Një grua është në dhimbje konstante për shkak të një gjendjeje misterioze, si pasojë e së cilës gjoksi i saj rritet në mënyrë të pakontrolluar. Lamphrai Srinuan nga Tajlanda e ka të pamundur të ecë pa paterica, për shkak të gjoksit gjigant që i prek shpatullat, shpinën dhe kraharorin. 46-vjeçarja e dalloi fryrjen fillimisht 3 vjet më parë, por nuk i vuri shumë rëndësi, derisa nisi të kishte dhimbje në fund të vitit të shkuar. 2 muaj më parë, bashkëshorti e çoi në spital, ku mjekët u habitën nga gjendja e saj. Ata i bënë gruas skaner dhe ekzaminime të…
Author: tirana
Nikola Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë u paraqit sot në një gjykatë në Budapest, e cila do të vlerësojë nëse ai do të ekstradohet ose jo në Maqedoni. Gruevski kërkohet nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë për një sërë akuzash. Ai u paraqit në gjykatë i lidhur me pranga në duar, të cilat i mbuloi me xhaketën sipër, ndërsa në kokë kishte vendosur një kapele. Ajo që ra në sy ishin syzet e Gruevskit, i cili shquhet për blerjen e markave të shtrenjta. Syzet që Gruevski kishte vendosur sot i përkasin markës luksoze “Maybach” versioni Diplomat I. Çmimi i tyre fillon nga…
Ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar, që luan me Zvicrën, Blerim Xhemajli ka marrë edhe një herë vëmendjen e mediave rozë. Bëhet fjalë për Erjona Sulejmanin. Në fillim ajo njihej si bashkëshortja e një futbollisti kryesor në kombëtaren e Zvicrës. Fama e saj u rrit shumë kur ajo deklaroi se futbollistët nuk janë të mirë në shtrat. Pas kësaj ajo u nda nga Blerim Xhemajli dhe po vazhdon të shijojë jetën si një beqareshë dhe është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme. Së fundi, modelja po qëndron për pushime në plazhet fantastike spanjolle të Ibizas teksa…
Nga Lorenc Vangjeli Të gjitha bastet janë vënë për 30 qershorin, por çfarë kemi parë deri më tani, është vetëm prelud aspak i lavdishëm, i problemeve të vërteta për vendin, të cilat do të nisin nga 1 korriku e tutje. Një korriku do të afrojë një amalgamë të çuditshme rrethanash, ngjarjesh e lëvizjesh; ai do të zhgënjejë nihilistët, do të trembë indiferentët, do të dyzojë votuesit, do të nervozojë gjakftohtët, gjaknxehtët do të rimbajnë protagonizmin dhe do të radikalizojë edhe më tej militantët. Në të kundërt të kësaj tabloje, maxhoranca shpreson se shpirtrat e trazuar do të qetësohen nga pushimet…
Suksesi i vaksinës HPV ofron shpresë se një ditë do çrrënjoset kanceri i qafës së mitrës. Vaksinimi kundër virusit të papilomës njerëzore, që shkakton kancerin e qafës së mitrës, filloi më shumë se një dekadë më parë. Studimi që përfshiu 60 milionë njerëz tregoi një rënie të virusit të papilomës njerëzore (HPV). Shkencëtarët thanë se gjatë dekadave, kjo duhet të përkthehet në një rënie të konsiderueshme dhe çrrënjosje të kancerit. Jo’s Cervical Cancer Trust tha se të dhënat duhet të rrisin besimin në goditjen e kancerit të qafës së mitrës. Ka 3.200 raste të kancerit të qafës së mitrës dhe…
Roza dhe Rita Lati kanë padyshim një marrëdhënie perfekte nënë e bijë dhe këtë e kanë treguar në intervista dhe postime të ndryshme. Por siç ka zbuluar vetë moderatorja në raportin e tyre ka pasur një ‘problem’ që shkaktohej nga qeni i Rozës. Me anë të disa postimeve të njëpasnjëshme ku shfaqet dobermani i saj, bukuroshja e ekranit ka cituar disa nga fjalët që e ëma i ka thënë kur mori vendimin të merrte qenin në fjalë. “Roza Lati, o unë o qeni në shtëpi. Nuk ka shanse t’i afrohem unë atij dobermani. S’takohemi më kurrë bashkë në shtëpi! Takohemi…
