Author: tirana

Është arrestuar nga policia, Pandeli Tole, ish-futbollist i Apolonisë, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike në Fier. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD-së për Fierin, Luan Baçi. Statusi i plotë i Baçit në facebook: Policia politike e Edi Rames filloi nga presionet dhe shoqerimet. Tani ne keto momente, forca te shumta policie kane hyre me force te shtepia e Kryetarit te Grup-seksionit dhe antarit te kryesis te Deges PD Fier, ish-futbollistit te dashur te Apollonise z Pandeli Tole dhe e kane arrestuar, duke e çuar ne komisariatin e policise. Pa dhene asnje spjegim, pa bere asgje. Perse…

Read More

Edi Rama duket se nuk e njeh datën e re të zgjedhjeve vendore, e cila u caktua sot nga Presidenti i Republikës. Rama e ka krahasuar Metën me Haxhi Qamilin, ndërkohë që thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk i vret data e re. “Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte një togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvanëve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër,…

Read More

Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte: • 5 apartamente banimi; • 1 vilë trekatëshe; • 1 mjet lundrimi, anije peshkimi; • 4 automjete. Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës…

Read More

Kryebashkiakja demokrate e Shkodrës Voltana Ademi duket se e ka ndjerë frikën e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Ademi ka nxjerrë një urdhër të brendshëm, ku detyron të gjithë punonjësit e administratës së bashkisë së Shkodrës, të punojnë të shtunën dhe të dielën e votimeve nga ora 7 e mëngjesit deri në 19:00 të pasdites, shkruan newsbomb. Sipas kryebashkiakes, baza ligjore e nxjerrjes në punë është ‘NË ZBATIM TË DEKRETIT’ të presidentit Ilir Meta për çdekretimin e 30 Qershorit si datë zgjedhjesh. ‘Urdhëroj caktimin e ditës së shtunë dhe të dielë si ditë pune për të gjithë punonjësit e administratës, Njësisë…

Read More

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka bërë thirrje që palët politike në Shqipëri t’i zgjidhin mosmarrëveshjet me anë të dialogut. Në një deklaratë mbi situatën politike në Shqipëri, Engel thotë se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha që prej rënies së komunizmit, por shprehet i shqetësuar për situatën e fundit politike në vend. “Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë kufizimet më të mëdha dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës. Kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas sundimit të ligjit”. Procesi zgjedhor…

Read More

Pas lajmi se presidenti mbërriti sot që në 5 të mëngjesit në zyrë, nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi nuk ka kursyer talljet. Përmes Facebook, ai ka postuar dy foto me kolegët Halit Valteri dhe Halil Jakmi ndërsa shkruan: “Me deputetet Halit Valteri dhe Halil Jakimi. Qysh ne oren 04:53 minuta kemi filluar pritjet Neser do perpiqemi te jemi ne zyre qysh nga ora 03:47. Zyrat e shtetit avash avash do kene te njenjtin orar si Proper Piza 24 ore hapur”.

Read More

Artist, gazetar e emra të njohur të jetës publike në Shqipëri mbështesin Erion Veliajn në kandidimin e tij për një mandat të dytë për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Zërat më të dashur të muzikës shqiptare, si Noizy, Eneda Tarifa, Anxhela Peristeri apo Evi Reçi, si dhe emra të tjerë të njohur të botës së televizionit, si Anjeza Maja, Iva Tiço, Albana Osmani, Valbona Selimllari, Elona Duro apo Arjola Shehu e kanë shprehur hapur përkrahjen e tyre ndaj Veliajt në këtë kandidim, ndërsa nuk kanë nguruar që të publikojnë në faqet e tyre në rrjetet sociale edhe videomesazhin e e…

Read More

Po të gjykojmë nga pamja e jashtme, Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë duke iu afruar rrezikshëm konfliktit. Dy anije cisterna u sulmuan në mes të qershorit në Gjirin e Omanit, një incident që nuk ishte aq I thjeshtë e I parëndësishëm sa dukej. Dy mjetet lundruese , – të cilat I përkisnin njëra një firme gjermane, tjetra një kompanie norvegjeze- , morën dëmtime të mëdha, por ekuipazhi fatmirësisht u arrit të evakuohej në kohë, duke ia kursyer episodit përmasat tragjike. Shumë pranë vendit të ngjarjes, ndodhet Ngushtica e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishem detare për transportin global…

Read More

Ilir Meta pas takimeve me Bashën e aleatët e tij, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka deklaruar se ka dekretuar datën 13 tetor 2019 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Mes argumenteve që artikulohen se dekreti i Metës është antikushtetues, spikasin dy prej tyre. Së pari, ka të bëjë me afatin e mandatit të të zgjedhurve. Mandati i kryetarëve aktuale të bashkive mbaron në 10 gusht dhe Kodi Zgjedhor shprehet qartë se zgjedhjet duhet të zhvillohen përpara se të mbarojë mandati. 13 tetori i Metës është 2 muaj pasi kryetarëve ju mbaron mandati Së dyti, Kodi…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi për dekretin e ri për datën e re të zgjedhjeve nga ana e Presidentit. “Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën”, -thotë Spiropali.

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria do të jetë protagoniste e kësaj fundjave. Mund të jetohet një histori e mbushur me entuziazëm. Bëni kujdes të mos përfshiheni në historitë që nuk ekzistojnë prej kohësh. Demi Kjo e premte kërkon më shumë vëmendje lidhur me llogaritë e shtëpisë, të cilat kërkojnë më shumë kujdes. Fatkeqësisht gjatë kësaj fundjave, parashikohen të reja negative në horizont të cilat do të arrijnë pikën kulmore. Binjakët Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm në zgjedhjet që…

Read More

Kolegji Zgjedhor zbardhi argumentet mbi të cilat duke rrëzuar kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për t’u çregjistruar konfirmoi edhe njëherë se zgjedhjet vendore do të mbahen 30 qershor, por duke mbajtur në konsideratë edhe dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, si edhe mohimit që i bëhet të drejtës për të votuar kolegji ka trajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe dekretin e presidentit Meta qe anuloi zgjedhjet. Kolegji Zgjedhor thotë shprehimisht se dekreti i dytë i Presidentit që shfuqizoi dekretin e datës 5 nëntor 2018 është akt absolutisht i pavlefshëm. Për këtë argument Kolegji i referohet edhe kompetencave qe ka Presidenti për…

Read More