Author: tirana

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të marrëveshjes, për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.Ministrit i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, nënshkruan të martën marrëveshjen për unifikimin e misioneve diplomatike dhe konsullore dhe bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme. Ministri Pacolli, shkroi në Twitter se “ishte i nderuar për nënshkrimin e një marrëveshje historike të bashkëpunimit strategjik”. “Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global”, tha Pacolli.…

Read More

Pronarët e një restoranti në Liverpool pretendojnë se kanë humbur më shumë se 1 mijë paund, pasi dhjetëra klientë janë larguar pa paguar pas një alarmi flas për zjarr. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në “Panam Restaurant & Bar”. Një gabim në sistem shkaktoi alarm fals për zjarr në disa restorante radhazi. Megjithatë, pasi iu thanë klientëve të largoheshin për të qenë të sigurt, pjesëtarët e stafit pohuan më pas se gati 50 prej tyre nuk u kthyen më për të paguar faturat. Në pamjet e publikuara në internet nga kamerat e sigurisë së restorantit duket numri i reduktuar…

Read More

“#Love #Like #Tirana” është një serial që ka “pushtuar” median online në Shqipëri. Një serial që erdhi për herë të parë dhe që pasqyron realitetin e rinisë në përditshmërinë e tyre. Një komedi romantike, krijim i Dalina Buzit, erdhi në formën më romantike të mundshme. Më 2 Korrik u transmetua dhe seria e fundit ku u plotësua i gjithë puzzle në mënyrën më të mirë të mundshme. Ideatorja, producentja dhe skenaristja, Dalina Buzi ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina” në TV Klan për të treguar më shumë detaje dhe prapaskena rreth realizimit të serialit. “Të vendosje titullin e serialit…

Read More

Virusi vdekjeprurës i derrave që u përhap nga Afrika në Evropë tani po shkatërron industrinë e mishit të derrit në Kinë prej 128 miliardë dollarësh dhe po përhapet në vende të tjera aziatike, një fatkeqësi e pashembullt që ka bërë që Pekini të therë miliona derra kot. Por ndalimi gripit afrikan të derrave nuk është aq i lehtë. Virusi që shkakton sëmundje hemorragjike është shumë ngjitës dhe këmbëngulës, dhe përhapet në shumë mënyra. Nuk ka vaksinë të sigurt dhe efektive për të parandaluar infeksionin, as ndonjë kurë për ta trajtuar atë. Prezenca e përhapur në Kinë do të thotë se…

Read More

Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kanë ndërmarrë disa masa të rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve nga aksesi në përmbajtje të paligjshme apo të dëmshme në internet. Ligji parashikon që në subjektet tregtare, që ofrojnë shërbimin e internetit për të tretë ose lojëra on-line, ndalohet hyrja e fëmijëve nën moshën 14 vjeç, të pashoqëruar nga të paktën njëri prej prindërve të tyre, kujdestari apo i afërm madhor, me lidhje të afërt familjare me fëmijën. Ky detyrim duhet të afishohet në mënyrë të dukshme në hyrje të subjektit tregtar që ofron shërbimin e internetit ose…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Kjo ditë mund të duket konfuze, por në të vërtetë mund të sjellë një sërë zgjidhjesh pozitive. Është padiskutim një ditë më e mirë nga ato që keni lënë pas, sidomos në sferën profesionale. Ndërsa në atë sentimentale mund të ketë probleme, por mos u dramatizoni shumë, pasi situata do të vijë duke u përmirësuar në vijim. Demi Do të jetë një ditë gjatë së cilës mund të ketë rënie fizike dhe tensione të shumta.…

Read More

E pyetur për përballjen në rrjetet sociale mes saj dhe ish deputetes së LSI-së Nora Malaj, Spiropali është shprehur në studion e Mbrëmje në ABC News se me të ka një marrëdhënie të mirë dhe si zyshë e ka bërë që të ndjehet krenare për ish nxënësen. Milori: Keni patur përballje në rrjetet sociale me Nora Malajn? Sipiropali: “Unë nuk kam pasur anjë përballje atë kanë patur një përballje me mua. Unë i jam përgjigjur vetëm Presidentit të Republikës. Me të tjerët nuk merrem. Më zyshë Norën kam një marrëdhënie të mirë dhe e di që ia kanë dhënë zyshë Norës për…

Read More

Amsterdami propozon ndryshime “thelbësore” në zonën e famshme të “Red Light District” për të siguruar të drejtat e punonjësve të seksit, parandalimin e krimit dhe reduktimin e shqetësimeve për banorët dhe bizneset vendase. Kryetarja e bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema, do të diskutojë me individët që zotërojnë këto aktivitete dhe banorët për të ardhmen e lagjes. Propozimet shkojnë nga mbyllja e perdeve të dritareve, kështu që nuk do të ketë shfaqje publike, deri në transferimin e aktiviteteve diku tjetër në qytet. ‘Red Light District’ ka ekzistuar për shekuj pranë rrugës ujore kryesore të qytetit. Në vitet e fundit, qeveria vendore…

Read More

Katharine McPhee, 35 vjeç, ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga dasma romantike me David Foster, 69 vjeç. Katharine ka shkëlqyer me fustanin e saj, si një princeshë, me një vello të gjatë dhe në postin e saj ajo shkruan: “Dita më e mrekullueshme me burrin më të mrekullueshëm.” Së bashku me këngëtarin Katharine po shoijon muajin e mjaltit në Itali.

Read More

Moderatorja Rudina Dembacaj ka këshilluar një vajzë të fejuar, të cilën nuk e respektojnë në familjen e bashkëshortit që të ikë nga shtëpia. Në një histori të publikuar nga JOQ, Dembacaj nuk ka rezituar dot dhe ka lënë një mesazh, pasi ka lexuar se 20-vjeçarja ofendohej nga njerëzit e të fejuarit. “Shaji nga robt dhe ik në shtëpinë tënde. Ai është qofte që nuk të del për zot! Faleminderit”-ka shkruar Rudina Dembacaj.

Read More

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa do të sjellë për fansat e saj një bashkëpunim të radhës, jo në muzikë, por në botën e modës. Ajo ka zbuluar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” se ka bashkëpunuar me markën e njohur londineze “Pepe Jeans” për të krijuar koleksionin e veshjeve “Dua Lipa & Pepe Jeans”. Dua ka bërë më tej me dije se linja e rrobave, inspiruar nga vitet ‘90, do të lançohet më datë 3 shtator. “Më në fund mund t’ju them se kam bashkëpunuar me @pepejeans për të krijuar koleksionin “Dua Lipa & Pepe Jeans”…

Read More

Avokati 69 vjeçar Boris Banga, është i njohur për faktin se ka qenë për një kohë të gjatë kryetar i Komunës së Grenchenit, Kantoni Solothurn dhe deputet në nivel nacional, nga SP. Por, kësaj here Banga është gjetur nën dritat e projektorëve për diçka tjetër, që nuk bën pjesë në profesioni e tij: ai ka shpëtuar, nëse jo nga vdekja, atëherë nga një lëndim i rëndë, klienten e tij, të sulmuar nga bashkëshorti i saj, një kosovar 49 vjeçar, shkruan solothurnerzeitung.ch. Avokati së bashku me klienten e tij po shkonin me makinën e tij në një seancë gjyqësore të shkurorëzimit…

Read More