Author: tirana

Spartak Ngjela ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta ku fliste për komplot ndërkombëtar në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, madje edhe multimiliarderin Xhorxh Soros. Ngjela tha në emisionin OPEN në Top Channel se Meta është i shqetësuar, pasi është nën akuzë nga drejtësia. “Nuk ishte as sulm dhe as mbrojtje. Tregon që është i shqetësuar. Njerëzit që janë nën akuzë e humbasin ekuilibrin mendor. 80% e kryeministrave të Perëndimit shkojnë nën akuzë, por janë avokat. E dinë se çdo të thotë akuzë. Këta janë kafshë të buta. Një presidenti nuk I lejohet ky…

Read More

Chris Irvine (FOX News) Presidenti i Shqipërisë, ditë e martën, denoncoi zgjedhjet bashkiake që u zhvilluan të dielën si një “farsë”, duke akuzuar filantropin dhe miliarderin e krahut të majtë George Soros për përfshirjen në një “komplot.” Ilir Meta tha se Soros, një gogol për qarqet e krahut të djathtë, ishte përgjegjës për “një komplot që synonte kapjen tërësisht të shtetit”, kjo sipas faqes së internetit në gjuhën angleze Balkan Insight. Ai nuk ofroi dëshmi për të mbështetur pretendimet e tij. Gjatë një konference shtypi, të martën, Meta thuhet se ka thënë: “Kam disa fjalë për miliarderin e nderuar George Soros.…

Read More

ADI SHKËMBI/ Kanadaja ofron mundësi punësimi për qytetarët shqiptarë, të cilët arrijnë të gjejnë një kontratë pune në këtë vend. Avokati shqiptar në Montreal, Gjergji Hasa, shpjegon për “flasshqip.ca”, në këtë intervistë të dytë, procedurën që duhet të ndjekin në këto raste qytetarët shqiptarë. Sipas tij, një pjesë të mirë të procedurës e realizon punëdhënësi, i cili duhet të bindë autoritetet se ka vërtet nevojë për aplikuesin nga Shqipëria. Gjatë intervistës, z. Hasa shprehet se përmes bashkëshortit me një kontratë të rregullt pune, mund të përfitojnë edhe bashkëshortja dhe fëmijët, të cilët kanë të drejta të njëjta me qytetarët kanadezë…

Read More

Sopha Ardjalee, 46 vjeç, shpërndarës droge në Tajlandë, arriti t’i fshihej policisë pasi kjo e fundit ishte vënë në kërkim të tij. Ai iu fsheh policisë duke u futur në kanalet e kullimit. Ardjalee qëndroi i fshehur për rreth 24 orë, por më tej po i rrezikohej jeta dhe u detyrua të kërkonte ndihmë. Banorët e zonës në Samut Prakan, në Tajlandën qendrore, dëgjuan thirrjet për ndihmë dhe më pas ishte policia që e shpëtoi e më pas e arrestoi.

Read More

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar raportin për denoncimet në procesin zgjedhor. Në raportin e publikuar nga Prokuroria bëhet me dije se kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë kallzim ndaj policisë së Shkodrës. Ndërkohë sipas raportimeve Policia Shkodër ka bërë 5 kallzime kundrejt Ademit. Në raportin e publikuar nga Prokuroria shkruhet se, po ashtu në Kurbin ka një hetim për falsifikim të materialit zgjedhor. Deklarata e plotë e Prokurorisë për zgjedhjet Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, deri në këtë moment, rezulton se;…

Read More

Kjo fundjavë ishte vërtetë përvëluese për shumë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por disa britanikë u gjendën të papërgatitur për motin e nxehtë dhe madje duke mos përdorur as krem plazhi në momentet kur kanë dalë në rrugë kanë hasur në pasoja vërtetë që ngjallin humor. E shtuna ishte dita më e nxehtë e vitit deri më tani, me temperatura që arrinin në 34 gradë C në Londër. Por disa britanikë mbetën duke u lutur për dimër pasi kanë provuar këtë diell përvëlues madje disa prej tyre kanë uruar pse jo edhe borën. Dhjetëra morën edhe kurajën të…

