Author: tirana

Një aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit të mjetit ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Bulqizë. Sipas të dhënave, ngjarja u regjistrua në aksin Bulqizë-Shupenzë, ku mjetit tip golf me targa AA 390 IM  ka dalë nga rruga. Si pasojë e kësaj shoferi me inicialet D.D., është plagosur rëndë. Ai u dërgua me ambulancë drejt spitalit të Traumës, Tiranë për të marrë mjekimin e duhur. Ndërkohë, nga të dhënat paraprake, thuhet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara në rrugë.

Read More

Sfida mes Alexis Tsipras dhe Kyriakos Mitsotakis nuk është e vetmja përplasje titanike sot në Greqi. Skenari i votimit ka edhe një tjetër tragjedi politike tejet të fortë: përplasjen finale mes kryeministrit dhe Yanis Varoufakis, dy meshkujt alfa të së majtës greke. Dikur miq, sot në një përshkallëzim akuzash reciproke që rrezikojnë të derdhen në kutitë e votimit, duke i dhuruar qendrës së djathtë të Dea Demokratia – një klasike kjo e psikodramave progresiste – të ardhmen e vendit. Arsyeja? Mera 25, partia e ish ministrit vullkanik të financave mund t’i heqë Syriza-s votat “e nevojshme” për të kompletuar ringritjen…

Read More

Grida Duma është një nga femrat më të bukura të politikës shqiptare dhe më gjerë. Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka rënë gjithmonë në sy për stilin e veçantë të veshjes dhe tiparet e ëmbla të fytyrës. Këto tipare i binin gjithmonë në sy nga flokët e errët që Grida mbante zakonisht. Megjithatë kohët e fundit ajo po shkon drejt ngjyrave të hapura dhe ditën e djeshme ka bërë një ndryshim rrënjësor. Parukieri i saj Olti Shulla ka publikuar në Instagram fotot e transformimit të deputetes, e cila duket e mahnitshme. Këtë herë ish-deputetja ka zgjedhur ngjyrën lajthi dhe duhet thënë…

Read More

Bleona Qereti ka humbur njeriun e zemrës. Bëhet fjalë për gjyshen e saj, të cilën sa herë që vinte në Shqipëri ishte personi parë që takonte. Përmes disa fotove të postuara në “Instastory”, ajo ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit. Në fotot shihet Bleona duke përqafuar gjyshen. “Gjyshja më e mirë në botë…. Do jesh gjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe”, ka shkruar këngëtarja.

Read More

Pesë vite pas diskutimeve për reformën në drejtësi dhe tre vite nga miratimi për ndryshimet kushtetuese, drejtësia e re është në prag të finalizimit. Veç nisjes së procedurave për të ngritur SPAK dhe plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka hapur rrugë konstituimit të Gjykatës Speciale, e cila do gjykojë dosjet që do referohen nga SPAK-u, për të gjitha veprat penale të korrupsionit si dhe për çdo akuzë penale për pushtetarët dhe ish-pushtetarët e lartë që nga viti 1990 e këtej. Report TV i referohet raportit të depozituar në Kuvend mbi gjendjen e sistemit…

Read More

Televizioni shtetëror serb, RTS, ka ngjallur polemika të shumta në Serbi. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, RTS, ka shfaqur një hartë të Evropës, ku Kosova shfaqet si shtet i pavarur. Ndërkohë, gazetarja ishte duke folur për një spital, i cili ishte bashkëpunim serbo-italian. Lidhur me këtë që ka ndodhur reaguanë cilat e kanë konsideruar skandal të televizionit publik. Madje, në disa media shkruhej “Këto mund të priten vetëm nga mediat në Kosovë, Shqipëri dhe SHBA”, duke shtuar se “ky televizion financohet nga të gjithë qytetarët e Serbisë”. Ndërsa, gazeta ‘Republike’, e ka konsideruar këtë si një imazh tronditës të RTS-së.…

