Në shtator të vitit të kaluar Erion Isai së bashku me kolegët e tij, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku u bënë pjesë e televizionit “Klan” në emisionin “E diela shqiptare”. Tre aktorët kishin rubrikën e tyre të “BE Caffe” me të ftuar specialë , video gazmore dhe humor. Emisioni rezultoi shumë i suksesshëm por me sa duket tani ai nuk do të vazhdojë të jetë më njësoj. Pas zgjedhjeve të 30 qershorit situata ka ndryshuar, pasi Erion Isai u zgjodh kryetar bashkie në Kolonjë. Burime për “Indeksonline” kanë bërë me dije se Erioni ka dhënë dorëheqjen nga televizioni “Klan” dhe…
Author: tirana
OSHEE përmes një deklarate për mediat ka njoftuar zonat e Tiranës ku do të ndërpritet energjia elektrike në ditët në vijim. Në njoftimin e OSHEE thuhet se për shkak të punimeve që do të kryhen në datat 5-6 korrik, në disa kabina në kryeqytet, do të stakohet energjia elektrike në këto zona në kryeqytet. Njoftimi: Njoftim për abonentët Tiranë Për shkak të punimeve që do të kryhen në datat 5-6 korrik, në disa kabina në kryeqytet, do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë 5 korrik 09:00-15:00 rruga “Loni Ligori” pranë rrugës “Teodor Keko”, rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga…
Raul Albiol ka zyrtarizuar sot transferimin e tij tek skuadra e Vijareal, në Spanjë. 33-vjeçari luajti për 6 sezone me Napolin, ku pas transferimin nga Real Madridi në Itali, ai tregoi performanca të shkëlqyera. Për largimin e spanjollit nga Napoli, ka reaguar edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili e falenderon Albiolin për kohën që kanë kaluar bashkë: “Faleminderit për këto vite të mrekullueshme që kemi kaluar së bashku, ju më keni ndihmuar shumë në fushë, dhe ju falënderoj për gjithçka. Të uroj suksese dhe fat në të ardhmen.”-mbyll shkrimin e tij shqiptari. Pas 6 vitesh tek Napoli,…
Nga sezoni i ri televiziv na ndajnë edhe pak kohë, megjithatë lëvizjet e para kanë nisur që tani. Burime për “IndeksOnline” kanë zbuluar se e para që do të eksperimentojë me ndryshimet, është moderatorja Arjola Shehu. Ata shprehen se Arjola është në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me “Ora Nes” për një emision me të ftuar në studio dhe intervista showbiz-i. Para pak kohësh moderatorja ishte pjesë e televizionit Klan, ku prezantonte emisionin “Kush vjen për drekë”, por me përfundimin e tij, ajo nuk ishte më pjesë e asnjë televizioni. Aktualisht Arjola është duke punuar për spektaklin “Miss Shqipëria”, i…
Presidenti Ilir Meta dhe opozita e vendit kanë intensifikuar sulmin e tyre ndaj reformës në drejtësi duke u përpjekur për ta deligjitimuar. Ndërkohë, në ditën e festës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ish kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, ka zgjedhur që përpos urimit simbolik, të përcjellë edhe një mesazh mes rreshtash për kreun e shtetit. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Xhafaj shkruan se SHBA është garancia kyçe që e ka bërë reformën të pathyeshme. “Sot, më #4korrik, është dita për t’i shprehur mirënjohjen për gjithçka ka bërë në vite për vendin e popullin tonë!…
Shefja e misionit të ONM në Tiranë, Genoveva Ruz Calavera, ka dhënë një mesazh të fortë për Shqipërinë, gjatë fjalës së saj në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, që po zhvillohet në Poznan të Polonisë. Teksa është ndalur te Reforma në Drejtësi, shefja e ONM është shprehur se kjo reformë do të garantojë pavarësinë e gjyqësorit për vendin, duke shtuar se ndërkombëtarët duan njerëz në burg. “Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, Shqipëria do të arrijë…
Farat e kungullit tashmë me mijëra vite përdoren për qëllime mjekësore, sepse janë burim i shkëlqyeshëm i shumë vitaminave. Veç kësaj, shkenca ka konstatuar që vlera nutritive ngrihet sa më shumë që të qëndrojnë, për ç’gjë janë pothuajse unike në natyrë. Ja edhe disa arsye përse ky artikull do të duhej të bëhej pjesë përbërëse e ushqimit tuaj. 1. Euftojnë kancerin Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit. Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator. Një studim…
Sigurisht që çdo njeri dëshiron të ketë dhëmbë të pastër dhe të bukur, prandaj mundohemi të bëjmë çdo gjë për ta arritur këtë. Mbajtja e pastër dhe e bardhë e tyre kërkon kujdes të veçantë. Sipas ekspertëve, ekzistojnë disa ushqime qe duken të sigurta dhe të shëndetshme për dhëmbët, mirëpo mund të kenë efekte anësore të dëmshme për dhëmbët. Disa nga këto ushqime janë: Boronicat- janë shumë të mira për t’i konsumuar, mirëpo nëse hani vazhdimisht dhe me sasi të lartë atëherë, dhëmbët tuaj mund të marrin ngjyrë të verdhë. Vera- edhe kjo pije nuk ka ndonjë ndikim negative në…
Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi është kapur me 6 kilogram kokainë, raportojnë mediat italiane. Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte duke udhëtuar në autostradën Vipiteno në momentin që u ndalua nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar polica zbuloi se shqiptari kishte fshehur në automjet 6 kilogram kokainë, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 800 mijë Eurove.
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes mesazhit të një qytetari, shkruan se një i kërkuar si pjesë e bandës së Shkodrës, mban foto profili në rrjetet sociale, kryeministrin Edi Rama. Postimi i plotë: Kriminelet e pëlqejnë shume kreun e meduzes Edvine Kristaq Mafine. Ata edhe ne kerkim foton e tij e mbajne si hajmali! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb Doktor ja shife kte tipin qe esht shpallur ne kerkim me banden e shkodres benard rrukaj.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se të gjithë kryebashkiakët e djathtë do të lirojnë zyrat e tyre deri më datë 10 gusht. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës24, numri dy i PS u shpreh se kryebashkiakëve të PD iu mbaron mandati më 10 gusht, ndaj dhe brenda dy javëve kryebashkiakët socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit do të marrin detyrën. I pyetur nga gazetari nëse do të nxirren me forcë nga policia nga zyrat, Balla nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por është shprehur se iu sugjeron kryetarëve të djathtë të mblidhen…
Byrek me domate është një traditë e zonës së Korçës. Mësoni si të gatuani këtë recetë tradicionale shqiptare në mënyrë të përdorur dhe pa shumë mundim. Përbërësit për byrek me domate me dy petë 250 gr miell 125 ml ujë i vakët 500 gr domate 250 gr qepë kripë vaj ulliri piper majdanoz arrë moskat Përgatitja byrek me domate Fillojmë përgatitjen e byrekut duke bërë në fillim brumin për petët. Në një enë hedhim miellin, ujin e vakët, një lugë vaj ulliri, pak kripë dhe fillojmë ti përziejmë. Përgatitim brumin për petët. Pasi e kemi punuar mirë brumin e mbështjellim…