Tuna është një mama me linja fantastike të trupit. Këtë këngëtarja e dëshmon me disa fotografi të realizuara së fundi, e sidomos me një foto ku shihet në shtrat e veshur vetëm në bikini. Tuna shihet shumë e lumtur e ulur në një pozitë që i shfaq për mrekulli linjat e saj të trupit. Ajo duket se po luan me djalin e saj, Tianin, ndërsa familja po shijojnë pushimet këto ditë.
Author: tirana
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Era Istrefi i ka njoftuar të gjithë fansat e saj me anë të një postimi në instagram në lidhje me lançimin e projektit të saj më të ri. Kënga ka ardhur si bashkëpunim me reperin e njohur rus Eldzej. Në videon e postuar në llogarinë e saj, dëgjohet zëri i Erës duke kënduar në anglisht ndërsa reperi në rusisht. Sigurisht nuk kanë munguar komentet e shumta krahas videos së postuar, ku kolegët dhe fansat e Erës e përgëzuan këtë të fundit për këtë arritje.
Një inxhinier transgjinor shpenzoi plot 54 mijë paund për të përmbushur ëndrrën e tij. Në vetëm 2 vjet ai u shndërruar nga një burrë 222 kilogramësh, në një grua të mbushur, 95 kilogramë. 50-vjeçarja Danielle Hallett nga Swansea, Uells, lindi Darren, por thotë se e dinte gjithnjë që ishte nisur për të qenë femër, pasi kuptoi që nuk kishte asgjë të përbashkët me meshkujt. Ajo nisi një terapi private hormonesh dhe të jetonte si grua gjatë gjithë kohës në 2006-n, por gjithnjë e kishte urryer pamjet e saj. Në 2017-n Danielle iu nënshtrua një mini bypass-i gastrik, përpara se t’i…
Telefonat celularë janë kthyer në një pjesë të pandashme të jetës sonë dhe shumë nuk i heqin nga dora as kur hyjnë për të kryer nevojat e tyre personale. Sipas studimeve të ndryshme, deri në 75 për qind e njerëzve përdorin smartfonët edhe në tualet, por mjekët paralajmërojnë se mund të sëmureni duke bërë këtë gjë. Një telefon që merret me vete në tualet përmban deri në 18 herë më shumë mikrobe se një telefon tjetër. Vetë telefonat përmbajnë mikrobe të shumta, përfshirë edhe baktere ushqimi e pijesh. Me t’u përdorur në tualet, vend i cili njihet si më i…
Zbulohen dy planet të rinj të ngjashëm me Tokën. Ndodhen pranë sistemit diellor, vetëm 12 vjet dritë larg nesh në yjësinë e Dashit dhe janë potencialisht të banueshëm. Zbulimi është i Universitetit të Gottingen dhe është publikuar në revistën shkencore Astronomi dhe Astrologji. Dy planetët e rinj janë që pagëzuar me emrat Teegarden b dhe c, orbitojnë rreth yllit mëmë përkatësisht në 4.9 dhe 11.4 ditë. Sipas shkencëtarëve, këto dy botë të reja, shumë të ngjashme më planetin tonë, kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ekspertëve. Madje Teergarden b, sipas studimeve të deritanishme dhe statistikave krahasuese, rezulton të jetë planeti më…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median prestigjioze “Associated Press”. Rama shprehet se qëllimi i opozitës është dëmtimi i rrugës të Shqipërisë drejt BE-së. Rama në intervistë thotë se PS mbetet e vendosur të shkojë në zgjedhje më datë 30 qershor, pavarësisht trazirave të nxitura nga opozita e bashkuar. Po ashtu Rama ka thënë se do rifillojë thirrjen për dialog.
Vetëm dy orë kanë mbetur nga fillimi i protestës dhe PD ka lajmëruar se mijëra qytetarë po nisen drejt Tiranës. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron një protestë shumë të madhe me anë të një videomesazhi në Facebook. ‘Po vershon Cunami i papare! Rama ik!Fitore! sb’, shkruan Berisha krahas videos. Kujtojmë se kjo është protesta e nëntë kombëtare, e cila vjen vetëm 9 ditë para zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.
Berisha apo Strakosha? Balaj, Cikalleshi, Sadiku apo Uzuni? Dermaku apo Ismajli? Basha apo Kaçe? Këto janë disa nga dilemat që i ka çdo tifoz i Kombëtares teksa pret një ndeshje të radhës së kuqezinjve. Dilema për repartet e lojës për të përzgjedhur më të mirët, të duhurit dhe ato që mund të na gëzojnë me një rezultat pozitiv. Po më të shtrenjtët cilët janë? VLERA Futbolli i ditëve të sotme është gjithmonë e më shumë komercial. Menaxherët janë bërë shpesh edhe më të rëndësishëm sesa vetë lojtarët në fushë, por kur vjen puna te Kombëtarja, diferencat janë reale. “Panorama…
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në një deklaratë për mediat shprehet i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri. Ata shprehen se konflikti politik ka marrë një kurbë ngritje, që nëse nuk ulet me shpejtësi, ka të gjitha gjasat të marrë përmasa dëshpërimisht të paparashikuara. “Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje situatën politike tejet të tensionuar në Shqipëri dhe shprehet i shqetësuar për mungesën e gjetjes së rrugës së dialogut politik midis aktorëve më të rëndësishëm në vend. Në momentin kur vendi përballet me mundësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, si rruga e vetme për mbështetjen dhe…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku më ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në vijim të takimeve për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, zhvilloi sot një takim me të rinjtë në qytetin e Elbasanit. Në takimin me të rinjtë, Balla tha se 30 Qershori nuk mund të ndalet, pasi s’mund të ndalen reformat e rëndësishme dhe rruga europiane e Shqipërisë. “Edhe 10 ditë për të vijuar punët e mëdha që na presin, por gjithashtu për të vijuar angazhimin tonë, shumë të rëndësishëm, në kuadër të paktit për universitetin. Ne jemi sot kryelartë që…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri një tjetër apel qytetarëve teksa në orën 20:00 pritet të zhvillohet protesta e radhës kombëtare. “Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha.
Royal Ascot nuk vetëm është eventi me kuaj më i rëndësishëm në botë, por mbi të gjitha është eventi i shumëpritur nga borgjezia dhe fisnikëria angleze për veshjet me ekstravagante dhe të veçanta që ka.. Ndër të tjera ky manifestim ngjall shumë kuriozitet jo për kuajt që garojnë se sa për kapelet që zonjat përdorin. Ashtu si zakonisht edhe këtë vit Familja Mbretërore angleze nuk mund të mungonte. Mbretëresha Elisabetta, Kate Middleton, Beatrice dhe Eugenie e York janë fotografuar me veshjet e tyre të kaltra dhe me kapelet e pazakonta. Megjithatë kapelet e mbajtura nga pjesëtarët e familjes mbretërore angleze…