Author: tirana

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin. Me një pjesëmarrje të ulët, votimet u zhvilluan në gjysmën e bashkive pa kandidat alternativ. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët e tyre i kanë bojkotuar zgjedhjet, duke kërkuar largimin e kryeministrit pas publikimit të përgjimeve për blerjen e votave në Durrës dhe në Dibër. Në të gjithë vendin, janë hapur 5417 qendra votimi. Tashmë pritet të KQZ-ja të japë të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në votime, ndërsa për fituesit nuk priten surpriza. Procesi i votimit ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm dhe ka…

Read More

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për procesin zgjedhorë në vend, ndërsa ka akuzuar KQZ se ka gënjyer sa i përket pjesëmarrjes. Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, tha se pjesëmarrja nuk e kalon shifrën e 10%, duke shtuar se në proces janë konstatuar shumë shkelje të rënda. Sipas LSI, detyrimi i KQZ është të informojë qytetarët me përqindje reale në votime, duke shtuar se sipas monitorimit të kësaj partie, pjesëmarrja në votime në të gjitha bashkitë nuk e kalon shifrën 10%. Deklarata e plotë: Sipas monitorimit të kryer nga Lëvizja Socialiste për Integrim, monitorim i…

Read More

Në ditën e zgjedhjeve lokale që u mbajtën në 61 bashkitë e vendit, kryeprokurorja Arta Marku nuk e ka ushtruar të drejtën e saj për të zgjedhur në bashkinë e Shkodrës ku ajo është edhe e regjistruar si votuese. Siç raporton gazetari i Report tv, Ergys Kavaja Marku nuk ka votuar në qendrën e votimit në Shkollën e Gjuhëve të Huaja, me numër 306. Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i kësaj qendre votimi. Nuk dihen ende arsyet pse Marku nuk ka votuar ditën e sotme.

Read More

Rreth 157 mijë votues kanë dalë sot në qendrat e votimit në Tiranë për të zgjedhur një mes dy kandidatëve që ishin në fletën e votimit. Burime të Tirana News bëjnë të ditur se kjo shifër është vetëm 3 mijë vota më pak se 160 mijë votat që mori Erion Veliaj katër vjet më parë, kur mbështetej edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në këtë mënyrë, me një përllogaritje të thjeshtë, Veliaj duket se ka rekuperuar votat e dy ish aleatëve të cilët këtë herë i janë bashkëngjitur Partisë Demokratike.

Read More

Megjithëse konsiderohet e sigurt kutia ku hidhen fletët e votimit, në një nga qendrat në Tropojë, janë nxjerrë prej saj fletët e votuesve. Në Qendrën e Votimit 440, 5 komisionerë të majtë kanë nxjerrë fletët nga kutia, siç shihet edhe në foto. Në këto votime nuk marrin pjesë partitë e opozitës dhe pjesë e komisioneve janë vetëm komisionerë socialistë.

Read More

Dafina Zeqiri është përfolur shpesh për jetën e saj private! Pas ndarjes nga i dashuri Jose në fund të vitit 2018, me të cilin bashkëjetoi për më shumë se dy vite, Dafina konfirmoi statusin e saj si beqare. Ata kishin filluar bashkëjetesën në SHBA ku dhe Dafina ishte zhvendosur për të ndjekur karrierën ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare postonte herë pas herë foto e video me të dashurin e saj ku shpesh shprehte dhe dashurinë për të. Megjithëse dyshja i dha fund lidhjes! Po tani çfarë statusi ka Dafina? Burime për “iconstyle.al” bëjnë me dije se këngëtarja po jeton një histori romantike…

Read More

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka folur pa doreza në një intervistë për Al Jazeera, duke i ngarkuar përgjegjësi për situatën edhe ndërkombëtarëve. Ndryshe sa jemi mësuar me deklarata diplomatike, Basha ka deklaruar se shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar. “Shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur”, thotë Lulzim Basha…

Read More

Partia Demokratike Shkodër ka akuzuar se ka një terr të plotë informativ mbi ecurinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet që po mbahen sot në vend. Në një deklaratë për mediat, PD Shkodër thotë se, ndonëse maxhoranca mburret me qetësinë e procesit, sipas tyre “kjo situatë na sjell 30 vjet prapa në kohën e qetësisë olimpike që shoqëronte zgjedhjet mashtruese të sistemit mono-partiak”. Deklarata e plotë QETESI SI DIKUR Partia Demokratike Shkodër vëren se çuditërisht maxhoranca në deklaratat e sajë po mburret për qetësinë që po e shoqëron procesin e votimeve, dhe e quan si një meritë të mirë organizimit qeveritar të…

Read More

Aktori Laert Vasili komentoi procesin zgjedhor në studion e “Neës24”, duke e cilësuar atë shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Sipas tij, sot është një kthesë e madhe për Shqipërinë, pasi populli ka zgjedhur të votojë që të nesërmen të jetë në gjendje të ketë llogaridhënie dhe llogarimarrje nga pushteti vendor. “U përgënjeshtrua lajmi se Palmer ishte shkarkuar. Ky ishte një lajm i rremë i shtypit opozitar. Çoroditja që po i bëhet votuesve me lajme të rreme dhe propagandë false, sot po merr fund. Sot është një kthesë e madhe për Shqipërinë, populli ka zgjedhur të votojë, që…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka shkuar pasditen e sotme në selinë e PD-së, ku po zhvillon një takim me kreun e të djathtëve, Lulzim Bashën. Nuk dihet tema e diskutimit mes tyre, por ku takim vjen vetëm pak minuta para mbyllejes së votimeve.

Read More

Ndërkohë që në mbarë vendin po zhvillohen votimet për drejtuesit lokalë, Presidenti Ilir Meta ka vendosur ta kalojë të dielën pranë detit. Kreu i shtetit ka dalë në foto edhe me ish-futbollistin e kombëtares, Klodian Duro. Ka qenë ky i fundit që ka publikuar foton në rrjetin social, Instagram. “E si mund të kalohej e diela dhe pa pak futboll. Surprizë e bukur të kaloja sot disa momente me yllin e Kombëtares sonë, Klodian Duro”, shkruan Meta.

Read More

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar një video ku shfaqet një qytetar që thotë se ka votuar dy herë. Boçi e merr si shembull këtë rast për të treguar se sa të rregullta janë zgjedhjet, aq sa sipas tij edhe Soreca do habitet. “Shiheni vete sa të rregullta janë zgjedhjet!!!!😇Proces evropian sa dhe Soreca do habitet, pale vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë.🤣🤣🤣Personi ka votuar në Cërrik.Qetësisht e me buzëqeshje tregon gishtat e shënjuar. Kur ky është futur dy herë, po të tjerët?!!!Partiakët, militantët, të fortët?!Po mbushja e kutive në fund?!Konkluzionin lijani në dorë OSBE-ODHIR😜”, shkruan Boçi. Biseda me qytetarinVajte votove…

Read More