Read More

Shqipëria është një vend me nevoja të mëdha sociale, por shumica e bashkive në vend nuk u shërbejnë këtyre grupeve. Të moshuarit e Korçës kanë më shumë mundësi të përdorin shërbimet në qarkun e tyre. Për të moshuarit në qarqet e Vlorës, Lezhës dhe Fierit, kjo mundësi është e kufizuar. Mundësia e fëmijëve në qarqet e Dibrës, Fierit dhe Kukësit është tërësisht e mohuar, për shkak të mungesës së plotë të tyre, në dallim nga fëmijët e Tiranës, të cilët kanë shumë shanse të përdorin shërbimet në qarkun e tyre. Rreth 31% e shërbimeve shoqërore janë të përqendruara në Qarkun…

Read More

3 gola, 7 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq. Një “betejë” e vërtetë ajo mes Argjentinës dhe Kilit e vlefshme për vendin e tretë të Kupës së Amerikës. Skuadra e trajnerit Skaloni arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 duke u larguar nga kompeticioni me medaljen e bronzit. Ishte Serxhio Aguero njeriu që hapi serinë e golave në minutën e 12-të. Pas një asisti fantastik të Mesit, sulmuesi i Sitit nuk fali duke e dërguar topin në rrjetë. Argjentina nuk u mjaftua me këtë gol, teksa në minutën e 22-të, Dibala dyfishoi shifrat. Kur u mendua se gjithçka do të…

Read More

Ledio Topalli është regjisori besnik i emisionit “Zona e Lirë” dhe ka nisur rrugëtimin me këtë program që në nisjen e tij, 15 vite më parë. Ledio ka preferuar që të jetë sa më pak publik duke mos u shfaqur asnjëherë para kamerave. Por kush është familja e regjisorit të njohur?! Ledio është i martuar me dietologen-nutricionisten Rolina Naco dhe janë prindër të një vajze. Ndryshe nga Ledio që është diskret dhe përpiqet që portreti i tij mos shfaqet nëpër rrjete sociale, bashkëshortja shpesh herë ndan me ndjekësit foto me të bijën, por duke respektuar në maksimum dëshirën e të…

Read More

Pas samitit të Poznanit në Poloni, që erdhi pak ditë pas zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë ka kalojë me familjen në plazh. Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë ka publikuar një foto me djalin e tij, Zahon nga plazhi. Duket se ‘sfida’ mes Presidentit dhe kryeministrit vijon edhe jashtë institucioneve, teksa dje ishte Meta që postoi foto nga plazhi.

Read More

Deklaratë surprizë për emigrantët ilegal në Angli, nga Boris Jonson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May. Në një intervistë të gjatë për gazetën Daily Mail, Boris Jonson ka deklaruar se “duhet shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrant ilegal të cilët ndodhen në Agli për më shumë se 15 vjet”. Bërja realitet e këtij deklarimi nga Boris Johnson do të thotë se me mijëra shqiptarë të palegalizuar do të mund të përfitojnë lejet e qëndrimit në shtetin ishull. Duke folur për çështjet e emigracionin Boris Johnson shprehu shqetësimin se në shumë zona…

Read More

Policia serbe ka arrestuar një person i cili e ka kërcënuar gazetaren Zana Cimili, gjatë ditës së enjte. Personi u arrestua nën akuzën për tentim të kryerjes së krimit, përcaktuar si “shpërndarje e urrejtjes fetare e kombëtare dhe cenim të sigurisë”. Personi i cili e kishte kërcënuar atë në rrjete sociale, i kishte thënë se “është dëshirë jetësore që ta vras një shqiptar, madje edhe një fëmijë shqiptar” duke shtuar se shpreson “për një luftë të re në Kosovë gjatë së cilës shqiptarët do ta ndjejnë zemërimin serb”. Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, e kishte marrë me shqetësim njoftimin e…

Read More