Getoar Selimi dhe bashkëshortja e tij Marina Vjollca, pre një jave tashmë ndodhen për pushimë në një prej zonave më tropikale dhe ekzotike këtë vere: ishullin Barbados. Prej andej, çifti ka ndarë shumë foto vërtet provokative, pasi teksa shumë njerëz janë ende në periudhën e tyre të punës, kaltërsia e detit dhe dielli i Barbados me siguri i ka ç’orientuar. E teksa kjo ide na vjen vazhdimisht në kokë, nuk mundemi dot ta thonim me zë të lartë, por Luana Vjollca edhe si kunatë që është, ka gjetur koinfidencat për t’ja thënë në sy Getoarit. “O po boll o boll…
Author: tirana
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar sot një shkresë zyrtare Kryeministrit Rama, ku i kërkon takim nesër, 27 qershor. Në letër thuhet se Meta e prêt Kryeministrin në takim nga ora 05:00 e mëngjesit e deri në 13:00 të mesditës. Në përgjigjen e tij, Rama shkruan: “Jam i zënë me fushatën se kemi zgjedhje”. Letra që është dërguar në rrugë zyrtare u bë publike nga vetë z. Rama bashkë me përgjigjen për Presidentin.
Aktorja e humorit Rudina Dembacaj e ftuar në programin programin radio televiziv, MCN Urgjenca në MCN Radio Albania ka folur mbi jetën e saj. E pyetur lidhur me sherrin e saj publik me aktorin tjetër të humorit, Agron Llakajn, Rudina u shpreh se marrëdhëniet mes tyre nuk do rregulloheshin kurrë. “Unë jam një shtrigë që nuk di të fal,”– tha Rudina duke mbyllur çdo shenjë pajtimi.
Kreu i PD-së, Luzlim Basha ka përshëndetur vendimin e KiE për t’u tërhequr nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Basha tha se ky vendim i KiE është distancim i prerë nga zgjedhjet, ndërsa shtoi se eshte hera e pare qe Këshilli i Europës tërhiqet nga monitorimi i zgjedhjeve, në një vend anëtar të tij. Pjesë nga deklarata e Bashës: Dua të përshëndes vendimin e Këshillit të Europës për t’u tërhequr nga monitorimi i farsës së 30 qershorit. Arsyet janë ato që kemi thënë: Nuk ka konkurencë pa pjesëmarrjen e opozitës. Janë…
Deputeti i Partisë Social Demokrate në Kosovë, Fisnik Ismaili ka pësuar një incident dhe ka lënduar këmbën. Ka qenë vetë deputeti, i cili ka dhënë lajmin nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale. Si pasojë e thyerjes, ai e ka vendosur këmbën në allçi. Mirëpo ai është surprizuar nga e dashura e tij. Kjo e fundit i ka lënë shenjën e buzëve me buzëkuq në allçi. Deputeti më pas i ka bërë qefin të dashurës, duke shkruar se edhe kur është në sikletën më të madh, ajo arrin që t’ja ndreqë ditën që në mëngjes. Deputeti shkruan: “Ta ndreqë ditën me…
Në këtë situatë ndodhet skuadra e Interit, që pavarësisht listës së gjatë të kërkesave të Antonio Contes nuk ka arritur të gjej futbollistë të ri për sezonin 2019-2020. Por, një gjë e tillë nuk mund të thuhet pas lajmit që vjen nga “SportItalia”, që zbulon se zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me yllin e Hertha Berlin, Valentino Lazaro. 23 vjeçari i kërkuar me mjaft ngut nga skuadra e Seria A mësohet se është dakord për të luajtur në “Giuseppe Meaza” sezonin e ardhshëm, ndërkohë që për gjermanët do të shkojnë rreth 20 milionë euro plus bonuse. Anësori austriak firmosi me Hertha…
