Përfundimi i procesit të numërimit ka plotësuar panoramën e rezultateve që prodhuan zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ndërsa gara për kryebashkiak nuk kishte asnjë surprizë, për shkak se në më shumë se gjysmën e bashkive nuk kishte fare kandidat dhe në pjesën tjetër ishin kandidatë fiktivë sa për të legjitimuar zgjedhjet në mungesë të opozitës, ajo që kishte deri diku një farë interesi ishte pikërisht vota për këshill bashkiak. Tashmë që numërimi i votave edhe për këshillat ka mbaruar, është bërë e mundur edhe përllogaritja e ndarjes së mandateve të këshilltarëve në çdo këshill. Kështu, sipas të dhë-nave zyrtare të…
Author: tirana
Partizani ka publikuar ditën e sotme biletat sa i përket ndeshjes së vajtjes në turin e parë kualifikues të Champions League, më 10 korrik, ora 17:30, ndaj kampionëve të Azerbajxhanit, Qarabag FK. Ndeshja do të luhet në “Selman Stermasi” dhe biletat në tribunat për karshi do të kushtojnë 300 lekë, ndërsa tribunat A1, A2, B1 dhe B2 do të kushtojnë 1000 lek. Biletat do të dalin në shitje më 5 korrik.
Juventusi ka bërë një ofertë të parë për kapitenin e Ajax, Matthijs de Ligt, me 65 milionë euro në total për klubin holandez. Në bazë të ofertës, 55 milionë euro jepen në dorë dhe pjesa tjetër në bonue. Natyrisht, oferta është shumë larg 75 milionë eurove që kërkon Ajax, shifër që ia jepte PSG, por PSG ka një armë të fortë. Mino Raiola ka arritur marrëveshjen me klubin bardhezi për një kontratë faraonike, me 12-13 milionë euro neto në sezon, ndaj PSG është jashtë gare. Të hënën Ajax nis stërvitjet për sezonin e ri dhe pret që De Ligt të…
Ermal Mamaqi publikoi sot në Instagram një foto të modifikuar me Photoshop, ku në trupin e një burri muskuloz, ka vendosur fytyrën e vet duke i bërë ndjekësit konfuzë. Në fakt, duket se ka zgjedhur këtë mënyrë për të tërhequr vëmendjen drejt projektit të tij të ri. “Gati për filmin tjetër”, shkruan Ermali në Instagram. Dje, “Xing” publikoi lajmin se Ermal Mamaqi po realizon një tjetër film, nisur nga suksesi që pati “Dy Gisht Mjaltë” me Elvana Gjatën.
Instagram është një nga aplikacionet më të njohura për sa i përket shpërndarjes nëpër rrjete sociale, me më shumë se 800 milionë përdorues mujorë.Shumica e atyre që njohim e përdorin Instagramin thjesht si një formë për të parë se çfarë bëjnë të tjerët, për të komentuar dhe për të postuar fotot e tyre mirepo ekzistojnë disa mënyra për ta përdorur këtë aplikacion në potencialin e tij të plotë. Por si te rrisni numrin tuaj të ndjekësve dhe të bëheni të dëshirueshëm nga një kompani? Ilaria Barbotti, konsulente dixhitale dhe themeluese e komunitetit të Instagramers Italia, zbulon 5 sekretet. 1. Jini…
Nga Ben Andoni Intensifikimi i letrave që po bëhet nga njerëzit kryesorë të shtetit shqiptar dhe që në përgjithësi nuk marrin përgjigje, më shumë se çdo gjë po paraqesin kulturën individuale të mbajtjes së krizës. E filloi kryeministri Rama, i cili shkroi plot 7 letra drejt kryetarit të opozitës Basha, kurse tashmë ka ardhur koha e presidentit të vendit që bën letra dhe dërgon mesazhe për të treguar pozicionin që i jep tagri i vet ashtu si edhe për të sqaruar qëndrimin personal për Reformën në Drejtësi, procesi që i ka trandur të gjithë. Në të gjitha rastet përgjigjet e…
Nga Mentor KikiaOpozita kishte shndërruar në simbol të luftës së saj politike përgjimet që tregonin presionet dhe shantazhet për sigurimin e votave në Dibër. Por pas 30 qershorit, një proces zgjedhor, që nuk ndryshoi asnjë në sfondin e krizës politike, ndërsa pritej të shikohej se si dhe me çfarë mjetesh do të vazhdonte protesta, kur rrëzimi i qeverisë përmes presionit apo dhunës kishte rënë, presidenti hap një tjetër front lufte. Ai i shpall luftë “Ramaformës”. Vërejtjet e Presidentit Meta ndaj mënyrës se si po ngrihen institucionet e reja të drejtësisë mund të jenë të gjitha të drejta. Por përse pikërisht tani?…
Ndonëse përflitet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës I kanë hequr vizën, Petrit Vasili ka uruar SHBA-të për Ditën e Pavarësisë. E si për të hedhur poshtë zërat, Vasili ka zgjedhur si foto një të realizuar kohë më parë në SHBA. “Urime për 4 korrikun ditën e madhe të SHBA mikut të madh dhe të pazëvendësueshëm të Shqipërisë. Të lumtur që kemi pasur fatin të jemi në sallat ku është shkruar historia e Amerikës dhe politikës së saj të madhe. Në sallën e senatit të SHBA në Capitol pak kohë më parë me mikun tim Eriol Brahimllari”, shkruan Vasili.
Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar festën e SHBA-së. “Mirëmëngjes dhe në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve” shkruan Rama, që edhe ai feston sot ditëlindjen e 55-të.
Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se i trembet një përplasjeje tani që krerët e bashkive dhe punonjësit në këto bashki kanë humbur vendet e punës. Sipas saj, kreut të PD Lulzim Basha i ka dalë situata nga kontrolli. “Deri diku unë e shoh që do ketë përplasje pasi njerëzit kanë humbur vendet e punës e punës dhe kjo është një gjë që s’e ndal dot njëri. Është e pashmangshme. Unë jam e bindur se kreu i PD nuk e di se çfarë po ndodh sepse jemi në një pikë që i ka dalë situata jashtë kontrollit. Zoti Basha ndodhet në…
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare pasi truprojat u panë të vrapojnë pranë makinës së tij në një samit në Singapor vitin e kaluar. Anna Fifield, shefja e Uashingtonit në Byronë e Pekinit ka shkruar një libër mbi Kim Jong Un ku thotë se “Kim mori idenë për këtë mburojë njerëzore nga filmi i Clint Eastwood”. Truprojat e Koresë së Veriut që vrapojnë përgjatë një limuzine që transportojnë Kim në Vietnam kanë të njëjtën skenë me filmin ‘In The Line Of Fire’ ku Eastwood luan rolin e një agjenti të Shërbimit Sekret amerikan, i cili…
Ilir Meta ka publikuar një letër të katërt në rrjetet sociale, ndërsa premton se do të vijojë me letra të tjera. Ai në këtë letër, shpjegon se si Rama kapi reformën në drejtësi. Letra e Metës Momenti kyç dhe më cilësor se si Reforma në Drejtësi u shndërrua në Ramaformë. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua në 21-22 Korrik 2016, me 140 votat e plota të Kuvendit të Shqipërisë. Të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas këshillimeve të Komisionit të Venecias, institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Europë për çështjet e së drejtës kushtetuese. Pasi mori timonin…