të organizimit sa më të mirë për pjesëmarrje sa më të madhe në 8 Korrik. Kreu i opozitës, ka kryer takimin informal me drejtuesit e degës, ndërsa shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Bashkisë se Kavajës. Basha tha se beteja e opozitës për zgjedhje te lira e të ndershme nuk ka për të njohur kthim pas derisa kjo betejë të fitohet. Lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për këdo që…

Read More

Nëse flasim për gabimet gjatë marrëdhënieve seksuale, mund të mendoni se lidhet me “teknikat” apo pozicionet e gabuara. Në fakt ajo që është më problematike është komunikimi i pamjaftueshëm në shtrat. Bashkë me komunikimin nënkuptohen edhe reagimet, si dhe dëshirat e partnerëve tanë. Shpesh gjatë aktit seksual injorohet dëshira e partnerit dhe kështu e tërë marrëdhënia rezulton në eksperiencë negative. Sipas studimeve, sa i përket marrëdhënieve seksuale, shumica e femrave ankohen për meshkujt se ata tentojnë të “imitojnë” skena nga filmat erotikë, që në shumicën e rasteve, janë pothuajse të pavërteta në jetën reale. Edhe pse shumica e njerëzve, mendojnë…

Read More

Godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga nja zjarr i përmasave të mëdha mbrëmjen e sotme.Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës, ndërsa nga flakët rrezikohen një sërë dokumentacionesh që gjenden në bashki. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More