Godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga nja zjarr i përmasave të mëdha mbrëmjen e sotme.Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës, ndërsa nga flakët rrezikohen një sërë dokumentacionesh që gjenden në bashki.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



