Author: tirana

Armata e Maqedonisë së Veriut është emri i ri i ushtrisë së vendit. Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar se dje ka nënshkruar vendimin për riemërim. Kjo do të thotë se në periudhën e ardhshme armata duhet të furnizohet me uniforma që do të përmbajnë emrin e ri. Ndryshe, rreth mos ndryshimit të shkurtesës ARM, muajin e kaluar në një takim të përfaqësuesve të Armatës së Maqedonisë dhe NATO-s kishte reaguar Greqia. “Dje nënshkrova dekretin për mbishkrimet në uniformat e armatës. Tash e tutje do të jetë Armata e Maqedonisë së Veriut. Do të thotë, ka përfunduar edhe kjo pjesë teknike…

Read More

Robbie Ëilliams njihet si ylli ndërkombëtar i pop-it, por së fundmi vëmendja ndaj tij nuk lidhet fare me muzikën. Këngëtari ka pranuar në një intervistë se është përndjekur nga fantazmat kur ka jetuar për 3 muaj në Los Angeles në një shtëpi të marrë me qera. Shtëpia me 5 dhoma kishte praninë e një shpirti dhe Robbie ishte i vendosur që të bënte paqe me të. Sipas tij zonja që e zotëronte më herët shtëpinë kishte ndërruar jetë nga një atak dhe ishte shpirti i saj ai që qëndronte aty. “Mbaj mend që i kam folur dhe i kam thënë:…

Read More

Moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe dy aktorët e njohur të humorit, Donald dhe Romeo Veshaj, zbuluan pak ditë më parë se do të sillnin një projekt të ri televiziv të titulluar ‘3-shat’. Projekti është mirëpritur nga të gjithë ndjekësit e tyre, të cilët kanë qenë kureshtarë të dinë se si lindi ideja e bashkëpunimit të tyre. Të ftuar në emisionin ‘Tring Stars’ me moderatoren Katerina Trungu, Bora, Donaldi dhe Romeo zbuluan se çdo gjë lindi shumë natyrshëm dhe se presin të kenë sukses në atë çfarë do shfaqin për publikun e gjerë. “Në të tre kishim nga një ide…

Read More

I ftuar në studion e Top Talk, deputeti Muslim Murrizi theksoi se pas reformës në drejtësi, ndërkombëtarët e kanë kthyer fokusin tek reforma zgjedhore, për të zhbërë edhe “pashallëkun” e krerëve të partive. Por i pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Murruzi u shpreh se pa ndryshime Kushtetuese nuk do të zgjedhje në Shqipëri. “Pa ndryshuar kjo Kushtetutë e majosur në pisllëkun e Prillit të 2008-s nuk do të ketë zgjedhje. Me këtë Kod, me këtë Kushtetutë nuk do të ketë zgjedhje, në daç të kohshme në daç të parakohshme, quajini si të doni”, tha Murrizi.

Read More

Pas një viti larg Torinos, Xhixhi Bufon është rikthyer në shtëpi, teksa ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Juventusit që do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2020. Legjenda italiane kaloi 17-vjet te bardhezinjtë duke u aktivizuar 656 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar shumë trofe. Pas përfundimit të kontratës 1-vjeçare, 41-vjeçari pritet të emërohet në një post drejtues te “Zonja e Vjertër”.

Read More

Ka ngordhur luani i kopshtit zoologjik “Safari Park”, vetëm dy muaj pasi u largua nga Shqipëria për në Holandë. I njohur me emrin Zhak, ai ishte një nga luanët e keqtrajtuar në kopshtin zoologjik të Fierit. Në muajin maj luanët u dërguan për t’u shpëtuar në qendrën Felida, por duket se Zhak nuk ja ka dalë. Sipas tyre për këtë luan ishte tepër vonë, pasi veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara. Ndërkaq, qendra Felida shpreh ngushëllimet e saj. “Ky luan miqësor dhe mbresëlënës, i cili jetonte në një ferr në Tokë për vite në një kopsht zoologjik privat në…

