Gjykata e Korçës ka lënë në burg Olsi Belortajën, 47 vjeç, ish agjenti doganor, i cili aksidentoi për vdekje 3 persona.
Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin Korçë-Kapshticë ku ndërruan jetë në vend dy gra dhe fëmija në spitalin e Tiranës, pas një dite.
Viktimat dhe i plagosuri ishin duke kaluar rrugën kur u përplasën nga një automjet që drejtohej nga agjenti doganor Olsi Belortajën, i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.
Viktimat e aksidentit ishin shtetasja A.G, 32 vjeçe, shtetasja V.Ç, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë, si edhe një fëmijë.
Pasi u largua nga vendngjarja policia gjeti dhe shoqëroi në komisariatin e Devollit pak pas aksidentit Olsi Belortajën. Pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.
