Author: tirana

Dashi Dashuria: Venusi këtë javë do t’ju bëjë shumë njerëz të dashur. Hëna do të jetë në shenjën tuaj, por do të duhet të marrësh hapat e duhur. Mes të Premtes dhe të Shtunës mund të shijoni dy ditë shumë fatlume nën aspektin sentimental. Beqarët mund të bëjnë takime shumë interesante dhe një miqësi e bukur mund të kthehet në diçka më shumë. Puna: Ju do të jeni veçanërisht produktiv gjatë javës dhe do të keni një dëshirë të madhe për të nisur investime të reja, falë fitimeve të shumta të javës së kaluar. Megjithatë, ju gjithashtu do të duhet…

Read More

Nga Dom Gjergji, Ipeshkëv i Rrëshenit Unë kam qenë prej atyre që kam pasur frikë se mund të ndodhte diçka e keqe sot. Por falë Zotit dhe shqiptarëve nuk ndodhi asgjë e keqe. Krenar për Mirditën, Matin dhe Dibrën që nuk zgjodhën dhunën. Sidomos në Mirditë nuk pati asnjë incident, as më i vogli. Për ndonjë analist që flet për “kriminelët e veriut” dua t’i them se në Mirditë, Mat e Dibër nuk ka kriminelë. Ka njerëz partiakë me pasione politike, nganjëherë të ndezura, me mendime të ndryshme, majtas, djathtas e në qendër, por jo kriminelë. Janë njerëz që duan…

Read More

“Ju kam shumë xhan të gjithëve”. Një deklaratë e papritur e Edi Ramës i cili nuk ka mbajtur dot prekjen, teksa ka thenë se kjo është një shprehje e Zahos dhe se atij i pëlqen. Përtej interpretimeve politike, në psikologji profesionistët do thoshin se kjo ndjeshmëri zbulon se askush nuk është i plotfuqishëm, as kur je Kryeministër dhe vendimet i merr vetë, dhe të duhet të përballesh me veten në pasqyrë. Kliko në video për ta parë momentin dhe për të dëgjuar çfarë tha ai. 

Read More

Në seancën e sotme të ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare”, ishin nënë e bir, Valbona dhe djali i saj, Egli. Konflikti mes tyre kishte lindur pas vdekjes së vajzës 23-vjeçare Lediona, pas ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin e Pogradecit. Vajza ishte ankuar për dhimbje barku dhe pas analizave që i ishin bërë në spital ishte diagnostikuar me apandesit akut. Sipas deklaratës së nënës së të ndjerës Valbona, e cila kishte qëndruar pranë vajzës në spital, mjekët kishin deklaruar se operacioni kishte shkuar mirë. Siç dëshmon Valbona vajza pas daljes së narkozës kishte qenë e ndërgjegjshme dhe…

Read More

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shkruan se Partia Demokratike pas rreth tre dekadash nuk ka më asnjë lloj pushteti pas votimeve të sotme. Ajo shton se PD praktikisht nuk është më. Ajo e konsideron kreun e PD-së një eksperiment të pamerituar. Reagimi i plotë i Jozefina Topallit: Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnjë pushtet. Partia Demokratike nuk eshte me as ne Parlament dhe nuk ka me asnje bashki. Me urdherin per djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori ate me dhune, jashte parlamentit duke tradhetua e fyer, mbi 400 mijë demokratë, qe votuan siglen e kesaj force…

Read More

Naimi ka katër muaj që nuk komunikon me vajzën e tij Tean sepse kjo e fundit, sipas babait, është lënduar nga një fjalë e nxituar. Edhe pas lotëve e përgjërimeve të shumta, Tea e ka pasur të vështirë që t’a falë babain e saj. Vetëm ndërmjetësimi i Ardit Gjebresë tek “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, ka bërë që babë e bijë të shkëmbejnë një gjysëm përqafimi pas katër muajsh. Shkak për këtë konflikt është bërë një fjalë e nxituar e Naimit që ka lënduar jo vetëm vajzën e tij 18-vjeçare, por dhe të fejuarin e saj. Vajza…