Read More

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, tha të enjten në Preshevë, se nuk mbështet idetë për shkëmbim territoresh dhe përpjekjet duhet të përqendrohen në arritjen e një paqeje afatgjate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ligjvënësi Engel po qëndron në Luginën e Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë në një mision faktmbledhës. Pas takimit me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ai foli për përfshirjen e gjatë në Ballkan dhe posaçërisht për pavarësinë e Kosovës, ndërsa vuri theksin tek nevoja për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Nuk mendoj fare që është drejtim i duhur shkëmbimi i territoreve. Jam…

Read More

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Olsi Belortajën, 47 vjeç, ish agjenti doganor, i cili aksidentoi për vdekje 3 persona. Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin Korçë-Kapshticë ku ndërruan jetë në vend dy gra dhe fëmija në spitalin e Tiranës, pas një dite. Viktimat dhe i plagosuri ishin duke kaluar rrugën kur u përplasën nga një automjet që drejtohej nga agjenti doganor Olsi Belortajën, i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja. Viktimat e aksidentit ishin shtetasja A.G, 32 vjeçe, shtetasja V.Ç, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë, si edhe një fëmijë. Pasi u largua nga vendngjarja policia gjeti dhe…

Read More

Qyteti i Kavajës u trondit sot nga përplasja me armë mes dy grupeve, ku për pasojë humbi jetën një kalimtarë, ndërsa u plagosën pesë persona të tjerë. Në njërin krah ishin vëllezërit Eraldo e Elio Hyka dhe Rustem e Elton Dedej, ndërsa në krahun tjetër ishin vëllezërit Aliu, Marjusi dhe Denisi. Disa ditë më parë, Eraldo Hyka dhe një prej vëllezërve Aliu ishin zënë me njëri-tjetrin, ndërsa u takuan sot për të sqaruar ngjarjen, në një lokal në hyrje të Kavajës pranë një furre buke. Por më pas situata ka precipituar, ku ka filluar edhe përplasja me armë. Nga të…

Read More

Edhe pse në 30 qershor u votua për kryetarët e 61 bashkive, për shkak të zhvillimeve që i paraprinë, zgjedhjet lokale morën natyrë të fortë politike. Këtë herë ndasia ishte e fortë, teksa maxhoranca i ftoi qytetarët të votojnë, ndërsa opozita bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve. Por cili është mesazhi politik, që del nga vota e 30 qershorit? Top Channel kryqëzoi votat e partisë socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, me votat që kanë marrë kandidatët për kryebashkiakë të mazhorancës në këto zgjedhje. Për efekt krahasimi, nga statistikat është përjashtuar Bashkia e Finiqit, për shkak se PS…

Read More

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kërkoi banorëve të Uashingtonit të mos përfshihen nga paniku, nëse shohin tanke në rrugë në Ditën e Pavarësisë. Së paku dy transportues Bradley dhe dy tanke M1A1 Abrams janë vendosur në qendër të kryeqytetit amerikan, me rastin e 4 korrikut. Koloneli i ushtrisë, Sunset Belinsky, tha se banorët do t’i shohin mjetet duke lëvizur nëpër lagjet e tyre, por ata nuk duhet të përfshihen dhe as të përhapin panik. Për vetë banorët, e gjithë kjo, është e frikshme dhe e panevojshme. “Unë shoh tanke në rrugë dhe ndjej frikë. Ku po shkojmë…

Read More

Nike ka menduar të nxjerrë një palë atlete me flamurin e Amerikës, në rastin e Ditës së Pavarësisë. Por marka e njohur ka gabuar në zgjedhjen e tij, pasi ka vendosur një version të vjetër të flamurit të SHBA-së. Kjo gjë ka irrituar jo pak persona, përfshirë edhe një nga lojtarët e futbollit Colin Kaepernick. Kjo zgjedhje e Nike kujton epokën e skllavërisë, ndaj kompania e njohur është detyruar ta tërheqë këtë model pas kundërshtimeve të shumta.

Read More