Author: tirana

Sky Sport raporton se drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici ka udhëtuar në Londër për tu takuar ballë për ballë me drejtuesit e Manchester United për një transferim të mundshëm të Poul Pogba. 26-vjeçari francez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United dhe nuk e ndjen veten mirë në Angli, ç’ka bën të jetë në kërkim të një aventure të re. Për francezin ka shfaqur interes edhe Real Madrid, por Real deri tani ka bërë 4 transferime, dhe blerja e Pogbas mund të ndikojë në Fair-Play financiar.

Read More

Fama e Dua Lipas dhe talenti i saj janë të padiskutueshëm, por duket se në familjen e saj, ajo nuk është e vetmja që po pushton mediat botërore. Motra e këngëtares, Rina Lipa, po ashtu është një emër për të cilin po shkruhet në mediat më prestigjoze. Ka qenë Vogue ndër të parat media që i ka kushtuar një artikull Rinës, e cila është shumë e talentuar për sa i përket stilimit dhe fushës së modës.Ajo ka rreth 700 mijë ndjekës që po rriten me shpejtësi, pasi ajo shpalli bashkëpunimin me një firmë të njohur amerikane, Nasty Gal. Rina ka…

Read More

Festa e Shna Ndout në Laç është përgjakur nga një vrasje me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës, në afërsi të stadiumit të qytetit, ndërsa viktimë mbeti Viktor Shkorreti, 24 vjeç, me orgjinë nga Mirdita dhe banues në qytetin e Laçit. Ky i fundit u qëllua me armë zjarri në afërsi të banesës së tij, ndërsa disa orë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar të krimit. Ai është Emanuel Koca, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe me origjinë nga Kukësi. Për shkak të pelegrinazhit te Kisha e Shna Ndout në Laç…

Read More

Një operacion policor ka nisur në qytetin e Elbasanit. Forca të shumta të Repartit RENEA kanë zbarkuar në qytet që në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se në këtë operacion përveç forcave të shumta të policisë janë aktivizuar edhe njësitë speciale si RENEA dhe FNSH. Forcat RENEA kanë bllokuar të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti “Univers” në pronësi të familjes Çapja.

Read More

Më shumë shqiptarë i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë vitit 2018. Sipas një publikimi të fundit të INSTAT, “Gratë dhe Burrat në vitin 2019” rezulton se kanë lidhur martesë 23 mijë e 104 çifte, rreth 2% më shumë se një vit më parë, ku numri i martesave ishte 22,641. Shqiptarët kanë vendosur që të martohen më të rinj. Ndryshe nga ecuria e viteve të kaluara, mosha mesatare e djemve dhe vajzave që martohen ka shënuar rënie. Sipas raportit të INSTAT tek gratë, më shumë se 53 % e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe deri në moshën 29 vjeç…

Read More

Një 25-vjeçar nga Kina u arrestua dje në Rinas, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai është Guanghui Lai dhe akuzohet për gjobëvënie në vendin e tij, ndërsa Interpoli i Pekinit ka lëshuar edhe një urdhër arresti për të, ku tani pritet që të ekstradohet. Shqiptarja.com zbulon edhe foton e tij. Sipas zyrës së Sigurisë Publike të Bashkisë Goazhou në Kinë, ai është një prej anëtarëve kryesorë në një grupi kriminal të tipit mafioz të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me fajde, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve. Kinezi ka ardhur në vendin tonë duke ndjekur…

Read More

Politikani Neritan Ceka një javë më parë mallkontë gjithë shqiptarët që do të shkonin të votonin në 30 qershor. Mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” në “Ora News”, Ceka ç’mallkoi të gjithë ata që për ideal të partisë, nuk duan bukë as ujë, të shkojnë të votojnë në 30 qershor. “Falenderoj të gjithë facebook-sat për këtë ngritje të papritur të realitetit tim. Kisha kohë që merresha vetëm me arkeologji edhe që më vunë në nivelin e Gjushit dhe Noces, por në një drejtim në krah të kundërt. Tani mallkoj dhe çmallkoj dhe po e them publikisht. Çmallkoj të gjithë…

Read More

v Ligjvënësit konservatorë të Britanisë mbajtën të enjten të parin në një seri votimesh për të caktuar se kush do ta pasojë zonjën Theresa May si kryetare partie dhe kryeministre. Në vend të parë doli ish-sekretari i jashtëm Boris Johnson, siç edhe ishte parashikuar. Pozicioni i tij në krye bëhet akoma më interesant po të mbahet parasysh fakti se më pak se tre vjet më parë, përpjekja e tij për të pasuar zotin David Cameron, paraardhës i kryeministres May, dështoi pasi fushata e tij u sabotua nga një rival. Përgatitja më e mirë nga ana e zotit Johnson dhe ekipit…

Read More

Shqipëria është në rrugën e duhur me Edi Rejan. Për këtë garanton Xhani De Biazi i cili sigurisht që njeh mirë kuqezinjtë. Edhe pse po kalon ditë të ethshme me përgatitjet për hapjen e kampit stërvitor të futbollit në Itali më datë 22 qershor, ish-trajneri i kuqezinjve sigurisht që ka gjetur kohën për të ndjekur paraqitjet e tyre të fundit. Mbi të gjitha, siç tregon për Vip Sport, ka ndihmuar Edi Rejan në këtë grumbullim të parë ku koha nuk ishte edhe aq në favorin e teknikut, Ai është i bindur që tashmë kuqezinjtë janë në rrugën e duhur me…

Read More

v Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka thënë se është i gatshëm t’i bartë “pasojat për punën time”, nëse vlerësohet se ka vepruar gabimisht kur ka debatuar me ambasadoren e Kosovës në New York, Vlora Çitakun pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u debatuar për Kosovën. “Reagova si çdo njeri i ndershëm ndaj gënjeshtrës”, ka thënë Daçiç në televizionin serb “Pink”, duke iu referuar ofendimeve dhe sulmeve që ia bëri Çitakut. Sipas tij, “çka po u intereson njerëzve se çfarë kush i tha dikujt pas seancës, a ka dëgjuar dikush se çfarë kush tha…

Read More

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por votime. Ajo që ai parashikon është se do të ketë dy palë zgjedhje. “Do ketë dy palë zgjedhje, Rama në 30 qershor që nuk i shmang dot. Ato nuk janë tamam zgjedhje, janë votime. Por zgjedhjet do jenë dhe në vjeshtë. Do t’ju kujtoj precedentin e ‘96, ku u ripërsëritën shumë zona. Ndoshta në vjeshtë do te kemi dhe surpriza të tjera”, tha analisti. Nga ana tjetër për gazetarin Andi Bejtja nuk ka zgjedhje në 30 qershor, por vetëm votime. “Vendimi i Presidenti mendoj se ishte…

Read More

Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Holandës me anë të zëdhënëses Maja Koëijaniç. Pyetjes së ABC News lidhur me argumentimin e Parlamentit të Holandës së nuk ka rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se ministri i jashtëm holandez e konsideron, se rekomandimi i Komisionit Europian ishte i parakohshëm, Komisioni Europian i përgjigjet kështu: Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: “Ne mendojmë që zgjerimi është një investim gjeostrategjik i Bashkimit Europian për stabilitetin, paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë përmes publikimit të progres-raporteve në maj lidhur…

Read More