Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “PREKALORI “. Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal. Sekuestrohen 205 kg lëndë narkotike dhe 5 automjete që përdoreshin për transportin e kësaj lënde. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore grumbulloi informacione në lidhje me një grup kriminal që kishte lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) në qarkun e Shkodrës. Mbi bazën e…
Author: tirana
Ndonëse Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, qëndroi në burg për tre vite e gjysmë, bashkëshortja e tij Rezarta Shkurta e ka mbështetur gjithmonë. Ajo ka treguar se për të Ermali dhe vajza e tyre Hera janë gjithçka. Pak muaj pas daljes nga burgu nipi i diktatorit i propozoi këngëtares për martesë për të dytën herë dhe duket se së shpejti do të ketë dasmë. Mirëpo pavarësisht se janë munduar të rrinë larg vëmendjes së mediave, sot Ermali ka flirtuar publikisht me Rezartën, teksa kjo e fundit kishte hapur rubrikën ‘Më bëj një pyetje’ në Instastory. ‘Si ka mundësi…
Një 17-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali. Sipas mediave italiane, i mituri shqiptar, identiteti të cilit nuk bëhet me dije, ka hyrë në lumë për t’u larë dhe për pasoja ka gjetur vdekjen. Adoleshenti banues në Settimo Torinese, ka hyrë sot në ujërat e lumit Chiusella, në zonën e Alice Superiore dhe nuk ka dalë më i gjallë prej andej. Miqtë menjëherë u vunë nën alarm dhe u përpoqën të ndërhyjnë, por tragjedia kishte ndodhur tashmë. Ekipet e zhytësve shkuan në vendin e ngjarjes duke gjetur trupin e të riut të pa jetë.
Zv.kryeministri Erion Braçe deklaroi sot se “mendja e poshtër e ca politikanëve nuk ia doli as në Komisionin Europian që rrëzoi kërkesën e Holandës sot”. Duke reaguar lidhur me rrëzimin e kërkesës së Holandës për pezullimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen nga Komisioni Europian, Braçe tha se “ky vend, Shqipëria është vendi më i tradhtuar në këtë cep të Europës. Nga shqiptarët vetë, politikanët me pushtet ose jo, së pari. Lobimi pranë një grupi ekstrem në parlamentin e Holandës, pavarësisht qëndrimit korrekt e të bazuar në fakte të qeverisë së Holandës, ishte punë e ca…
Moderatorja e Top Channel Xhemi shehu është gjithmonë aktive në rrjetet sociale dhe bëhet shpeshherë pjesë e mediave rozë. Mirëpo krahas jetës publike ajo është munduar gjithmonë ta mbajë larg mediave atë private. Ditën e sotme, si rrallëherë më parë, moderatorja ka publikuar një foto me djalin e saj të madh Martinin. Siç shihet nga fotoja, Xhemi dhe Martini janë nisur për plazh, për të shijuar disa momente relaksi. Ajo që bie në sy është se djali i moderatores është rritur shumë dhe ka tiparet e mamasë së tij, ndërkohë kujtojmë se Xhemi ka edhe një djalë tjetër të quajtur…
Shqipëria, ashtu si edhe vendet e Ballkanit, njihen për dashurinë e tyre që kanë për pijet alkoolike dhe rakinë në veçanti. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, populli ynë renditet ndër ata që konsumojnë më pak alkool. Kjo sasi është shumë e ulët krahasuar me vende të tjera si Bjellorusia, Lituania, Moldavia apo Rusia që kryesojnë për përdorimin e alkoolit. Bazuar në numrin e përgjithshëm të popullsisë, mesatarisht një shqiptar konsumon 5 litra alkool në vit. Por, duke llogaritur vetëm personat që pinë alkool, kjo shifër rritet në 13 litra në vit. Një tjetër shifër dëshmon se meshkujt janë…
Jeta private e personazheve të njohur shqiptar përbën gjithmonë një interes për publikun dhe për këtë arsye përflitet gjatë në media. Personazhet VIP në intervistat e tyre të ndryshme, por edhe në postimet në rrjetet sociale zbulojnë detaje të ndryshme nga marrëdhënia me partnerët por edhe me familjarët e tyre. Sot ne të Xing.al. kemi vendosur t’ju zbulojmë 13 VIP-et shqiptare që i kanë marrëdhëniet mirë me vjehrrën. Elita Rudi – Moderatorja Elita Rudi një vit më parë i dha fund beqarisë në një ceremoni madhështore me reperin Gjiko. Dyshja tashmë janë prindër të një djali që quhet Zëri dhe…
Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Kanberra, Australi. Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade do të përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në një autostradë në jugperëndim të Kinës dhe është kapur nga kamerat e vendosura në rrugë. Makina drejtohej nga një grua 4-muajshe shtatzënë, e cila nuk devijon aspak drejtimin e mjetit, por shkoi drejt e në trafikndarës. Makina pësoi dëmtime të shumta, ndërsa për fatin e mirë gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj dolën pa lëndime.
Anxhelina Hdërgjonaj është një nga vajzat më tërheqëse të ‘showbiz-it’ shqiptar. Prej disa kohësh ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shijuar në maksimum çdo moment të jetesës atje. Bukuroshja publikon herë pas here momente të ndryshme pushimesh pranë më të afërmve të saj apo miqve më të ngushtë, megjithatë jetën private është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Por një postim i fundit i bërë nga Anxhelina në ‘Instagram’ ka ngritur sërish pikëpyetjet për një lidhje të mundshme në jetën e këngëtares. Ajo ka publikuar një foto ku shihet në krahët e një mashkulli, por fill…
Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratave të kryetares së komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj e cila tha se presidenti edhe mund të mos arrestohet lidhur me shkeljet e gjetura në raportin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Sipas Blushit kjo është një minë me sahat për fitoren përfundimtare të Reformës në Drejtësi. “Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitoren” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!”, shkruan zëdhënësi i Presidentit.
Dafina Zeqiri ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me të afërmit e saj, sidomos me nënën dhe dy motrat. Sot këngëtarja ka bërë një urim shumë special për më të voglën prej tyre, Tringën, me të cilën e shohim të shfaqet më shpesh në rrjete sociale. Dafina ka publikuar në ‘Instagram’ një video dhe një foto me motrën dhe bashkangjitur saj ka bërë një dedikim të ndjerë për të. “Gëzuar ditëlindjen motër. Ti tashmë e di që je drita ime që ndriçon dhe do të bëja gjithçka në botë për ty dhe akoma më shumë! Të dua”,…