Deputeti i Partisë Social Demokrate në Kosovë, Fisnik Ismaili ka pësuar një incident dhe ka lënduar këmbën.
Ka qenë vetë deputeti, i cili ka dhënë lajmin nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
Si pasojë e thyerjes, ai e ka vendosur këmbën në allçi. Mirëpo ai është surprizuar nga e dashura e tij.
Kjo e fundit i ka lënë shenjën e buzëve me buzëkuq në allçi.
Deputeti më pas i ka bërë qefin të dashurës, duke shkruar se edhe kur është në sikletën më të madh, ajo arrin që t’ja ndreqë ditën që në mëngjes.
Deputeti shkruan: “Ta ndreqë ditën me mëngjes, edhe kur je në sikletin më të madh”.


