Author: tirana

Nga Mero Baze Paralajmërimi i ri i opozitës, për protestë më 10 korrik, nuk duhet të habisë askënd. Edhe pse “fitimtarët” zakonisht festojnë dhe nuk protestojnë, Berisha dhe Basha kanë nisur një cikël të ri protestash, të cilat duan të mbajnë larg zërat që mund t’i kërkojnë Lulzim Bashës të ikë nga kreu i partisë. Pas katastrofës së pritshme elektorale të 30 qershorit, të cilën Basha, as e ndali dot, as e bllokoi dot, tani po fut Partinë Demokratike, në një cikël të mërzitshëm trazirash, të cilat nuk kanë më moton “Rama ik”, por “Basha rri”. Problemi kryesor që ka…

Read More

Një aksident është raportuar në Tiranë në rrugën e Dibrës. Sipas informacioneve të para mësohet se një automjet është futur brenda ambienteve të një lokali. Nuk dihet nëse ka apo jo persona të plagosur, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Historia e dashurisë mes Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo shkon për mrekulli. Cifti ndodhet në Capri për pushime dhe nuk mund të jetë më në harmoni se kaq, ashtu siç tregojnë fotot romantike që të dy kanë publikuar në rrjetin social. ”Jam shumë e lumtur me ty”, ka shkruar Bella në mesazhin që shoqëron fotot ku shfaqet me të dashurin Benji gjatë një shëtitje me barkë.

Read More

Klement Zguri drejtoi mbledhjen e radhës të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe mes pikave që ishin në rendin e ditës, ai nuk ka pasur asjë koment, por ka nxjerrë nga “arkiva” e tij, një çështje tjetër, që ka të bëjë me shifrat dhe publikimet e tyre në media. Zguri tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka çaluar tek paanshmëria, edhe pse vetë e ka pasur të drejtën të jetë në krye të punës, punë për të cilën paguhet, por edhe është votuar. “Jam i paqartë për shifrat në votime – tha Zguri, ndaj duhet të nisë një hetim në lidhje…

Read More

Vera ka ardhur dhe ditët e plazhit duhen shijuar sa më shumë, edhe në rastet kur kemi fëmijë. Disa prindër të rinj mund të kenë dyshime nëse mund të shkojnë apo jo në plazh me të vegjlit e tyre, por në rast se ndiqen rregullat e nevojshme plazhi mund të sjellë shumë përfitime për bebet apo fëmijët. Së pari duhet të sqarojmë se mosha e duhur për ta çuar fëmijën në plazh, mund të jetë që në javët e para pas lindjes, mjafton të merrni masat e duhura. Duke theksuar faktin se lëkura e fëmijës është tepër e ndjeshme nuk…

Read More

Temperaturat e larta që arrijnë deri në 40 gradë kanë mbyllur Akropolin në Athinë. Shumë turistë sot janë përballur me dyer të mbyllur të monumentit historik. Autoritetet në Greqi kanë njoftuar që Akropoli do të qëndrojë i mbyllur të enjten dhe të premten, nga mesdita deri në orët e pasdites.

Read More

Partizani ka realizuar një goditje surprizë duke zyrtarizuar marrëveshjen me klubin amerikan Reno 1868 FC për transferimin e sulmuesit Brian Brown. Sulmuesi nga Xhamajka do të jetë pjesë e skuadrës për dy vitet e ardhshme, pasi ka gjetur akordin me kampionët e Shqipërisë. 26-vjeçari, transferohet te Partizani nga Reno 1868 FC skuadër që militon në Kampionatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës USL Championship. Brown aktualisht është pjesë edhe e përfaqësueses të Xhamajkës, e cila po luan në Kampionatin e Kupës së Amerikës së Veriut, turneu “CONCACAF Gold Cup 2019”. Sulmuesi pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Franko Lerda…

Read More

Një vajzë 5-vjeçare është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në Librazhd. Mësohet se nëna e të voglës, e cila ishte tre herë e divorcuar e kishte mbyllur të bijën prej 3 ditësh në shtëpi dhe ishte larguar për në qytetin e Elbasanit. Policia ka shpallur në këkrim nënën e 5-vjeçares. Ndërkohë vajza ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën por po i bëhen kontrollet mjekësore.

Read More

Riza Aziz, producent i filmave në Hollywood, është arrestuar në Malajzi nën dyshimin për pastrim parash. Aziz është producenti i filmit “Wolf of Wall Street”, ku aktor protagonist ka qenë Leonardo DiCaprio. Prokurorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar kompaninë e prodhimit të Riza Aziz për shpërdorim të parave të një fondi shtetëror miliarda Dollarësh për të financuar filmin. Mamaja e Aziz dhe njerku i tij, ish-Kryeministri malajzian Najib Razak, janë të dy të akuzuar për korrupsion. Kryetarja e Agjencisë Antikorrupsion në Malajzi, Latheefa Koya, tha se Riza Aziz do të dalë të premten para gjykatës për t’u…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur së fundmi në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 lidhur me procedurën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Balla pretendon se Meta e shndërroi Presidencën në një rezidencë të përkohshme të opozitës dhe sipas tij për këtë arsye duhet të shkarkohet. ‘E shndërroi Presidencën në një rezidencë të përkohshme të opozitës. Ajo që besoj gjithë shqiptarët bashkëndajnë me mua është keqardhja njerëzore dhe flas në aspektin personal, unë kam pasur mundësinë ta njoh dhe të punopjë me zotin Ilir Meta. Flas me keqardhje për atë dekradim të gjuhës të presidentit të…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha duket i vendosur në aksionin e tij opozitar. Pasi ka lajmëruar nisjen e protestave, e radhës më 8 korrik, Basha thotë se qëndrimi i tyre është i pandryshuar. Mesazhin e dha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD. “Qendrimi ynë është i pandryshueshëm, 30 qershori vetëm na motivon më shumë në vendosmërinë tonë: largimi i Edi Ramës, ndëshkim të politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira e të ndershme, parlamentare dhe lokale”,- shprehet ai. Ai foli ndër të tjera edhe…

Read More

Rashel Kolaneci është një ndër vajzat më seksi të showbiz-it shqiptar. Ajo bëhet shpeshherë pjesë e mediave rozë për shkak të fotove provokuese apo deklaratave të bujshme. Edhe ditën e sotme ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të bërë në Instagram. ‘Ruaji dramat për mamanë tënde’, shkruan ajo krahas një fotoje provokuese, ku shfaqet vetëm me bikini.

Read More