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti ka publikuar pak më parë foton më të ëmbël me vajzën e tij, Bella. Babë e bijë shfaqen të kapur përdore dhe të veshur më ‘fashion’ se kurrë teksa ecin së bashku. “Është një vajzë që më ka vjedhur zemrën dhe ajo më thërret baba”, shkruan stilisti krahas imazhit të ëmbël. Valdrini e ka ndërtuar jetën e tij mes Kosovës, Dubait dhe SHBA-së. Stilimet e tij kanë prekur tapetin e kuq dhe janë veshur nga yjet ndërkombëtarë, por përtej punës së lodhshme dhe angazhimeve, ai ka raportin perfekt me vajzën e tij. Për ta kuptuar…
Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë regjionin e trurit, i cili mendohet se shërben si qendër kontrollimi për të na treguar se a kemi nevojë të ushqehemi apo jo, shkruan Dailymail, Duke manipuluar me aktivitetin e këtij regjioni, shkencëtarët besojnë se do të arrijnë të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga anoreksia, obeziteti apo çrregullimet e tjera të lidhura me ushqim. Hulumtuesit nga Universiteti i Arizonës kanë zbuluar se kompleksi i zonës së trurit i quajtur Amygdala, është përgjegjës për të na treguar nevojën e të ngrënit. Edhe pse ky eksperiment u bë me minj, gjithsesi ata besojnë se një ditë do…
Adelina Tahiri ka filluar pushimet në Maldive me bashkëshortin e saj. Këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri ka filluar me postimet nga pushimet e saj nga Maldivet e bukura. Adelina ka shkuar me bashkëshortin për të kaluar disa ditë duke u relaksuar në plazhet që sivjet po frekuentohen shumë nga Vipat.
Moderatori i njohur i emisionit ‘E diela shqiptare’, Ardit Gjebrea ka publikuar një video të inskenuar nga vajza e tij Ana dhe nga aktori i humorit, Olsi Bylyku. E gjithë videoja xhirohet në pishinën e Bougainville Bay ku fillimisht është vajza e Arditit, Ana, e cila hiqet sikur po mbytet. Më pas në pishinë hidhet Olsi për ta shpëtuar, ndonëse nuk di not vetë. Në kuadër të humorit, situata ndryshon dhe është Ana ajo që nxjerr nga pishina Olsin duke shkaktuar të qeshura pafund.
Soni Malaj ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë për të pushuar dhe punuar. Siç ka zbuluar vetë këngëtarja xhirimet për projektin e radhës kanë nisur dhe sekuencat e para i ka publikuar në ‘Instagram’, pa treguar shumë detaje. Në fotot e fundit që ajo ka publikuar, bie në sy fiziku i saj i admirueshëm si rezultat i palestrës dhe aktivitetit fizik të rregullt. Por në disa prej tyre vihet re dhe ngjashmëria shumë e madhe me Nicole Scherzinger. Mjafton t’i hidhni një sy këtyre fotove dhe do bini menjëherë dakort me ne. Dy bukuroshet, njihen për format e mira trupore…
Nga Mustafa Nano Lind pyetja. Çfarë do të ndodhë me datë 30 Qershor? Unë nuk e kam idenë. Askush nuk e ka idenë. Demokratët dhe përgjithësisht opozita ka marrë vendimin për të bojkotuar këto zgjedhje dhe ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Socialistëve ua ka qejfi që vendimi i demokratëve dhe i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje të jetë thjesht vendim për të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe jo vendim për të prishur zgjedhjet. Megjithatë këtë nuk e dimë. Unë kam bindjen që zgjedhjet tani do bëhen sepse është marrë konfirmimi i partnerëve ndërkombëtarë,…