Read More

Andi Bushati deklaroi për “News 24” se sot ishte në plazh dhe se këtë që ndodhi me zgjedhjet tregon se Shqipëria po shkojmë drejt një regjimi.Analisti theksoi se Rama po tenton t’i marrë të gjitha. Ai tha se Rama vendosi që të shkojë drejt zgjedhjeve të 30 qershorit me të gjithë banditët me vete. “Cna pret nga nesër e dimë që dje. Po mirë me Ymer Lalën ishte opozita aleat? Me krimin në Durrgës e kudo kush ishte aleat? Këtu kemi një tentativë të një njeriu të vetëm t’i marrë të gjitha. Mirë se ishte fajtori në zgjedhje i Bashës dhe Berishës, por…

Read More

Ndërron jetë ish-presidenti i Malit të Zi, Momir Bullatoviç. Momir Bullatovic, ndërroi jetë gjatë ditës së sotme në moshën 63 vjeçare. Ai ka qenë president i Malit të Zi në vitet 1990-1998. Po ashtu Bullatoviç ka qenë president i Qeverisë Federale të Jugosllavisë nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ai është personi që rrëfeu bisedën e tij me ish-presidentin Sali Berisha dhe si arriti ta bindë atë për të kontrabanduar naftë përmes veriut të Shqipërisë. Mediat malazeze shkruajnë se Bullatovic  ka vdekur nga një sulm në zemër.

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha numrin zyrtar të pjesëmarrjes në votime të shqiptarëve gjatë ditës së sotme. KQZ thotë se kanë marrë pjesë në votime 771.363 persona ose 21.6% e qytetarëve me të drejtë vote. Publikimi i rezultatit erdhi pas rreth tre orësh. Deri në orën 18:00, KQZ bënte me dije se kishin marrë pjesë në votime 19% e zgjedhësve, ose 671 255 persona.

Read More

Procesi i votmit u mbyll ne oren 19:00. Zgjedhjet u mbajten dhe u siguruan te qeta. Burimet bejne me dije se jane Rreth 790 mije votues qe kane marre pjese ne zgjedhje, sipas rezultateve paraprake. Kujtojme se ne vitin 2017 PS mori 765 mije vota, ndersa ne 2015 402 mije, si subjekt politik. Thene te gjitha keto, nje gje eshte e sigurt: Partia Socaliste ka nxjerre sot ne votim elektoratin e saj dhe ka riperseritur konfirmimin e vitit 2017, kur shqiptaret i besuan te qeveriste e vetme. Te gjitha shifrat mundin PD-LSI-ne, rrezojne kauzen e tyre qe i nxorri nga Kuvendi dhe i…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp foli edhe për punonjësit e administratës së bashkive të drejtuara nga partitë e djathta. Kreu i qeverisë tha se punonjësit që e meritojnë vendin e tyre të punës nuk do të preken. “Asnjë grua apo vajzë nuk do të largohet nga puna më bashkitë e djathta që nga sot u ka mbaruar mandati. Shqipëria e këtij 30 qershori nuk fitoi për të majtën por fitoi për të drejtën. Administratat e bashkive të djathta do të vlerësohen vetëm nga pikë shikimi i së drejtës. Ne duhet të reflektojmë menjëherë mbi nevojën urgjente të një…

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se pas 30 qershori do të fillojë një ditë e re. Rama tha se Shqipëria nuk do të shohë më parti molotoës, por nga sot opozita mori përgjigje për aventurat e mbrapshta. “Nga nesër, kemi vetëm një meritë për fitoren, qëndruam në anën e duhur të historisë, zgjodhëm rrugën më të vështirë, thuajse të pamundur. Kemi meritën që zgjodhëm rrugën e drejtë dhe të gjatë të së ardhmes duke u orientuar nga e drejta e popullit mbi partitë dhe pranuar sfidën e rrezikshme sy më sy dhe dhëmbë më dhëmbë.…

Read More