Read More

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar kallëzimin penal në ngarkim të kryetares së Bashkisë Voltana Ademi, si dhe shtetasit Zef Hila. Për të dy këta persona është ngritur akuza e pengimit të procesit zgjedhor dhe kundërshtim i forcave të Policisë. Gjithashtu prokuroria është nisur procedim penal ndaj një shtetas pas kallëzimit të Edmond Pirolit, kandidat për kryetar i Bashkisë Kurbin për subjektin politik “Bindja Demokratike” për falsifikim dokumentesh. Konkretisht, sipas kallëzuesit, në dy qendrat e votimit, në ambientin privat “Lokal i shtetasit Vasil Ulaj”, në Fushë-Kuqe, pretendohet të kenë votuar 6 shtetas, ndërkohë që në kutitë e votimit janë futur dhe…

Read More

Firma e ndërtimit braktisë punimet e pallatit, banorët kërkojnë ndihmë pas vdekjes së njërit prej tyre tragjikisht.Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës firmën e ndërtimi A&E konstruksion në pronësi të babait të ish deputetes së LSI-së Klejdi Mehmetaj, ku pasi ka marrë lekët banorëve nuk ka përfunduar ndërtimin e pallatit, duke e lenë në gjysmë. Si rezultat i lënies së punimeve në gjysmë në gropën e lënë hapur të ashensorit humb jetën tragjikisht njëri prej banorëve. Gjatë kohës që kryheshin punimet firma A&E konstruksion ka bërë shitjen e apartamenteve nga 2-3 herë duke i futur në konflikt banorët. Ata…

Read More

Ajo që tërhoqi vëmendjen e gazetarit Mustafa Nano në zgjedhjet e 30 qershorit në fjalimin e kryeministrit Rama, ishte falënderimi në fund i pjestarëve të familjes së tij dhe Zahos. Në këndvështrimin e tij Nano thotë se kjo një marrëzi që Kryeministri Rama nuk do të duhej ta bënte, pasi kjo ndodh vetëm me familjet mbretërore. “Menjëherë pas zgjedhjeve në 30 qershor ai mbajti një fjalim dhe në fund ai falenderoi pjestarët e familjes së tij se nuk e kuptoj se ç’lidhje kanë më zgjedhjet. Nuk arsye pse duhet t’i di unë emrat, po ja që i di dhe në…

Read More

Presidenti Meta në fjalën e tij para mediave ditën e sotme tha për herë të parë publikisht se një grup i strukturuar, që ai e titulloi PPPd, po vepron me provokime dhe sipas parimeve të “Deep state” kundër interesave të shtetit shqiptar. “Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe mikut tim, Doktorit. Të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd. Është një grup i strukturuar që punon sipas parimeve të “Deep state” që kanë gjetur edhe njeriun e duhur për këtë çështje, i cili nuk vjen në…

Read More

Ndonëse moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori i emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’ nuk e kanë pranuar lidhjen, ata shpeshherë janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi, Arbana ka udhëtuar drejt Barcelonjës në Spanjë, për pushime me stafin dhe sigurisht edhe me Eduartin. Por ashtu siç na e kanë treguar edhe herë të tjera, çifti duket se ka vendosur të mos fshihet më. Pak orë më parë ka publikuar një video me Arbanën nga stadiumi ‘Camp Nou’ në Barcelonë, ndërkohë që krahas videos shkruan: Me këtë tifozen e Barcelonës.

Read More

U arrestua dje në Rimini të Italisë një nga të dyshuarit, që ishte shpallur në kërkim prej më shumë se dy javësh, për vrasjen e Gentjan e Nezir Beqirit në Elbasan, 7 vite më parë. I arrestuari është Etien Cani, 28 vjeç, i cili u lokalizua nga informacionet në rrugë operative. Pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, si dhe Zyrës Ndërlidhëse të oficerëve italianë në vendin tonë, u bë i mundur arrestimi i tij. Në operacionin e 14 qershorit, të koduar “Krasta”, Policia tha se një nga ngjarjet e vjetra të zbardhura ishte…

Read More