Tradicionalisht zgjedhjet lokale në Shqipëri kanë shënuar një numër të ulët në pjesëmarrje. Marrë në konsidetarë situatën e tensionuar politike në të cilën zhvillohet lokalet e 30 qershorit, pa pjesëmarrjen e opozitës, dhe thirrjet e kryedemokratit Lulzim Basha për bojkotin e tyre, pjesëmarrja qytetarëve me të drejtë vote, është e veshur me shumë pikëpyetje. Por sa do të mund të ndikojë në njohjen e këtyre zgjedhjeve një pjesëmarrje e ulët? Bledar Skërnderi, antar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve shpjegon se cfarë parashikon kodi zgjedhor për pjesëmarrjen. “Me dispozitat aktuale që ka kodi zgjedhor nuk ka prag pjesëmarrje që zgjedhjet të…
Marjana Çmeta, nusja që akuzohet se vrau përmes helmimit vjehrrën e saj në vitin 2017 ka dhënë sot dëshminë e radhës para gjykatësve. Ajo tha se nuk ka pasur debate më herët me vjehrrën apo me ish bashkëshortin Oltjan Lami. Për sa i përket regjistrimit që i pandehuri Hysen Shehu i ka dorëzuar Prokurorit, Çmeta u shpreh se kur kam lexuar ato fjalë, m’u duk se ishin fjalët e dikujt tjetër. Ajo akuzoi të afërmit e Oltjan Lamit dhe Hoxhën si përgjegjës të situatës. Në asnjë moment nuk pranoi ta ketë helmuar vjehrrën, por pranoi që ditën e ngjarjes ka…
Autoritetet malajziane sekuestruan më shumë se 5 mijë breshka të vogla, të cilat u zbuluan në dy valixhe në aeroportin e Kuala Lumpur. Breshkët, një specie gjysmë ujore, ishin futur në shporta brenda valixheve të dy personave me shtetësi indiane, të cilët u arrestuar. Sipas BBC, zyrtarët thonë se vlera e breshkëve arrin deri në 12,700 dollarë dhe do të shiteshin si kafshë shtëpiake në Indi. Malajzia është një ndër vendet më të mëdha të tranzitit për kontrabandistët e kafshëve të egra, të cilët tregtojnë kryesisht me shtete të tjera Aziatike. Dy personat në fjalë u arrestuan javën e shkuar…
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu epitetet e shumta ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylybashi, pas thirrjeve të tij për “vëllavrasja për të mbrojtur demokracinë”. Rama: Asnjë shans nuk kanë ata. Ai veshgjati që thoshte nuk lejojmë të na e bëjnë prapë si na e bënë në 1944. Ai është një kokërr injoranti. Në atë kohë të cilës ai i referohet, opozita u vra. Sot opozita vret veten. Në atë kohë u vendos asgjësimi i pluralizmit dhe ndalimi i çdo opozite. Sot është opozita që kërkojnë të marrë peng procesin politik dhe pluralizmin, për më të keqen e gjëra,…
Nga Mero Baze E vetmja gjë që binte në sy pasi kaluan trazirat e vitit 1997, ishte përpjekja e protagonistëve të dhunës së asaj kohe, për të larë duart nga ato që kishin ndodhur. Për shkak se situata doli jashtë kontrollit dhe degjeneroi në dhunë dhe vrasje, ata që ishin në krye të Komiteteve të Shpëtimit (si këto Komitetet për Mbrojtjen e Demokracisë), përpiqeshin të hiqnin emrat nga gazetat, ata që e kishin nisur protestën, me idealizëm dhe me të drejtën e tyre për votën e lirë, apo humbjen e parave, shmangnin protagonizmin publik, politikanët kryesorë të vendit, bënin sikur…
Kreu i qeverisë Edi Rama pasditen e sotme është ndalur në Gramsh në kuadër të fushatës elektorale të 30 qershorit. Rama komentoi edhe bojkotin e opozitës duke thënë se ishte zgjedhja e tyre për të qëndruar jashtë. Më pas Rama ka thënë se opozita i ka nxirë fytyrën Shqipërisë dhe kjo ka ardhur për të mos hapur negociatat me Bashkimin Europian. “Kundërshtarët tanë duhet të na kishin dalë për ballë. Për tu ballafaquar me ne. Sepse pas këtyre katër viteve që mbyllëm për bashkitë, për ne flasin punët më shumë sesa fjalët. ata vendosën të ikin nga zgjedhjet sepse nuk…