Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekzekutoi babë e bir në Elbasan, i dyshuari kapet në Itali. Ja kush është bashkëpunëtori

20:32 / July 2, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasje elbasan vellezerit neziri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

U arrestua dje në Rimini të Italisë një nga të dyshuarit, që ishte shpallur në kërkim prej më shumë se dy javësh, për vrasjen e Gentjan e Nezir Beqirit në Elbasan, 7 vite më parë.

I arrestuari është Etien Cani, 28 vjeç, i cili u lokalizua nga informacionet në rrugë operative. Pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, si dhe Zyrës Ndërlidhëse të oficerëve italianë në vendin tonë, u bë i mundur arrestimi i tij.

Në operacionin e 14 qershorit, të koduar “Krasta”, Policia tha se një nga ngjarjet e vjetra të zbardhura ishte edhe vrasja e dyfishtë që ndodhi më 15 gusht të vitit 2012 në lagjen “Çlirimi”, ku u ekzekutuan babë e bir.

Sipas zv.drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë, Aida Hajnaj, e cila doli në një konferencë për shtyp, autorët e kësaj ngjarjeje ishin identifikuar dhe shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Ervis Bardhin, 38 vjeç nga Kavaja e banues në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit, i cili vijon të jetë në kërkim, si dhe Etien Canin, 28 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi” të këtij qyteti, që u arrestua dje në Rimini.

Në kohën kur Policia organizoi operacionin “Krasta”, për Canin kishte informacione që ndodhej jashtë Shqipërisë, ndërsa 38-vjeçari Bardhi arriti të largohej nga shtëpia pak para se aty të futeshin Forcat Speciale mëngjesin e 14 qershorit dhe ende nuk është lokalizuar vendndodhja e tij.


Në 15 gusht të vitit 2012, 40-vjeçari Gentjan Beqiri është ekzekutuar në banesën e tij, në lagjen “Sporti i Vjetër” të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit. Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë në trup.

Ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, për shkak të një tentative arratisjeje nga qelitë e paraburgimit. Vrasjet janë kryer në gjakftohtësi dhe dy efektivët rojë nuk e kanë kuptuar që ekzekutorët kanë kryer krimin. Ata e kanë marrë njoftimin vetëm pasi ka ardhur ambulanca.

Për vrasjen, fillimisht u ndalua Florenc Çapja

Për vrasjen babë e bir, Gentjan e Nezir Beqirit, Policia e Elbasanit pati arrestuar në atë kohë Florenc Çapjan dhe shtetasin me iniciale A.J.. Por disa ditë më pas, Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu njërin prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit. Në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë për dy të akuzuarit, trupi gjykues ka lënë sërish në “arrest me burg” të dyshuarin A.J., ndërsa Florenc Çapja u vendos që të gjykohej në gjendje të lirë deri në përfundim të procesit.

Në seancën e mëparshme, Gjykata i kishte lënë 60 ditë kohë Prokurorisë dhe Policisë për të faktuar akuzën e vrasjes ndaj të arrestuarve Florenc Çapja dhe A.J., që akuzohen për ekzekutimin e dyfishtë të ndodhur paraditen e 15 gushtit 2012. Ndërsa avokatët mbrojtës kishin paraqitur prova se ditën e ngjarjes klientët e tyre nuk ndodheshin në qytetin e Elbasanit, madje Çapja nuk ka qenë në Shqipëri.

Aktualisht, Florenc Çapja ndodhet në paraburgim, pasi u arrestua gjatë operacionit “Krasta”, i dyshuar për vrasjen e mbetur në tentativë të ish-policit Rrugor, Fadil Mema. Në mars të vitit 2015, Mema u vra në Torino të Italisë. Ai u qëllua në mbrëmje me armë zjarri, duke marrë 6 plagë, poshtë shtëpisë së tij. Ndërkohë, ai i kishte shpëtuar një tjetër atentati më 30 janar 2006 në Elbasan, ku mbeti i plagosur. Kjo ngjarje, pra, plagosja e tij, është zbardhur nga Policia e Elbasanit, që ka arrestuar si autor të dyshuar Florenc Çapjan. /panorama

Gentjan Nezir Beqirit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca ndërpritet sërish

13:01 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026

E rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt në det

12:51 / July 23, 2026

Protestuesit qëllojnë me sende të forta në drejtim të policisë, 6 efektivë të plagosur

12:48 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.