Astrologët kanë përcaktuar se personat që i përkasin shenjave të Virgjëreshes dhe Akrepit, janë shenjat më inteligjente në horoskop. Lexoni më poshtë karakteristikat e tyre. Virgjëresha Virgjëresha është një shenjë që nuk duhet të nënvlerësohet nga pikëpamja inteligjente. Ajo është shumë e kujdesshme dhe nëse ka diçka të gabuar, ajo menjëherë e kupton atë. Ka një talent të lindur për të gjetur të meta në çdo gjë. Pra, kjo është gjithashtu një aftësi që është e dobishme për të kundërtën, ose për të organizuar hakmarrjen dhe planet e saj djallëzore. Ajo gjithmonë ka gjithçka nën kontroll. Akrepi Natyra dinake e…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama nga Vora ku po mban fushatë elektorale ka bërë ironi me kryetaren e LSI Monika Kryemadhin. Rama tha se kjo opozitë nuk ka lidhje me popullin, por do të dalë mbi popullin dhe mbi ligjin. Ai shtoi po me ironi se “fallxhorja s’do t’ia dijë për popullin, sepse ka lidhje drejtpërdrejtë me Zotin”. “Këta duan të dalin mbi popullin, mbi drejtësinë, por nuk ka më, mbaron kjo hsitori sot. Kryemadhi ka lidhje të drejtpërdrejtë me Zotin. Ajo flet me Zotin, as me popullin, me askënd. Fiqo e di se çfarë ka heq me Lulin për të luftuar…
Në një interpelancë me sipërmarrës turistikë dhe përfaqësues të shoqatave të hotelerisë për problematikat e strukturave akomoduese për vitin turistik 2019, vlerësoi rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm me grupet e interesit për të siguruar sezon veror cilësor për pushuesit dhe turistët në rritje, që kanë hyrë në Shqipëri në këto muaj të 2019-s. “Ajo çfarë ne kërkojmë me forcë dhe prandaj jemi të gatshëm ta vazhdojmë këtë debat me ju është që të kemi mundësinë që ky sezon të vazhdojë të rrisë standardet pasi tashmë, ju e dini shumë më mirë se ne institucionet e politikëbërjes, sesa i rëndësishëm…
QSUT ka reaguar, pasi mjekët specializantë thanë se do të bojkotojnë punën, në rast se nuk plotësohen kushtet e tyre. Në reagimin e QSUT, thuhet ndër të tjera se pas një takimi të zhvilluar me mjekë specializantë u arrit mirëkuptimi për disa pika të rëndësishme dhe se puna do të vazhdojë normalisht. Njoftimi i QSUT: Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron lidhur me lajmin e shpërndarë në media “mjekët specializantë në QSUT do të bojkotojnë shërbimin e rojeve” se ditën e sotme datë 27.06.2019 një grup specializantësh të shërbimit të Kirurgjisë zhvilluan një takim me drejtuesit e QSUT…
Pas ambasadës amerikane dhe asaj italiane që regjistruan sot vëzhguesit e tyre në KQZ, edhe Ambasada Britanike në vendin tonën njeh 30 qershorin di ditën e zgjedhjeve duke rrëzuar pretendimet e opozitës dhe të presidentit Meta. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, ambasada britanike në vendin tonë njofton shtetasit e saj se në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme vendore ditën e dielë.
Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Vora, ku është prezantuar edhe kandidati Agim Kajmaku. Duke komentuar deklaratat e Presidentit, Rama u shpreh se 13 Tetori erdhi si datë pasi nuk u pengua dot 30 Qershori. “Nuk u ndalua dot dhe nuk u vra dot 30 Qershori. Ata e kuptuan qe zgjedhjet i humbën. E kuptuan që loja me kërcënime mbaroi. Lajmi i mirë i datës së re është që më 30 Qershor do të jetë qetësi” – tha Rama në Vorë. Ai u shpreh se demokratët duhet të votojnë masivisht që t’i japin mesazh Lulzim Bashës për ta ndryshuar…
Presidenca ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matheë Palmer. Zëdhënësi i Presidentit, z.Tedi Blushi i pyetur nga mediat mbi deklaratat e bëra nga z.Palmer në VOA deklaroi se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, këtij miku të sprovuar të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve, mbi situatën e vështirë politike në Shqipëri dhe mbi rëndësinë imediate të rivendosjes së dialogut dhe shtetit të së drejtës. Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e Komisionit të Jashtëm…
Zv/ ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer i ka dërguar një mesazh të qartë opozitës shqiptare para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. “SHBA njeh 30 Qershorin si ditën e zgjedhjeve. Shpresojmë që zgjedhjet të zhvillohen në datën 30 qershor të qeta dhe transparente” tha ai.
Rama vijon që të ironizojë Presidentin Meta pas dekretit të ri për zgjedhjet lokale, që caktoi datën 13 tetor. Kryeministri thotë se kreu i shtetit vendosi këtë datë, pasi është 2 ditë para ditëlindjes së Sali Berishës “E paska lëvizur datën me 8 ditë, se 21-shi i binte e hënë ose pastaj e ka lexuar si 2 ditë para ditëlindjes së 1-shit, domethënë Doktorit, që e ka si shpirt kur shpirtin i’a merr peng paniku” tha ai.
Edhe pse procesi zgjedhor është shoqëruar me përplasje dhe tensione të forta në Shkodër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar sërish materialet zgjedhore. Materialet kanë mbërritur pasditen e sotme dhe janë vendosur te shkolla profesionale “Arben Broci”. Raportohet se në këtë shkollë janë vendosur materialet zgjedhore të KZAZ 2 dhe 3. Më parë, materialet zgjedhore u vendosën në shkollën “Shejnaze Juka”, por nuk u lejuan nga mbështetësit e opozitës, të cilët u vunë flakën shkollës dhe u përplasën me policinë, deri në lirimin e ambienteve, duke zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.…
Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia edhe pse në arrest shtëpie u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen sot në orën 20:00 para KZAZ-se nr.2 tek Pallati i Sportit në Shkodër bashkë me Aleancën Qytetare dhe mbrojtësit e demokracisë. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Spahia shprehet se pjesëmarrja në protestë ëshhtë detyrim dhe mision për të sotmen dhe të ardhmen e femijëve tanë. Kujtojmë që Spahia ndodhet në arrest shtëpie, pas vendimit të gjykatës për këtë të fundit lidhur me ngjarjet në KZAZ-në e Shkodrës. Statusi i plotë: NE MBROJTJE TE DEMOKRACISE SOT NE ORA 20.00. Te dashur miq, sot pasdite…
Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar krizën e thellë politike, në të cilën ndodhet vendi prej disa muajsh. Hajdari ka shpërndarë në “Facebook” deklaratën e Kongresmenit Eliot Engel për situatën politike në Shqipëri.Sipas Hajdarit, Engel iu ka bërë thirrje të gjitha palëve politike të shmangin aktet e dhunës dhe të angazhohen në drejtim të dialogut në përputhje me sundimin e ligjit.Kryetarja e grupit parlamentar të opozitës së re në Kuvend thekson se politika duhet t’u japë shqiptarëve një proces elektoral të denjë për një vend anëtar në NATO. “Sot, Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan, Eliot L.Engel, dha një…